Greqia i bën dhuratë qeverisë së re “toponimet”. Çfarë do të kërkojnë më vonë në shkëmbim?

Shqiptarët që kanë probleme me toponimet nuk do të pengohen më në kufi nga pala greke. Ky ka qenë premtimi që ministri i Brendshëm i Greqisë, Nikos Dendias i ka bërë homologut të ri shqiptar të qeverisë Rama, Saimir Tahiri.
Siç bën të ditur zyra e shtypit të PS, rezultati ka ardhur pas një takimi dypalësh në Athinë, ku ministri në pritje për të marrë detyrën, Saimir Tahiri i ka kërkuar homologut grek të mos pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë deri sa të marrë zgjidhje përfundimtare çështja e toponimeve.
Dhe meqë Greqia e ka treguar që sidomos në rastin e Shqipërisë nuk bën gjë për “bamirësi”. Lind natyrshëm pyetja, çfarë do të kërkojnë grekët në shkëmbim? Për momentin kanë ftuar vetëm për një vizitë Edi Ramën.
k.c.
Comments
pse hapni kot inate kur nuk
<p>pse hapni kot inate kur nuk dini se si mund te ndodhin gjerat? nuk mendoni fare se greqia eshte ne pike te hallit dhe ne nje menyre apo ne tjetren mund te na kete nevojen?</p>
Koloreto, Greqia pret qe
<p>Koloreto, Greqia pret qe Shqiperia te zbatoje koventen nderkombetare per toponimet. Ku e gjen gjithe ate talent zhbirues per te paragjykuar cdo mirekuptim te qeverise greke ndaj premtimeve te burokracise shqiptare qe punon kunder interesave te emigranteve? </p>
Add new comment