Për Mark Markun, përqëndrimi i komunikimit nga Rama i ngjan drejtorisë së Propagandës në KQ të PPSh

Postuar në 10 Shtator, 2013 05:33

Ish deputeti dhe publicisti Mark Marku, është marrë në një shkrim të tij për numrin e sotëm të gazetës Panorama, me Kodin e ri të Etikës që nënshkruan ministrat e qeverisë së re, e sidomos me pjesën që e centralizon së tepërmi lëshimine deklaratave dhe komunikatave për shtyp. “Ky akt është tregues jo vetëm për stilin e komunikimit të Kryeministrit të ri dhe marrëdhëniet që do të ketë ai me mediat, por edhe për modelin e ri qeverisës. Duket se zoti Rama e konsideron qeverinë si një bashki të madhe dhe ministrat si drejtorë të zyrave bashkiake”, thotë Marku, dhe kësisoj, “nëse e përqendron komunikimin e tyre politik në zyrën e komunikimit të tij në Kryeministri, ka shumë gjasa që të njëjtën gjë ta bëjë edhe me pushtetin e tyre”. Kjo praktikë Markut i sjell në mendje Drejtorinë e Propagandës së Komitetit Qendror të PPSH-së.

Në vijim të këtij moment, Marku nxjerr dy konkluzione: Kjo karantinë komunikimi është edhe shenjë mosbesimi ndaj ministrave që po Rama vetë i ka zgjedhur, sepse “nuk ka kuptim që një ministri t’i besosh fatet e Mbrojtjes, Rendit, Shëndetësisë Arsimit dhe të mos i besosh komunikimin e vetvetes”. Dhe tjetra, “një klauzolë e tillë do të krijojë me domosdo probleme për lirinë e mediave dhe për transparencën e qeverisjes… t’u bllokosh mediave burimet, do të thotë t’ua minimizosh profesionalizmin dhe efikasitetin”.

Shkrimin e plotë, në linkun: http://www.panorama.com.al/2013/09/10/fjale-kunder-heshtjes/

a.k

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

duket Rama e ka marre me shume qejf kete punen e te qeverisurit, dhe nuk perjashtohet mundesia qe ne gjithe kete populizem te kete ndonje qellim te mire. Ajo çka Rama duket se nuk kupton, ose nuk do ta kuptoje, eshte mbreteria e fakteve. Faktet pa kaluar shume kohe do ti vijne perballe, dhe kur te shohe qe resurset nuk dalin per te permbushur ato qe propagandon, mbase do ti mbushet mendja te filloje te qeverise. Deri atehere do vazhdojme te mbushim barkun me luge bosh, duke rrahur pellembet prej ngazellimit sa here degjojme per mjekesi falas, ngritje te nivelit arsimor, punesim masiv, shembje te ndertimeve pa leje, kthim te pronave, vendosje e rendit, zhdukje te korrupsionit, pastrim te drejtesise e policise prej mitingasheve e te tjere e te tjere. Duket sheshit pra, qe permbushja e disa prej objektivave jane ne kundershtim te hapur me permbushjen e ca te tjerave, dhe ka veç nje mundesi per realizimin e tyre: qe Rama te kete zbuluar ndonje shpelle nenujore me thesare si Konti i Montekristos. Ose ose, ai eshte duke tallur bythen gjithe diten e dites me te gjithe ata qe pranojne te mbushin barkun me luge bosh..

Submitted by Anonim (not verified) on

Muci mesa duket ka hequr dore nga publikimi tek Blogu i tij i shkrimeve te tij, nderkohe qe e mban kete glob me shkrimet e te tjereve - nuk di nese ka marre te drejte qe ti botoje apo citoje te tilla shkrime.

Megjithate....

Edhe pse s'ka te bej me ato qe thote MArku ketu me siper ndoshta ja vlen qe te merremi me Mucin dhe rrolin e analisteve te tille ne mediat tona.

P.sh - te ben pershtypje qe sot tek gazeta e Cilit  (te Bishes) eshte botuar si lajm i pare nje parathenie qe Muci ka bere per nje pacavure liber qe ka shkruar Cili i Berishes. Besoj se edhe Muci duhet te jete cuditur dhe "turperuar"me kete lloj reklame te felliqur qe Cili po i ben jo vetem librit te tij (pacavure) por me teper mbeshtetjes/ "endorsement" qe te tjeret (Muci)  i ben ketij libri (qofte edhe duke u perpjekur te jete Fair dhe Jo-Bias ndaj tij).

Muci duhet ta dije se eshte e turpshme te mbeshtetesh mediokritetin dhe pehlivanlleqet quasi-intelektuale ne Shqiperine tone - ca me keq kur kjo behet per aresye "pragmatiste".

Submitted by Beni (not verified) on

Kam pershtypjen dhe bindjen e plote se z. NANO ka kohe qe meret me imazhin e z. Rama dhe ai eshte personi mbrapa kuintave qe e ka ndihmuar deri tani duke i pergatitur mardheniet me mediat dhe faktore te tjere nderkombetare.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Nuk e kuptoj kete zhurme; po kush tha qe do kete heshtje, apo mungese informacioni? Cfare marrdhenie eshte ajo mes Kryeministrit dhe Ministerave, kur u quajtka problem harmonizimi etik i komunikimit te nje qeverie? Ky eshte problemi? Dmth transparenca e nje qeverisjeje eshte ajo qe ben nje minister kunder kryeministrit? Po sikur te kete synim te krijoje besimin ndaj nje shteti, prej qytetareve, ne nje ambient tejet toksik, ku ka pjerdhur per nje kohe shume te gjate nje politikan i lig e primitiv? U ka katandisur Saliu ne nje tufe ko...sh!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.