Çollaku: Votat e blera = 100 milionë €; 25 milionë € erdhën nga fuqi të huaja

Postuar në 01 Shtator, 2013 03:24

Kreshnik Çollaku, zv/Ministër i Jashtëm ka marrë një rol protagonizmi së fundmi, ndoshta favorizuar nga fakti që shumë prej figurave të PD nuk “ua ndjen” për të bërë luftë politike pikërisht tani. Pas sulmit që i inicioi kundër ambasadorit amerikan, ai ka dalë me një deklaratë në emisionin “Ora 0” në UTV,  ku ai deklaron së pari se “Ka dhjetëra, qindra dhe mijëra fakte dhe prova, dëshmitarë të gjallë. Blerja masive e votës llogaritet nën zë tek një faturë 100 e ca milionë euro” (dhe këtu nënkupton LSI që i bën dhe komplimente).

Më tej, gjatë intervistës ai i thotë gazetarit Alen Xhelili se “Shumat e parave që kanë lëvizur dhe që ka fakte që kanë hyrë edhe nga jashtë kalojnë fuqinë e biznesmenëve të fuqishëm. Janë shuma parash që vetëm fuqi të tjera të huaja mund t’i disponojnë dhe të vënë në lëvizje. Mua s’më lejohet të flas me emra, ndoshta fola shumë në funksion të pozicionit që kam. Nuk mund të futen 25 milionë euro me një transfertë dhe Prokuroria dhe Shërbimi Informativ të mos perceptojnë dhe bllokojnë burime të tilla”

k.c.

Intervista e transkriptuar nga SH:

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=29730&kat=87

Comments

Submitted by alidemsi (not verified) on

Ky duhet denuar per mosdenonccim te krimit.... Ja keta palaço na kane drejjtuar....

Submitted by Anonim (not verified) on

Eshte fyese per popullin qe keta sharlatan vazhdojne ta ofendojne duke i thene se u shitet, ne vend qe te shohin veten e tyre se ku gabuan me popullin, e nese ka pasur ofrim parash per blerje vote kjo gje ka ndodhur nga PD, te pakten ne qytetin tim,, dolen hapur me canta me lek duke ju ofruar njerezve nga 50 mij lek per vote, e duke blere vota tek komuniteti rom e ai egjytian, pa llogaritur ketu presionet per shkarkime nga puna, mbledhjet kolektive si ne kohe te xhaxhit duke ju then qe te votojne PD-ne, e futjen e njerezve ne pune te perkoheshme vetem per voten.

Keta akoma nuk e kuptojne se kan humbur, dhe aq me pak te kuptojne se pse kan humbur!

Submitted by Arben Çokaj (not verified) on

Ku ikën paratë e mia? Ku iku 100 €, që duhej të më jepnin mua fuqitë e huaja? Unë votova kësaj here kundër Kreshnikut, pa marrë asnjë lek, edhepse jam anëtar i PD-së. Por këta pufkat e Saliut po qajnë humbjen, sepse kujtojnë se e meritojnë të qeverisin gjithë jetën, pavarësisht se nuk dinë të qeverisin, por vetëm të vjedhin dhe të abuzojnë. Prandaj nxjerrin dhe shpikin këto teori të tilla, sikur vota u ble nga opozita, dhe fitoi. Vota u ble nga të dyja palët, por populli votoi më shumë pë opozitën e Ramës, ndaj edhe fitoi.

Submitted by Mateo (not verified) on

Kur paska qindra prova ky politikan, pse nuk denoncon? Nuk u lejuaka te padisesh nje krim, na mesoka ky burre i shtetit. Kjo eshte cudia e radhes e vulehumburve . Te mos denoncosh nje krim eshte faj,

qe denohet penalisht, jo e kunderta, sic po na meson militanti i fandaksur.

Submitted by kastriot (not verified) on

O Mateo, pse nxitohesh bre djale?Po bracja i PS qe cdo dite del neper TV dhe neper podiume duke tundur me dore nga nje flete gjasme e ka te dokumentuar dhe akuzon per korrupsion dhe per vjedhje, pse dhe ai nuk denoncon ne organet e Prokurorise?Pse bfre jeni kaq partizane partish dhe jo njeres me gjykimin tuaj? Po pse diten e votimeve nuk u zune njeres te LSI me zarfa me para afer qendrave te votimit?

Submitted by Edison (not verified) on

Eshte vertete fyese per nje popull te degjoj te tilla teorira konspiracioni.Po si mundet qe gati 1 milion votues qe votuan kunder ketij pushteti ne ikje qenkan blere me leke?Perderisa ky i zgjuari paska prova por qe nuk i lejohet te flas ne publik,pse nuk e bene sic duhet kete pune e ti coj provat dhe te flas vetem per vetem me Presidentin,Kryeprokurorin,Drejtorin e SHISH,Kryetarin e Keshillit te Larte te Drejtesise (kur keta te gjithe jane personat qe jane vendosur e zgjedhur nga pushteti aktual ne ikje) dhe ne kete menyre te hap nje hetim per te gjetur se nga erdhen e ku paskerkan shkuar keto 100 milion euro.Ky zoteria duhet te kujtoj njeher fillimisht ate filmimin e fushates ku mu ne mes te Tiranes,ne nje dyqan bojrash te M.Shyri Zoteria Gazmend Dibra shperndate qese me ushqime per njerezit qe ishin hallexhinj.Mesa duket keta njerez hallexhinje,qe kane bere mire qe i kane marr ato ushqime,voten nuk ua paskan dhene Gaz Dibres e shokeve te vete ndaj dhe ketyre po u vjen inat.Mos ndoshta te pjesa e 100 milioneve qe thote ky zoteria ka qene dhe haraci qe Edi Rama paskerkesh taksur edhe per Z.Ambasador te Amerikes?!Se kshu vajti ky muhabet tani : "Edi Rama pasi bleu me leke mbeshtetjen e Ish-Ambasadorit Withers,bleu me leke takimin e famshem me Presidentin Obama,bleu Ambasadorin Sequi dhe te gjithe Ambasadoret e tjere te huaj ne Tirane dhe ne fund qershia mbi torte i mbeten edhe 100 milion euro dhe nuk kishte cbente bleu dhe voten e 1 milion votuesve".Kjo eshte pjella e mendjes se ketyre te semureve si puna e ketij Zv.Minister i Jashtem qe eshte turp qe drejton ate post.

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

Pse jane kaq legena keta te Saliut, sikur i ka zgjedhur kokerr me kokerr.. ikni or thyeni qafen se na hapet barkun

Submitted by tim (not verified) on

Gjithe keto genjeshtra e fantazira qe kane per qellim te erresojne fitoren plebishitare te Edi Rames dhe heshjen ne koshin e plehrave te Sali berishes si person i padeshiruar ne kete vend, nuk duhet te kalojne pa pasoja dua te them qe te denohet ky teveqel qe ka bere zv.ministrin e jashtem dhe t'a marrin vesht te gjithe qe shteti ligjor nuk lejon asnje te shpife e te genjeje kaq idiotesisht si benin dhe bejne keto qelbesiraqe shqiptaret i shkelmuan e i hodhen ne plehra.

Submitted by ILIRET (not verified) on

AUTOGOL ! Zoti Collaku ben autogol. PD, jo vetem shqiptaret, por ate e urrejne edhe nderkombetaret.
Nderkombetaret ne dy shtete paskan financuar per rrezimin e regjimeve diktatoriale. Ne SIRI dhe ne SHQIPERI.

Submitted by Anonim (not verified) on

ky po luan rolin e atij budallait qe hodhi gur ne lume dhe u mblodhen te mencurit per ta gjetur.kjo duket kur thote u futen shume evro ne shqiperi per zgjedhjet dhe pastaj thote qe nuk me takon te flaseme shume.i bej nje pyetje duke e ditur qe ska pergjigje nga ky sharlatan.cfare me shume di ti o mjeran i  salijes dhe nuk tregon.ti e ke koken bosh o mavri.ne vend qe te  beni autokritike per qeverisja hidheni ne sulm kur kjo qeveri akoma nuk ka marre votbesimin per te drejtuar.te ndoqa nje here ne nje emision dhe e nxora mendimin per ngritjen tende diplomatike.ti mund te jesh gjithcka po per  zvminister nuk je por megjithate edhe mund te marre ne qeverine e tij per roje te porta se je i beshem por ne koke nuk ke men por m....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.