Me shumicë i bie më shtrenjtë. Çmimet fantastike të kompjuterëve të Kuvendit

Tenderi i fundit i Kuvendit për blerjen e kompjuterëve për sallën plenare, i cili sipas ish kryetares së Kuvendi Topalli është bërë që në dhjetor të vitit të shkuar si “pjesë e e-parlamentit”, rikthehet në vëmendje të shtypit jo vetëm për pamjen prej “internet-kafeje” të sallës, por edhe për një detaj shifrash. Me aritmetikë të thjeshtë i bie në që një kompjuter ka kushtuar së paku 1.3 milion lekë. Dhe është fjalë për çmim shumice. Tregun dhe çmimet e kompjuterave me pakicë në vend, i njohin dhe kanë informacione shumica e shqiptarëve: Për kompjutera me parametra optimalë, gjen çmime 400-600 euro, ndërsa blerja me shumicë padyshim të ofron ulje. Atëherë ç’kompjuterë janë këta të Kuvendit? Specialistët thonë se veç markës, janë programet e përparuara dhe profesionale të instaluara ato që mund t’ja rrisin çmimin një kompjuteri: Faqosësit, programuesit, arkitektët etj, mund të kenë kompjutera më të shtrenjtë. Agjencitë e specializuara shkencore apo të inteligjencës po ashtu. Mesa duket, Topalli e ka ditur që në dhjetor se deputetët e Kuvendit të ri do jenë multifunksionalë.
a.k
Comments
Aty ku formulohet, ruhet e
<p>Aty ku formulohet, ruhet e rrezatohet dinjiteti. Aty ku rregulli eshte norme dhe trajtohet ne baze te besnikerise dhe te vertetesise liogjore. aty ku shqisat tona zgjojne ndjenjen e krenarise per nje kuvend te tille, te pa pare ne harmoni te plote me luksin e popullit, me mendimet e popullit, ku zemra e cdo senatori eshte ne rezonance te plote me ate te popullit, aty ku keto baballare te kombit sakrifikojne gjerat me te domosdoshme per nje pune dinjitoze: HALLALL komputerat. Hallall qe te defreni dhe ju, te relaksoheni se u dogjet e u poqet per kete komb. Ne cmendurine tone kemi plot prova te llahtarshme, gati gati makaber. Kemi rruget, kemi arkitekturen, kemi shqyerjen e territorit si nje prove te rrenimit te plote te cmendurise sone, po qe do te kishim dhe nje prove aty ne kuvendin e pastertise ligjore nje Enterprise te pashembullt te hajduterise si nje model te nje vepre poparti kete mund ta bejne jashte cdo parashikimi vetem mendjet kreative. dhe nje nga keto mendje qe meriton vemendjen tone eshte dhe artistja TOPALLI qe denjesisht mund te marre pjese ne bjenale te ndryshme arti dhe nuk e teproj qe do te nderohet me cmim prestigjoz.</p>
Perse do t'u duhet kompjuteri
<p>Perse do t'u duhet kompjuteri deputeteve. Perse ju duhet nje kompjuter me parametra te larte. Thjeshte ju duhet nje kompjuter e shumta deri ne 300 mije leke te vjetra, i cili do te sherbeje qe me ane te internetit te lexohen ligjet apo projekt ligjet. Apo te lexohen gazetat? Apo te luhen lojra? Apo te shihet porno?</p>
kompjuteri duhet sepse jane
<p>kompjuteri duhet sepse jane vene ne pergjim nga saliu.</p>
deputeteve per here te pare
deputeteve per here te pare ne histori, do tu jepet mundesia te shohin live apo ne rewind sekuenca nga pornopolitika qe do te bejne, dhe duke llogaritur ketu teknologjite e fundit 3D e high definition, çmimi me duket mese i arsyeshem. Edhe per ata deputete qe nuk marrin vesh shume nga kompjuteri eshte gjetur zgjidhja: jane instaluar lojra si solitaire, backgammon, hulk in the forest, e te tjera, te cilat mund te lehtesojne pa mase procesin e ligjberjes e debateve parlamentare. Problematika ngelet per ata deputete, qe nuk kane mesuar ende si fiket apo ndizet nje kompjuter, por edhe kesaj Jozefina i gjeti nje zgjidhje, duke punesuar si asistente ne kuvend gjithe gocat e tezeve, hallave, kusherinjve deri ne brez te shtate, komshinjve e fansave personale ne facebook..
Ja mire i filloi punimet dhe
<p>Ja mire i filloi punimet dhe suksese. Po ate sallen sa e kishin shemtuar me ata PC. Normalisht ai qe ka dhene idene nuk ka pare parlamentin Britanik. Po cu duhen PC personale. PC eshte kompjuter personal i cili mund te perdoret per te krijuar, edituar file. Une nuk e di se cdo te bejne deputetet me kompjuterin. Valle do te shohin listen e tyre ne monitor. Po kishin nje monitor te madh perpara. Ndoshta do luajne Solitare. Te mos flasim per reklamen pa leke per marken "ACER" ne çdo monitor. Futja kot per ca leke.</p>
Add new comment