Merkel vs. Shtajnbruk. Pse zgjedhjet gjermane “befas” bëhen kaq interesante

Zgjedhjet parlamentare gjermane të 22 shtatorit po përcillen me interes të veçantë nga mediat ndërkombëtare, sidomos ato europiane. Nëse në periudhat e “begata” të BE-së këto zgjedhje kanë qenë një formalitet, është e kuptueshme rëndësia që marrin zhvillimet politike gjermane në kontekstin e krizës së eurozonës, pasi bëhet fjalë për motorin që e mban në lëvizje ekonominë europiane. Kryefjala e këtyre zgjedhjeve, mbetet kancelarja Merkel dhe partia e saj kristian demokrate. Përballë saj është ish ministri i Financave në qeverinë e përbashkët të koalicionit një mandat më herët, Per Shtajnbruk. Debati i parë televiziv mes të dyve, i kryer dje, ka qenë i ekuilibruar, por me një avantazh të lehtë për Merkelin, ndërsa rivali i saj ka rënë në sondazhe muajt e fundit, pas një serie gafash. E tepërt të thuhet, se zhvillimet gjermane priten me interest ë shtuar sidomos në Greqinë fqinje. Më shumë informacione për skenën politike gjermane gjeni në linkun: http://www.dw.de/spektak%C3%ABl-mediatik-apo-mb%C3%ABshtetje-p%C3%ABr-zgjedhjet-dueli-televiziv-merkel-steinbr%C3%BCck/a-17059227
a.k
Comments
O shkruajini shqip këto

O shkruajini shqip këto emrat, o gjermanisht, siç janë.

Gjermanisht është Steinbrück e shqip, për rrjedhojë, duhej të shkruhej, nëse shkruhet siç lexohet, Shtajnbryk.

Kjo ndodh në mediat shqiptare me shumicën e emrave gjermanë. P.sh., për trajnerin e Bajernit thuhet Hejnkes, kur burri i botës quhet Hajnkes.

Kaq e vështirë është, në ditët tona me google, të informohesh para se të shkruash gabim?

Add new comment