Shkrihen Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, në vend të tyre krijohet Gjykata Supreme

Një burim i sigurt bën të ditur për gazetën Shqiptaja.com se mazhoranca e re pritet të shkrijë Gjykatën Kushtetuese me Gjykatën e Lartë dhe në vend të tyre të krijojë një gjykate të re, Gjykatën Supreme. Kjo një nismë kërkon ndërhyrjen në Kushtetutë dhe një numër orej 93 votash, për të jetësuar reduktimin e hallkave të tepërta të gjyqësorit, pasi u miratua dhe Gjykata Administrative dhe numri më i madh i çështjeve pritet të gjykohet pikërisht nga kjo gjykatë, duke sjellë dhe panevojshmërinë e këtyre dy niveleve të gjykatave shqiptare dhe nevojën e shkrirjes së tyre në një të vetme.
Në favor të shkrirjes së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë ka dalë dhe shoqata e avokatëve penalistë kohë më parë, të cilët kërkonin krijimin e një Gjykate të bashkuar. Burimi brenda mazhorancës saktëson se krijimi i Gjykatës Kushtetuese u bë pas ardhjes së pluralizmit, por në kushtet kur Shqipëria ishte pa Kushtetutë dhe operonte me dispozita Kushtetuese. Në mungesë të Kushtetutës, marrëdhënien mes institucioneve kushtetuese dhe arbitrin mes tyre duhej ta bënte një institucion tjetër ligjor.
Nuk është vetëm Shqipëria ajo që po shkrin dy gjykatat më të rëndësishme në vend. Janë Britania, Italia, Gjermania, Sllovenia, Portugalia, Estonia, Greqia, Maqedonia, Suedia, Danimarka etj, pa llogaritur këtu SHBA ato që kanë një Gjykatë Supreme të bashkuar.
Priten ndryshime edhe për Ligjin Zgjedhor, KQZ-në apo zgjedhjen e Presidentit, shkruan në numrine sotëm Shqiptarja.com
Zh.
Comments
"Një burim me njohuri të

"Një burim me njohuri të FORTA juridike dhe kushtetuese" ...

E forte kjo, mjafton si batute per t'u ngopur per gjithe diten me ResPublica-n. Ia kalon edhe ironise se emrit "Gjykata Supreme", qe na kujton sovjetin suprem. It made my day!

Ke shumë të drejtë, më ka

Ke shumë të drejtë, më ka kaluar, faleminderit! / Zh.

Pra le te bejme nje

Pra le te bejme nje permbledhje te shkurter. Pushteti i Bankes se Shqiperise do kalohet ose mbivendoset nga Autoriteti Financiar, ai i Prokurorise nga Hetuesia Kombetare, dy Gjykatat e Larta do shkrihen ne nje dhe sic ndodh zakonisht ne Shqiperi per te ndryshuar organiken ndryshohet struktura e gjykatesit e rinj do jene te gjithe te Rames. Te shohim ca do shpiki per SHIK-un, a do e perfshije dhe ate me Hetuesine mbase.

Pra pa fillu akoma pune mire Rama ka vendos te vere nen kontroll cdo pushtet tjeter qe nuk i takonte. Si ishte ajo historia qe vetem Berisha ishte i keqi qe e bente kete pune?

Sala ishte i paaftë.

Sala ishte i paaftë.

Aty duhet Zef Brozi, dhe

Aty duhet Zef Brozi, dhe pastaj filloni e qani per Babain e Hajnise, Salihin e Shkrepave te "Bjeshkeve te Bekuara"!!! :)

Add new comment