E akuzuar nga Berisha si “kushërira” e Ramës, Ministrja Harito rrëfen: jemi kushërinj të 6 ose 7

Postuar në 01 Shtator, 2013 07:11

P { margin-bottom: 0.08in; }

Milena Harito, Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, e akuzuar nga Kryeministri Berisha se është në atë post si kushërira e Edi Ramës, flet në një intervistë për Panoramën.

“Zotin Rama e kam fis të largët, të gjashtë ose të shtatë. Madje, në këtë nivel, besoj se askush nuk i njeh më kushërinjtë. Por, nga ana e fisit të nënës sime, dikush ka qenë i pasionuar pas gjenealogjisë dhe e ka ndjekur e krijuar pemën e familjes deri në vitin 1560,” rrëfen Harito për gazetarin Aristir Lumezi.

Në intervistë bëhet dhe një biografi profesionale e saj, që nis si një maturante e shkëlqyer (me “Medalje të artë”) që zgjodhi degën e re të Informatikës në atë kohë, e deri në Francë, ku pas studimeve të plota dhe doktoraturës, punoi si menaxhere në kompaninë e njohur në Europë, “Orange” (kompani me një xhiro vjetore rreth 50 miliardë euro, mbi dyfishin e PBB së Shqipërisë).

Lidhur me Kryeministrin në ikje, ajo shprehet se “pas së ashtuquajturës dorëheqje dhe pranim të rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit, mendoj se do të kishte qenë më mirë për Shqipërinë nëse zoti Berisha do t’ia kishte dalë të mbante një qëndrim më dinjitoz.”
k.c.

Comments

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

<p>&nbsp;Kjo zonje le Francen, le alamet posti atje, per Shqiperine dhe ky derdimeni thote kusherira, gam-gam pis burre..</p>

Submitted by Paulin (not verified) on

<p>Ajo mund te kete mbaruar me gjithcka dhe kudo,por ne nje emision ne Top chanal ka pas qene &quot;zgerlaqur&quot; nga Grida Duma.Edhe per nga edukata e degjimit dhe artikulimi i fjalive,mungonte gjykimi i zgjuar dhe dukej &quot;e perditshme.&quot;.Kurioziteti me beri ta degjoja ate ballafaqim,pas nje paranteze &quot;ekstravleresuese&quot; lexuar diku per kete zonjen dhe ne fund u befasova me medikritetin e artikulimit dhe nderhyrjet e patakta te saj.</p><p>&quot;Kundershtarja e mundi&quot; ne ballafaqim.</p><p>Ndoshta &quot;humbur ne perkthime&quot; ne momentin e pergjigjeve,zonja.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.