World Economic Forum, raporti: Konkurueshmëria, Shqipëria e parafundit në Ballkan. Humbet 6 pozicione

Ora News ka publikuar një raport të dalë sot nga World Economic Forum mbi Konkurueshmërinë në rang global. Shqipëria ka humbur 6 pozicione, dhe është e parafundit në Ballkan.
Ky raport vlerëson tërësinë e institucioneve, politikave dhe faktorëve që përcaktojnë produktivitetin e një vendi dhe hartohet mbi bazën e 100 treguesve të organizuar në 12 kategori duke nisur që me infrastrukturën, mjedisin makroekonomik, shëndetësinë, arsimin e deri të efikasiteti i tregjeve, atyre të punës dhe financës apo dhe invacioni.
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka lënë pas Serbinë e cila ndodhet në vendin e 101, ndërsa përpara saj është Bosnja në vendin e 87, Kroacia në të 75-in, Maqedonia në vendin e 73-të dhe Mali i zi në të 67-in. Kosova nuk është përfshirë në vendet e marra në shqyrtim.
ne.su.
Comments
Faleminderit per pikturen
<p>Faleminderit per pikturen shume te "lexueshme" si dhe link-un per tek artikulli i Ora News!</p>
Add new comment