Basha deklaron se do bëjë “opozitë parlamentare”... Pse, cila mund të qe alternativa tjetër?

Postuar në 05 Shtator, 2013 04:41

Në një kohë kur kanë mbetur dhe pak ditë nga mbledhja e parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se, po përgatiten për të bërë opozitë në parlament. “Për një opozitë të fortë në mbrojtje të interesit publik në parlament. PD brenda një kohe të shkurtër do të mbledhë grupin parlamentar”, tha kreu i PD-së. Basha. Shekulli raporton se në prag të mbledhjes së parlamentit të ri, po zhvillon takime me aleatët parlamentarë. Ndërsa mundësinë e një afrimi të mundshëm të FRD-së së Bamir Topit e ka përjashtuar kategorikisht: “Kam parë dje ka pasur disa spekulime me këtë temë, sajesa të sforcuara të argatëve mediatikë, të ustallarëve të takimeve të marrëveshje të fshehta. PD nuk angazhohet në takime e marrëveshje të fshehta." tha ai.

k.c.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Hmmm, e harruar opoziten 2009-2011? Nuk ishin shume "parlamentare" atehere

Submitted by ILIRET (not verified) on

A e pyete Berishen, kur thua do te beje opozite parlamentare?

Ke dy muaj qe je zgjedhur kryetar i PD dhe ala nuk je presantuar para strukturave te saj, si dhe para grupit parlamentar. Edhe kete me leje te Sales do ta besh?

Submitted by Dritan (not verified) on

Cila mund te ISHTE, ISHTE, ISHTE...........................

Mire qe bejme gazatarin, por te perdorim edhe ne menyre korrekte rregullat e gramatikes.

Submitted by Milano (not verified) on

Bashka deklaron opozite parlamentare ndaj PS-se

Ndersa Respublica deklaron se  do beje opozite ndaj Bashes. :)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.