Mania e politikës shqiptare nëpërmjet Facebook-ut po e bën kaotik dhe të bezdisshëm momunikimin me njerëzit

Në një shkrim të saj në Gazetën Shqiptare, Anila Jole, korrespondente e kësaj gazete në Athinë tërheq vëmendjen për një fenomen që tani është bërë i përditshëm, madje edhe i mërzitshëm, komunikimi nëpërmjët Facebook-ut.
Politika shqiptare ka marrë trajtën e një bashkëbisedimi kaotik virtual, ku çdonjëri shkruan ç't'i vijë në mendje për momentin, shpesh zbraz edhe mllefet personale mbi kundërshtarin, pastaj vetëkënaqet me "like" e komente dhe me faktin që postimet shndërrohen menjëherë në lajme mediatike. E keqja më e madhe është se së fundi në "Facebook" po bëhet edhe politika ndërkombëtare dhe ajo rajonale, shkruan ndër të tjera ajo.
Ndoshta nuk është rastësi që politikanët tanë përdorin "Facebook"-un për të bërë deklaratat e tyre, vijon Jole, ata ndoshta e preferojnë "Facebook"-un, jo vetëm se iu pëlqejnë lajkatimet e miqve, por më kryesorja se iu mungon kurajoja qytetare e politike, pasi postimet mund t'i fshijnë kur të duan dhe përgjegjësia për ato që thonë nuk është zyrtare, pavarësisht se pasojat që shkaktojnë mund të jenë tepër të mëdha. Kujtoj këtu efektet që shkaktoi postimi në 'FB' i nëndrejtorit të policisë, Erzen Breçani, i cili kur e kuptoi përmasën e asaj që ishte shkruar, tha se dikush kishte hyrë në profilin e tij dhe e kishte hakeruar, mundet, por…
…për të gjitha këto arsye, është koha që politika shqiptare të bëhet pak më serioze, të mbajë parasysh se për çështje të mëdha ka parlament, ka deklarata shtypi, ka nota zyrtare, ka ambasada, televizione, gazeta, fletore zyrtare etj., përfundon argumentin Jole.
Zh.
Comments
Kjo shoqja gabohet.
<p>Kjo shoqja gabohet. Komunikimi direkt eshte me i sakte. Prania e gazetarve ne mes, veçanerisht kur jane shqiptare, vetem se shtremberon te vertetat.</p><p>Natyrisht, shume gazetare mbesin pa pune, por kete gje nuk e shoh fort si te keqe! </p>
Cfare faji kane ata qe bejne
Cfare faji kane ata qe bejne dashuri ne fb. Faji eshte i atyre qe i bejne lajme...
Add new comment