Nesër mblidhet Grupi Parlamentar i PS. Do të ketë vërtet “kryengritje në Pallat”?

MAPO sot paralajmëron debate nesër në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, mbledhur nga Rama, si detyrim statutor 3 ditë para konstituimit të Parlamentit tëri. Gazeta paralajmëron “stuhi”, bazuar në burime të brendhsme, dhe kryesisht nga të ashtuquajturit “senatorët”, figurat e njohura të PS-së të pakënaqur nga Rama, jo thjesht për faktin se nuk u përzgjodhën prej tij për të qenë pjesë e kabinetit të ri qeverisës, por edhe sepse nuk u pyetën fare, ndoshta edhe në kundërshtim me statutin, për të gjitha vendimet që ka marrë kryeministri i ri në formimin e qeverisë së tij.
Ndërkohë që përflitet se kryetari i Grupit Parlamentar do jetë njëri mes Gramoz Ruçit, Arta Dades, Ben Blushit, Valentina Leskajt, Erion Braçes, Taulant Ballës, Besnik Bares, Namik Dokles dhe Pandeli Majkos. Por, dhe emri duket se është në kokën e kryetarit. E vetmja gjë që dihet është që nëse do zgjidhet një mashkull kryetar grupi nuk përjashtohet mundësia që të jetë një femër nënkryetare parlamenti, apo dhe anasjelltas.
k.c.
Comments
Asnji nuk do kete b**** te
<p>Asnji nuk do kete b**** te ngrihet. Pushteti i parase, ndertuesve dhe miliarderve te Sorros-it tashme u ka marr frymen te gjith "senatoreve", ndersa vete Edi Rama tall bythen neper kafene se si ja futi Blendi Klosit per minister, apo Blushit, apo se si "dashka Majko tu boka Zv.Kryeminister vetem pse ishte #1 ne Tirone?". Edi Rama tashti luan me SMS duke i premtuar Finos, Xhafes, apo dhe Rucit se so ti bej kryetar grupesh, por i gjith loja eshte sa te marr voten per Meten per Kryetar Parlamenti dhe Voten per Qeverine. Blushi, Majko, Fino, Xhafa, Leskaj etj jane tashme te destinuar te vdesin politikisht, dhe e vetmja menyre per mbijetese eshte te votojne ne dt 9 kunder Ilir Metes per Kryetar Parlamenti. Po humbi Meta ne Parlament, humb Rama dhe kasta e tij mafioze me ne krye 2KK dhe Veline.</p>
Bravo ërti Henëri sa i squt
<p>Bravo ërti Henëri sa i squt je</p>
Keta nuk e kundershtuan kur i
<p>Keta nuk e kundershtuan kur i merreshin kembet per te mbajtur partine me zor, jo tani qe eshte bere perbindesh pushteti. Qe do t'i gelltise nje e nga nje, kjo nuk ka dyshim, dhe s'perben asnje lajm ne historine e partive me mendesi bizantine, pritet vetem qe çfare teorizohet te behet realitet</p>
Add new comment