Ja pse AFP tërhoqi foton qesharake të Presidentit Hollande

Postuar në 05 Shtator, 2013 03:00

Kjo foto e bërë nga fotografi Denis Charlet, doli, pastaj menjëherë u tërhoq nga sajti i AFP, thjesht sepse Presidenti është kapur në një moment që e nxjerr shumë qesharak. Hollande po bënte një vizitë në një shkollë me rastin e ditës së parë të mësimit.

Të mësuar të shohim foto që demonizojnë Berishën ose Ramën (ndonjë gazetë e djathtë nxjerr herë pas here një foto të Ramës duke ngrënë makarona) mund të na habisë ky lajm. Por AFP e ka shpjeguar tërheqjn e fotos jo me ndonjë presion shtetëror por me logjikën e vet editoriale: «Është një vendim që kemi marrë në redaksi pas një debati të brendshëm. Rregulli ynë është që të botojmë foto që japin informacion, jo thjesht se përmbajnë dhunë, apo në këtë rast, foto që bëjnë qesharakë njerëzit. Fotografët, nuk duhet të marrin foto në kënde të çuditshme e as të japin pamje të izoluara të subjekteve nga konteksti i ngjarjes,” shpjegon drejtori Philippe Massonnet.

k.c.

Comments

Submitted by Lleshi (not verified) on

<p>Po fjalimet e presidentit tone si mundet t&#39;i censurojme dhe mos t&#39;i shfaqim ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.