Partia separatiste dhe e lidhur me neonazistët e Agimit të Artë, MEGA, në qeverinë Rama me 1 zv/ministër??

Postuar në 04 Shtator, 2013 02:34

Është bërë e udhës që kur duam lajme për partitë e minoritetit grek, të presim të na i thonë mediat greke. Balkanweb citon disa burime mediatike të vendit fqinj, sipas të cilit, 2 në 3 zëvendësministra do t’i takojnë, njëri PBDNJ-së dhe njëri partisë së minoritetit MEGA. Ndërsa 4 ndër 5 drejtorë të përgjithshëm, do të rekomandohen dy nga PBDNJ dhe dy nga MEGA. Përmendet gjithashtu edhe ndryshime gjithëpërfshirëse në arsim dhe polici, në zonat e Shqipërisë së Jugut.

Ne mund t’i marrim me rezervë këto lajme, por, nëse janë të vërteta, paraqesin një problem të madh moral për qeverinë Rama. Jo vetëm ngaqë Partia e Minoritetit grek për Ardhmërinë, MEGA (pastërtisht etnike, do s’do Kushtetuta) e drejtuar nga Kristo Kino, ka qenë e rreshtuar me z. Berisha, deri në zgjedhjet e fundit të 2013. Por, problemi i dytë moral është që MEGA është e vetmja parti e minoritetit grek ne Shqipëri që ka lidhje të ngushta me partinë neonaziste “Agimi i Artë” në Greqi. Në mbledhjet e kësaj partie në Greqi (!) marrin pjesë dhe neonazistët e Agimit të Artë dhe flitet hapur për pavarësi të Vorioepirit apo për riaktivizimin e Protokollit të Korfuzit (faktuar me shumë foto dhe video)

Në vitin 2012 në përvjetorin e shpalljes së Autonomisë së Vorio Epirit, përfaqësues të partisë MEGA përkujtuan dhe nderuan Thimios Loli, nje adart i cili ka luftuar për shpalljen e "Autonomisë së Shqipërisë së Jugut" më 1914.

Nuk dihet nëse 1 milion votuesit që sollën në pushtet Ramën kanë votuar të qeverisen nga kjo parti separatiste, por morali politik e kërkon të hidhet dritë mbi këto lajme.

k.c.

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

rama do të bëjë tradhëtinë e rradhës!!

deri më sot ai nuk ka bërë gjë tjetër veç se ka fojur bukur,por vetëm gurë në trastë na  ka vënë!

"normalizimin" e mardhënjeve me gërkun duhet ta kemi kujdes!!çdo gjë duhet kontrolluar.si marrveshjen për kufijt detar dhe këta nazistët e ilegal në shqipëri!!

Submitted by Dritan (not verified) on

Lexo pak te drejten nderkombetare dhe menyren si percaktohen kufinjte detare midis vendeve. Sipas te drejtes nderkombetare asgje nuk eshte bere gabim kur u mbyll muhabeti i detit midis greqise dhe shqiperise. Kjo ishte e vetmja gje e drejte qe ka bere Berisha.

Sa per tradhetine e Rames qe juve ju "shqeteson", te te them nje gje. Tradhetaret me te medhenj jane pseudopatriotet shqiptare qe i bien daulles se nacionalizmit pa pushim.

Nejse.....

Submitted by anticensurë (not verified) on

nejse dritano

ma mushe menjen me dy llafe!!sala nuk ma mushi me tërë atë propagandë,gjynof që stë paska marr në vënd të vorpsit,do kishte kursyer shumë punë!!

sa për atë që thu për tradhëtarët ke të drejt,duhe të jesh ndonjë prej tyne!?

për këtë jam po ashtu i sigurtë.vet e the se sala ka bërë të vetmen gjë të drejtë për ju grekët!!
si përkëthehet emri tëne në gërqisht??

fosqiris??

ps: e kam përkëthy me google,nuk e di në është e sakt!?

Submitted by Anton (not verified) on

"burime mediatike të vendit fqinj",te dini c'brockulla thuhen cdo dite per Shqiperine ne keto media, as qe i perfillnit keto "lajme",ja u thote nje ish emigrant,mos i merrni seriozisht!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.