Shënim: Sa duhet të gëlltitë Kosova veç për të ndenjur (edhe urtë) në stolin e bisedimeve Thaçi-Daçiç?

Njësoj sikur një subjekt minoritar të paraqitej në zgjedhjet në Shqipëri me emrin “Aleanca për Greqinë”, serbët e Kosovës kanë paraqitur listën “Srbija”, një listë unike e cila do të përfaqësojë serbët e Kosovës në këto zgjedhjet dhe është dorëzuar nga subjekti politik, Iniciativa Qytetare “Srbija”. Sipas Zërit, ajo ka mbështetjen direkte nga Beogradi zyrtar e përpiluar në bazë të preferencave të qeverisë serbe. Ajo nuk paraqet asgjë përveçse një grushti tjetër tallës me institucionet e Kosovës, pas atij që u kërkonte të hiqnin simbolet nga fletët e votimit e që u mbështet pa ekuivok nga pjesa më e njohur e lidershipit kosovar, përjashto Vetëvendosjen.
Po sot, subjekti politik “Partia e Fortë” ka vendosur që të kushtëzojë pjesëmarrjen në zgjedhjet e 3 nëntorit me ndryshim brenda 48 orëve të ardhshme të vendimit për heqjen e stemës së Republikës së Kosovës nga fletëvotimet e 3 nëntorit si rezultat i kushtëzimit nga ana e kryeministrit serb Daçiç në negociatat e Brukselit.
k.cukali
Comments
Vetevendosje! Jo negociata!
Vetevendosje! Jo negociata!
Urte dhe bute eshte me mire
<p>Urte dhe bute eshte me mire se agresiv. Keshtu superohen edhe provokimet.. Ne fund per keto marreveshje menaxhues eshte perendimi i cili po perpiqet ti civilizoje(per aq sa kane mundesi) keto popuj te Ballkanit. Sa me teper agresive te tregohet njera pale..(pavaresisht se cila) aq me teper faktori nderkombetar do ta vendose para pozitave poshteruese derisa sa kjo pale te kuptoje se kush komandon realisht ketu dhe se duhet nivel bashkekohor dhe jo mesjetar ne konceptimin e problematikave...</p>
cka quajme civilizim? pse
<p>cka quajme civilizim? pse duhet me ardh dikush me te civilizu? a i bjen civilizim sipas teje 'Anonimi', nenshtrim? a mos po sheh naj pik civilizimi ne popull, keshtu ne pergjithesi, prej ketyre kushteve qe po i qet perendimi? prej para 10 viteve (qe nuk kemi patur kesi lloj kushtesh), e deri me tani (qe po kemi kushte per civilizim), ne si popull aq shume jemi de-civilizu, sa qe eshte e pabesueshme. ju kisha lut ju qe pritni civilizim prej dikujt tjeter, mesojeni cka eshte civilizimi edhe pranojini gjerat civilizuese e mos pranoni bash krejt cka ju ofrohet, se nuk do te thote se eshte civilizim. Shkojme me partine e me te forteve :) PARTIA E FORTE GJITHEANDEJ :)</p>
Add new comment