Studimi i IDN-së. Nëse ka diçka që lulëzon në këtë vend, ai është krimi

Postuar në 02 Shtator, 2013 04:04

Një ish i burgosur ekzekutohet në F.Krujë sapo del nga burgu, një çift pleqsh në Dukat të Vlorës grabiten në shtëpinë e tyre, një argjendari grabitet në Durrës, ku protagonist dyshohet të kenë qenë një vajzë. Këto janë disa nga lajmet e kronikës së zezë ditën e sotme, që botohen paralelisht me një raport të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, ku vërehet një situatë problematike në lidhje me krimet kundër personit dhe pasurisë në Shqipëri. Studimi i botuar tek “Panorama” analizon situatën e kriminalitetit në vitin 2012 në Shqipëri, ku bie në sy numri i lartë i vrasjeve, vjedhjet e banesave, makinave dhe bizneseve. Analiza bazohet tek të dhënat zyrtare të marra nga Policia e Shtetit në përfundim të vitit 2012 dhe thekson se krimi që ndodh më shpesh në Shqipëri është vjedhja e banesave.

Gjatë vitit 2012, në vend ka ndodhur një vjedhje banese çdo shtatë orë, plagosje e lehtë me dashje në çdo 6 orë, vjedhje biznesi në çdo 8 orë, kanosje në çdo 8.5 orë, armëmbajtje pa leje në çdo 9.5 orë, vjedhje automjeti në çdo 13 orë, krime kundër jetës thuajse në çdo 24 orë, vjedhje me dhunë ose me armë në çdo 27 orë, vrasje e mbetur në tentativë në çdo 36 orë dhe vrasje në çdo 72 orë. Prej vitit 2010 e në vazhdim Shqipëria shfaq shifrat më të larta të kësaj vepre penale në rajon, duke arritur pikën më të lartë në 2 vitet e fundit me rreth 4.4 vepra penale “vrasje” për njëqind mijë banorë.

a.k

Comments

Submitted by voica (not verified) on

<p>...+ hashashi, qe per koicidence ka vaktin stinor te lulezimit(jo Bashes).</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.