Fillojnë komentet kundër Sh. Maliqit si këshilltar i Ramës. Baze e quan (më e pakta) të panevojshëm në Tiranë

Nuk kanë munguar reagimet, më së shumti negative ndaj punësimit nga ana e Ramës të Shkëlzen Maliqit si këshilltar për rajonin. Për më tepër, Rama iu referua si i “intelektual i madh dhe i pavarur i Kosovës”. Në fakt, shumë po i kujtojnë “shërbimet” ndaj TV Klan me sondazhet e tij.
Mero Baze në editorialin e darkës te Tema Online shkruan se “Maliqi nuk është kurrsesi as i pavarur. Nuk di çi është tekur Ramës ta quajë të tillë, por vet Shkëlzeni bën shumë kujdes të jetë gjithmonë me dikë. Angazhimet e tij të pacipa duke shitur fytyrën në TV Klan për sondazhe që ja diktonte nga pas perdes Sandri me Kastriot Islamin, janë shembuj që ndajnë intelektualët dhe karakteret e pavarura nga njerëzit që shërbejnë për lekë. Në këtë pikë nuk duam avokat, se akoma nuk na ka ikur shija e keqe e asaj çfarë kemi parë më 2009 dhe 2011 në Tiranë.”
Për ta mbyllur, Baze thotë se “...nuk ndjehem as i sigurt, as i nderuar dhe as i qetë, që kryeministri i vendit tim e shpall edhe këshilltar për rajonin, edhe intelektual të madh, edhe të pavarur. Kosova nuk ka nevojë të ketë një përfaqësues të saj në Tiranë pranë kryeminsitrit, sic kishte në kohën e Milosheviçit në Beograd. Kosova ka në Tiranë kryeministrin e Shqipërisë. Të tjerët janë thjesht Shkëlzenër. Dhe mezi shpëtuam nga një emër i tillë!”
k.c.
Comments
"..... Te tjeret jane thjesht

"..... Te tjeret jane thjesht Shkelzener . Dhe mezi shpetuam nga nje emer i tille !"

Shume fin ne sarkazmen e vet Baze ! Mire ...mire ....jo mire ...

Mero, njerezit kane zgjedhur
Mero, njerezit kane zgjedhur kryeminister Ramen, jo ty, ndaj opinionet personale per Maliqin nuk ka pse ti perplasesh ndaj atij qe i kane dhene pergjegjesine per punen, per me teper qe e thua dhe vete qe nuk eshte i demshem... Me tej, kur te shihen veprimet apo mosveprimet, do debatohet.
Mero, duhet kuptuar dicka; ndikimi yt mediatik eshte i bazuar, sipas perceptimit tim, tek mprehtesia jote, por edhe tek fakti qe ti ke shkruar ate qe shumica ka dashur te lexoje. Impulsiviteti yt eshte i njohur, por edhe i perkohshem, kere periudhe; mendoj se nuk duhet bere gabim ne gjykimin e opinionit, i cili e di se sa e rende eshte situata, e se sa pergjegjesi ka mbi Ramen. Besoj se pozicioni qe njerezit nevojisin nga kundershtaret e katrahures Berishiane eshte mosluajtja dhe mosparagjykimi, te pakten me gjera qe nuk kane treguar ende se c'rezultat do japin per ne.
deri ne dhjetor Baze eshte

deri ne dhjetor Baze eshte kunder Rames, do filloj prape te vjelli vrer

Nuk e kuptoj hipokrizine e
Nuk e kuptoj hipokrizine e Meros; thote se njerezit nuk i harrojne sherbimet qe Shkelzen Maliqi ia beri Berishes, po sherbimet qe ti Mero ia bere Berishes dri ne vitin 2006 duhet t'i harrojme?!
Pleherat e Beogradit dhe te

Pleherat e Beogradit dhe te prishtines nuk kane se perse te vijne ne Tirane.

Shkelzen Maliqi eshte nder te

Shkelzen Maliqi eshte nder te paktet qe ka pershendetur marrveshjen Rama-Meta qysh me 2. prill dhe eshte realisht njohes i mire i serbise. Intelektuale qe kane njohurite e Maliqit ne lidhje me serbine dhe vendet ish-jugosllave s'jane te shumte ne shqiperi. Gjithashtu eshte kritik arti dhe shpesh shprehet per ceshtje te urbanistikes, gjera qe i interesojne Rames, pra si ne aspektin profesional edhe ate personal Maliqi i ploteson kushtet e Rames.

Prit o plaku mero, prit. Sa

Prit o plaku mero, prit. Sa me thelle aq me te ruda do te jene ngjarjet, faktet dhe problemet e ketij kryeministri qe si moto te tij nuk ka sherbimin ndaj popullit e Shqiperise , por motoja e tij eshte te lere emrin e tij te lere gjurme ne histori. Si pune haxhiqamilesh.....

Kerkohen keshilltare
Kerkohen keshilltare part-time per Kryeministrin e ardhshem. Dergoni cv tuaja ne faqen zyrtare hidhupirdhu.shpk.com, kriteret thelbesore jane: te kete preçedente dhe eksperience ne fushen e mashtrimit me permasa te medha, te jete fleksibel ne mbrojtjen e kauzave reciprokisht perjashtuese, te mos kete bindje personale, dhe e fundit por jo me pak e rendesishme, te jete nje kelysh kurve me ekperience te pakten 20 vjet te vertetuar kjo nga punedhenesit e meparshem..
Kjo lloj "kure" qe po ndjek

Kjo lloj "kure" qe po ndjek Rama me ngjan me se shumti me predikuesit e terapise omeopatike. Me pak fjale kjo teori konsiston ne ate qe: ilaçi i duhur per nje lloj semundje do te duhej te ishte ajo substance qe ne nje person te shendoshe jep simptoma te ngjashme me ate qe verehen tek nje i semure kronik......Pra qe te luftosh berishizmin,nanoizmin etj do te duhet te gelltitesh doza te holluara te atyre qe e kane shkaktuar kete lloj patologjie.

Rames qe ne fillim i eshte dashur te kaperdije nje doze elefanti(omeopatik) per shkak te koalicionit me Meten. Te vazhdosh te besosh se afrimi dhe pirja e ketyre sheqerkave te helmatisura nuk rrezikon shendetin e Rilindjes atehere na duhet te armatosemi me durim per te pare ne realitet ate qe te pakten shkenca mjeksore dhe Organizata Boterore e Shendetesise ka refuzuar ta quaje "kure" apo te dobishme per shendetin....

vitet e opozitarizmit e kane

vitet e opozitarizmit e kane bere Meron socialist te flakte. Duket i shqetsuar pse Rama nuk puneson socialistat

Add new comment