Jozefina vret mendjen se si mund të nxjerrë ndonjë lek si "gjithë të tjerët", dhe e gjen…ble kompjutera për Kuvendin

Postuar në 08 Shtator, 2013 04:48

Salla e re e Kuvendit, ajo që Topalli e ka rinovuar tre herë në katër vjet, këtë sezon ofron një surprizë të re. Një arredim i papritur dhe pa njoftuar me kompjuterë të rinj  dhe netëork të ri, është surpriza e saj e panjoftuar për deputetët. Kompjuterët po montohen me urgjencë. Një pamje e shëmtuar që e ka kthyer Kuvendin në një Call Center gjigante, i pazakontë për asnjë parlament të botës.Thjesht duheshin prishur një dorë lekësh duke ikur, se nuk të vjen zogu në dorë dy here, shkruan gazeta Tema.

Mirë e bën, vazhdon më tej Tema, po qe se nuk shkon në prokurori për gjithë harxhimet pa kriter në parlament këto tetë vite, që kanë arritur të bëjnë të pasur jo vetëm Jozin, por dhe Lefterinë!

Zh.

Comments

Submitted by timi (not verified) on

duhet te pergjigjet dwbilja per kete katrahure qe ka bere be ate salle. duket si internet kafe jo si parlament. E bene cdo gje ne Shqiperi sic kane trute dhe botekuptimin idioto-provincial. qeveria ere duhet ta hetoje kete hajdute.

Submitted by Gjon (not verified) on

A mund te shpjegosh kuptimin e titullit te artikullit?

Nese lexohet permbajtja, kuptohet qe Jozefina po shpenzon leke dhe nuk merret vesh se ku eshte "nxjerrja e lekeve si gjithe te tjeret". Mire se tek "Tema" tashme i kane lene shendene gjuhes shqipe, por te pakten ketu korrigjojini keto  lajthitje, sidomos tani qe Muzafer Korkuti mund te filloje te vere gjoba.

Te besh nje dore leke nuk do te thote te prishesh nje dore leke.

"ble kompjutera" tingellon me teper si gjuhe pazari sesa si gjuhe gazetari.

Submitted by a.b's (not verified) on

Z. Gjon

Me te vertete nuk e kupton ti apo ben sikur??!! A jeton ne Shqiperi apo jo? Se nese nuk e kupton me te vertete, ti nuk paske kuptuar asgje se si eshte bere korrupsioni keto 23 vjet demokraci.

E para, perpara se te fitohet tenderi paguhet deri ne 30% te vleres se kontrates (nese eshte bere tenderi, se mund edhe te mos jete bere, dhe ne kete rast perqindja eshte edhe me e larte).

E dyta, Keto kompjutera mund te jene kontraktuar me cmim shume me te larte nga tregu, ne kete rast rritet edhe perqindja qe merr titullari qe firmos kontraten (xhozi jone pra). Ne rastin me te mire, kompjuterat mund ti plotesojne parametrat e kerkuar, se mund edhe te mos i plotesojne fare dhe te jete kompjutera leshi qe me shume zene vend dhe bejne pluhur se sa bejne pune.

Ne fund fare: Mendo se pse duhet ta bente kjo femra kete investim nje jave (ose me pak se nje jave) perpara fillimit te punes se kuvendit te ri. Kaq keq ishte situata? Nuk te lind fare dyshimi?

ps: ndonje tjeter mund te kontribuoje ne kete mesazh lirisht :)

Submitted by Gjon (not verified) on

Problemi eshte ai "mundi" sepse nuk u soll asnje fakt qe te deshmonte perfitimin. Artikujt nuk duhet te bazohen ne ilacione por ne fakte perndryshe te gjithe jemi te lire te akuzojme kedo sipas qejfit, antipatise apo simpatise. Fare mire mund te fantazojme se si u pasurua Rama, Ruci apo figurat qe tani na quhen "rilindes" ashtu sic mund te bejme akuza per pjesetaret e PD-se ...
Le te hetohet ceshtja dhe nese ka fakte qe provojne akuzat atehere te veproje ligji.

Submitted by Anonim (not verified) on

Gjon shqiptari, Ide fantastike! E kujt i kishte shkuar mendja! Le te veproje LIGJI!!! Bravo, Great, vetem te lutem me thuaj cdo me thene "Ilacion" se edhe une nuk e flas mire "shqipen". Falemnderit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.