Rama merr këshilltar për “diplomaci kulturore” Fate Velajn, që gjerësisht mediat i referohen si “diplomati në Vjenë”

Postuar në 01 Shtator, 2013 13:15

Njeriu i bërë “i famshëm” gjerësisht në sajë të veshit të djalit të Neritan Cekës, Fate Velaj, është prokamuar Nga Rama si Këshilltar mbi Diplomacinë Kulturore.

Rama i bën edhe një CV z. Velaj, po në faqen e tij në FB:

“Para dy vitesh Presidenti i Parlamentit Europian nderoi me çmimin prestigjioz të Qytetarit Europian një shqiptar. Të cilit çmimi i posaçëm i Parlamentit Europian iu dorëzua për merita të veçanta në forcimin e bashkëpunimit dhe integrimin e mëtejshëm të vendeve në Bashkimin Europian, si edhe ndihmesën e dhënë në nxitjen e mirëkuptimit mes qytetarëve të vendeve të ndryshme të Europës përmes bashkëpunimit pa kufij. I ikur si shumë të tjerë nga Shqipëria në kërkim të Tokës së Premtuar, ky shqiptar emigrant nga Vlora bëri me jetën e tij prej endacaku ëndërrimtar nëpër Europe, një histori suksesi mes artit, kulturës e politikës. I diplomuar ne Universitetin e Arteve të Aplikuara ne Vienë për Menaxhim Arti e Kulture, Fate Velaj është organizator i shumë ngjarjeve kulturore nëpër Europë që kanë prekur vëmendjen e politikës si edhe padyshim, një prej promotorëve më shembullorë të imazhit pozitiv të Shqiperisë në Kontinentin e Vjetër. Ai mori për merita të spikatura disa vite më parë, të drejtën e dynënshtetësisë nga Qeveria Austriake dhe se fundi iu përgjigj pozitivisht ftesës sime për të qenë këshilltar i kryeministrit në funksion të ambicies sonë për të zhvilluar diplomacinë e shumëprapambetur kulturore”.

Ende nuk është shumë i qartë koncepti “diplomaci kuluturore” dhe pse ky shërbimi këshllimor nuk i ofrohet Ministres së Kulturës ose Ministrit të Diplomacisë, por Kryeministrit. Po ashtu, i paqartë referimi që i bën media z. Velaj si “diplomat në Vjenë”.

k.c.

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Kur do te filloje Rama me perzegjedhjen e CV-ve apo me konkurset per te zgjedhur me te miret,&nbsp; pasi te kete sistemuar me pare miqte?</p>

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Kam pasur rastin ta ndesh Fate Velajn ne nje institucion nderkombetar. Nuk me la pershtypje te mire. Egocentrik, karrierist i paskrupullt&nbsp;dhe genjeshtar. Keto ishin mbresat e mia per te pas atij takimi te shkurter. Do Zoti dhe gabohem. Ose qe Fat Velaj eshte permiresuar me kalimin e viteve.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.