Siria, Bashkimi Evropian reagon: T'i përgjigjemi sulmeve me armë kimike

Bashkimi Evropian reagon ndaj përdorimit të armëve kimike në Siri. Shefja e Politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian, Catherine Ashton, u shpreh vetëm para pak minutash se BE duhet të reagojë. "Përballë këtij përdorimi cinik të armëve kimike, komuniteti ndërkombëtar nuk mund të rijë i heshtur. Të bëjmë të qartë se krime të tilla janë të papranueshme dhe nuk mund të mos ndëshkohen", - u shpreh Ashton. Po kështu, Ministrat e Mbrojtjes ranë dakord mbi faktin se në Siri u përdorën armë kimike në 21 gusht dhe shumë shenja tregojnë se regjimi është përgjegjës për sulmin. "Të gjithë ministrat dënuan përdorimin e armëve kimike, duke theksuar se ata që i përdoren duhet të mbajnë përgjegjësi. Tregues të shumtë na lejojnë të dalim në përfundim se armët kimike u përdorën nga regjimi i Bashar Al-Assadit", - u shpreh ministri Lituanez i Mbrojtjes, Juozas Olekas.
R.R.
Comments
Informacionet e inteligjences
<p>Informacionet e inteligjences me burim izraelit pretendojne se sulmin me arme kimike e kreu rregjimi i Asadit, nderkohe qe ka agjensi te tjera zbulimi qe raportojne per nje aksident, per nje shperthim te nje tuneli te nendheshem ku mendohet se rebelet kishin fshehur lende kimike. </p><p>Ashtu si dhe rastin e Iranit ku gjashtembedhjete agjensite e specializuara amerikane te zbulimit kane raportuar zyrtarisht se Irani nuk ka projekte aktuale per berjen e arme berthamore ndersa politikanet kane thene te kunderten, edhe ne rastin e Sirise politikanet nuk eshte cudi te flasin nen ndikimin e lobit sionisto-izraelit fuqia e te cilit ne finance, politike dhe ne median e botes perendimore nuk mund te anashkalohet.</p>

Add new comment