Pse Berisha ngutet të “sulmojmë” Assadin?

Postuar në 01 Shtator, 2013 08:12

Britania nuk do të sulmojë, sepse dhoma e komuneve nuk ka gjetur arsye të mjaftueshme për një sulm në Siri. Të dërguarit e UN ende nuk kanë dhënë raportin e tyre mbi çfarë kanë parë, nëse kishte krim, kush, si, e pse. Por, kjo nuk e pengon Kryeministrin për ende një javë, z. Berisha, që të jetë më i informuar dhe më luftarak se ata.

Shkruan Berisha në FB:

“Siç faktojnë prova shumë të qarta, diktatori sirian al-Asad, ka përdorur gazin nervin dhe ka helmuar për vdekje mbi 1400 fëmijë, gra, burra, civile të pambrojtur në lagjet e Damaskut. Në mungesë të ndëshkimit të tij, OKB me Këshillin e Sigurimit të saj do te shndërrohej në mburojë botërore të regjimeve mizore diktatoriale.” Dhe fton SHBA “t’i japin vendosmërisht ndëshkimin e merituar regjimit të Sadamit të ri që përdori gazin kundër qytetarëve të vet.

Sigurisht, askush në Perëndim nuk merr as shtysë, as argumenta për luftë nga Shqipëria e Kryeministri i saj. As ShBA nuk kanë nevojë për “mbështjetje morale”, sepse e dinë që me një fishkëllimë, vende si Shqipëria do thonë “Si urdhëron”. Ndaj duket që deklamacionet luftarake të Kryeministrit ende për një javë, duket se duan t’i bëjnë qejfin dikujt tjetër. Kujt? Mjafton të vëresh kush janë sponsorët e vendeve të rajonit për sulm ndaj Assadit...

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Po Ramen e harrove qe beri te njejten gjeme gjithese  rehat nervat ne France a dreqi e di ku. E kishe ne lajme te pare kudo, biles para deklarates se Berishes.... Akoma do vazhdosh te mbeshtesh Ramen edhe kur te jete  KM, pastaj thuaj vetes sjam me gazetar...

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Njeri pa dinjitet.

Submitted by Shkodrani (not verified) on

Po  ky  asht  si  asadi  mor  njerez  nje  diktator  qe  desht  me  vra  popullin  e  tij  ne  97  desht  me  e   bombardu  me  avion  por  i  lumt  atij  pilotit  qe  dezertoj  dhe  nuk  gjuajti  popullin  e  Vlores .  Po  ca  prisni  prej  ktij

Submitted by U.S.A (not verified) on

Asadi nuk eshte si ky krimineli dhe spiuni serb; Asadi nuk e ka vrare kurre popullin e vet, ndersa Sali Gerdeci po.

Ndiq pak me teper informacione te pavarura ne Internet dhe ke per te qene pak me i informuar! CNN, FoxNews, BBC, Washington Post dhe mjetetet e tjera te fuqishme, jane pjesa themelore e Perandorise Sioniste dhe si te tilla vetem dizinformojne. Popullin sirian po e vret vetem terrorizmi sunit(jane plot 160 mije mjekrra te zeza elementet kriminele te katapultuar ne Siri) i sponsorizuar nga vendet e Gjirit te shitura tel lobi sionist, shteti kriminel nazi-sionist dhe Perendimi filo-sionist.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.