Megjithëse do të shfrytëzojë edhe minutat, përsëri koha nuk punon për të. Berisha pritet të largohet pak orë para mbledhjes së Parlamentit

Megjithëse Kryeministri Berisha deklaroi në mbledhjen fundit të kabinetit qeveritar se do të shfrytëzojë edhe minutat dhe do të qëndrojë në detyrë deri në momentin e fundit, pavarësisht dorëheqjes që pritet të miratojë Kreu i Shtetit, koha nuk punon për të. Ora erdhi! Vetëm pak orë para fillimit të seancës së parë të legjislaturës së re, Kryeministri në detyrë Sali Berisha pritet t’i drejtohet Presidentit të Republikës me kërkesën për dorëheqjen e tij dhe të kabinetit të kryesuar nga ai.
Burime pranë Kryeministrisë bëjnë të ditur se Shefi i qeverisë do t’i drejtohet të hënën paradite Kreut të Shtetit me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë, ndërsa pritet që gjatë 10 ditëve të ardhshme të dekretohet dhe të votohet qeveria e kryesuar nga Edi Rama.
Në kushtet kur këto janë procedura ligjore, në vijim deri në marrjen e pushtetit nga e majta, Kryeministri Berisha deklaroi në mbledhjen fundit të kabinetit qeveritar se do të qëndrojë në detyrë deri në momentin e fundit, pavarësisht dorëheqjes që pritet të miratojë Kreu i Shtetit.
Ndërkaq, tashmë kanë dhënë dorëheqjen e tyre të gjithë këshilltarët në Kryeministri dhe të gjithë ata drejtues që mbajnë poste politike në këtë institucion, ndërsa një ditë më parë kryeministri Berisha ka firmosur edhe shkarkimin e dy personave të fundit që i shërbyen gjatë qeverisjes, të shefit të kabinetit Oerd Bylykbashi i cili pritet që të hënën të bëjë betimin si deputet në parlament dhe të zëdhënëses Erla Mëhilli. Në këto kushte mësohet se në të gjitha dyert ku shkruhej emri dhe pozicioni i personave që punuan në këto zyra tashmë janë hequr në Kryeministri për tu lënë vendin pasardhësve të tyre, me emërimet e reja. Në këto kushte, ndërsa kabineti qeveritar mbetet në detyrë deri me ardhjen e qeverisë së kryesuar nga Edi Rama.
Zh.
Comments
Thyej qafen or kriminel,
<p>Thyej qafen or kriminel, thyej qafen !</p>
Zor se shkulen. Kane leshuar
<p>Zor se shkulen. Kane leshuar renje kudo, si fara e hithrit...</p>
A thua do te jete hallka e
<p>A thua do te jete hallka e fundit e zinxhirit te vazhdimsise qe la shoku Ramiz? Te shohim</p>
Mos u zëvendësoftë...
<p>Mos u zëvendësoftë...</p>
Add new comment