Siria. Vatikani paralajmëron Luftën e Tretë. A jemi në prag?

Nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj vendosin për ndërhyrje të armatosur në Siri, Selia e Shenjtë në Vatikan parashikon një Luftë të III Botërore. Kjo deklaratë vjen pas tensionit dhe zhvillimeve të fundit, ndërkohë që presidenti Obama pret miratimin nga Kongresi për ndërhyrjen siriane. E kësaj fryme ishte dhe lutja e së dielës nga Papa Françesk i cili ftoi bashkësinë ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut, e jo luftës. Presidenti amerikan Barak Obama do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me anëtarë të Kongresit për të paraqitur argumentat e tij për sulm ushtarak kundër Sirisë. Obama tha se do të presë për miratim nga Kongresi para se të merret vendimi përfundimtar. Një zë i fuqishëm për veprim kundër Sirisë, Senatori republikan John Mekkejn tha për rrjetin CBS se goditja vetëm me disa raketa është thjesht një gjest simbolik. Ai tha se Presidenti duhet të hartojë një plan për Sirinë që përfshin një kërcënim për të çliruar vendin nga Bashar al-Assadi.
Po cili skenar do të mundësonte makthin e luftës së përgjithshme? Sigurisht që Vatikani nuk e elaboroi këtë moment, por reagimi refuzues i Rusisë ndaj sulmit (plus dërgimi i dy luftanijeve në rajon), si dhe hipoteza e përfshirjes në një mënyrë a një tjetër, e Iranit në këtë përplasje, e padyshim dhe Izraelit, do të ishin faza të mundshme të përshkallëzimit të konfliktit për analistët.
a.k
Comments
Ka shume te drejte Papa. Dhe

Ka shume te drejte Papa. Dhe tregon guxim kur u del perballe planeve te Uashingtonit. Ekziston frika se Rusia nuk do te rrije duarkryq ne rast se perendimoret do te duan te permbysinin regjimin e Asadit. I vetmi aleat i saj ne Mesdhe. Nuk duhet harruar se Rusia ka aty sot te vetmen baze detare ne Mesdhe, pas asaj te Pashalimanit te viteve '60! Ju kujtohet Kadareja?! Edhe Irani e ndjen se pas permbysjes se Asadit rreziku po i vjen te dera. Se pastaj e ka rradhen ai. Prandaj ndofta mund te hyje edhe ai ne lufte. Edhe Izraeli mund te perfitoje nga situata dhe te bombardoje centralet berthamore iraniane. Pra hyn edhe ai ne lufte. Turqia po ashtu eshte kunder Asadit. Dhe keshtu pak nga pak zgjerohet konflikti dhe fillon nje lufte tjeter boterore. Shume analiste dhe stratege perendimore vejne bast se Lufta e Trete Boterore fillon para fundit te ketij viti! Ata e arsyetojne kete konkluzion me krizen e thelle financiare dhe ekonomike qe ka perfshire Perendimin. Sipas tyre gjithmone kur ka pasur kriza te tilla, ka pasur lufte. Te shpresojme se ata gabohen. Ndryshe gjysma e botes e pati.

Simbas mendimi tim kriza

Simbas mendimi tim kriza shoqnore dhe ekonomike asht kryesisht ne vendet islame/arabe.

O Pali, i dime komentet tuja
O Pali, i dime komentet tuja edhe pa i shkru.
Eshte vertet situate e

Eshte vertet situate e rrezikshme ! Gjendja boterore eshte ne kolaps ! Popullsia boterore eshte shtuar shume ! Kjo e ben ate nje barre per kapitalin dhe njerezit qe zoterojne parane dhe pushtetin te cilet e duan sasine e njerezve sa te sherbeje per kapitalin e tyre dhe jo te "fryre" tej mase sa te behet barre problematike ! Kjo gjendje e ka bere boten te tille ku nga njera ane papunesia dhe varferia jane duke u shtuar ne permasa galopante , brenda edhe vete shteteve qe drejtojne Boten , nderkohe qe per shkak te kesaj kapitali eshte zhytur ne krizen e gropat e borxheve dhe huave ! Vete SHBA si lider i botes ka nje deficit tregtar skandaloz ! Llogarisini pastaj vende te tjera te varfera dhe periferike ! Kjo ben si nevojen e kerkimit te "tregjeve te reja" per ata qe jane "bllokuar" , ashtu edhe per uljen e numrit te pergjithshem te popullsise ! Keto nevoja te krizes , kane qene karakteristike te cdo lufte te filluar deri me sot ! Prandaj pervec "argumentave" tregtaro - politike , ne cdo lufte kane lulezuar edhe "teorite racoro-fetare" per te justifikuar elimin e nje pjese te popullsise !

Por une mendoj se edhe po nuk sherbeu si "detonator" Siria , nje shkak tjeter do te sherbeje pa tjeter , sepse gjendja boterore eshte e tille ! Keshtu qe mendoj se "analistet" mendoj se kane te drejte ne konkluzionet e tyre ! Shoqeria njerezore por dhe Kapitalizmi vete nuk njeh "rrugdalje te tjera" , te pakten kete ka treguar historia ! Kur eshte "bllokuar" paraja dhe kapitali , a nuk eshte perdorur ushtria si mjet per te grabitur dhe vjedhur pasurite e popujve dhe kombeve te tjera ?

Sigurisht qe eshte e dhimbshme te konstatosh se historia boterore eshte nje histori me kusare dhe hajdute qe vjedhin dhe shkaterrojne dhe me viktima qe luftojne per "lirine" e tyre , qe do te thote ruajtjen e jeteve dhe pasurive te kombeve dhe njerezve nga grabitesit !

Globalizmi dhe Globalizimi , nuk po i jep me mundesira kapitalit per te vjedhur me ligj dhe pa ligj ! Keshtu qe , o burra duart drejt e ne thes , me force dhe hapur fare !

Add new comment