Islami kundër Laicizmit: “Shamia”, Ermir Hoxha i kundërpërgjigjet Baton Haxhiut

Postuar në 29 Gusht, 2013 06:23

Ermir Hoxha në një shkrim te Dita të titulluar “Shamia – ku qendron e keqja”, i kundërvihet një shkrimi të Baton Haxhiut me titull “Shamia”.

Shkrimi i Haxhiut ka një linjë: radikalët islamistë, “fillojnë me “shaminë” dhe përfundojnë me luftën civile dhe me marrjen e pushtetit” dhe kur u botua u konsiderua në forume besimtarësh si “ofendim i rëndë i myslimanëve” çka heq mundësinë që të debatohet me të (nëqoftëse idetë laike konsiderohen fyerje). Në të kundërt, gazetari Ermir Hoxha merr përsipër të debatojë me idetë e shkrimit të Batonit në bazë të të cilit qendron “shamia” për të cilën Batoni shkruan:

“Pse duhet që në shtetin laik ta diskutojmë temën e shamisë nëpër institucione, është një pyetje që shtrohet si formë e retorikës imponuese. Përgjigjja është e qartë; çdokush që merr guximin që ta bëjë si temë të shtetit, do të thotë të hyjë në temën e besimit të fanatikëve tribu.”

Ermir Hoxha kundërpërgjigjet:

Laicizmi Baton, ndan shtetin nga feja dhe jo shoqërinë nga feja. Kjo sanksinohet në Kushtetutat e vetë laicistëve në preambulën “Liritë dhe të drejtat e individit”, që ngërthen në vetvete liritë për të zgjedhur statusin që dëshiron (shpirtëror ose jo shpirtëror), si dhe të drejtat që të takojnë pavarësisht këtij statusi. Shteti, në Gjendjen Civile, regjistron çdo shtetas, pavarësisht statusit të tyre;

Haxhiu:

“...Dhe shpjegimin më ofendues në arsyen se pse duhet të mbulohen po e japin hoxhallarët tanë në kultet fetare… “Sepse, thonë ata, të mbuluarit shpëton gratë nga instinktet shtazore të burrave të huaj dhe nga të shndërruarit në një objekt pa vlerë që stoliset për të fituar garën si gruaja më tërheqëse”.”

Hoxha:

...ku qëndron problemi i një femre më shami? Mos vallë e bën jo femër?! Mos i ndërpret aftësinë për të lindur, dukë kostuar me ndëprerjen e vazhdimësisë së jetës?! Mos katandiset në një qenie të dhunshme me rrezik shoqëror?! Mos tërhiqet nga jeta dhe shndërrohet në një qenia infantile?! Mos nuk do të arsimohet dhe padijen e saj cënon emancipimin shoqëror?! Ndërkohë që do të arsimohet, por nuk e lejojnë. Mos cënon të drejtat e ndokujt?! Mos përbën rrezik për shprishje morale?! Mos bëhet shkak për përhapje sëmundjesh. Mos prej shamisë sa saj, shndërrohet në gënjeshtare, hajdute, thashethemaxhie; drogohet, alkolizohet, shkon luan bixhoz, tradhëton burrin, rreh fëmijët, shkatërron familjen?!”

Por, Haxhiu e ka me islamin radikal e politik:

“Jeni të ligë sepse, bërtisni për Evropën dhe demokracinë dhe bashkëpunoni me fetarët, bërtisni për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe kërkoni të vendosni një shëmti mbi bukurinë e femrës edhe ashtu të “vrarë” me pushtetin e mashkullit, përmendni Evropën dhe i lëpiheni dhe frikoheni nga islami radikal që janë armiq të përbetuar të perëndimit, flisni për feminizmin dhe mbështesni burrat dhe islamikët radikalë që i mbulojnë gratë e tyre.”

k.c.

Shkrimi i Baton Haxhiut:

http://www.revistadrini.com/2013/08/baton-haxhiu-shamia/

Shkrimi i Ermir Hoxhës:

http://gazetadita.al/shamia-ku-qendron-problemi/

Comments

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Baton Haxhiu nu "e ka" me "Islamin radikal", sic pretendon R.P. por me disa te tjere, "kolaboratoret" e "Islamit radikal", te cilet pikerisht per kete arsye i quan "te lige". Duket qarte ne aq sa eshte cituar me siper Baton Haxhiu, se kujt ia drejton akuzat e tija. Ai nuk po debaton me "Islamistet radikale", kushdo qofshin keta. Te akuzuarit jane ata, te cilet sipas Baton Haxhiut fshihen pas vlerave per te promovuar antivlerat. Shkurt muhabeti, "te liget" e Haxhiut ketu jane "hipokritet", "dyfetyreshit", te cilet ndryshe mendokan e ndryshe veprokan, dhe jo "radikalet", te cilet sipas tij nuk fshihen.

Ne fakt, ngjashem mund te argumentohet edhe kunder Baton Haxhiut: Nje enverist si shume syresh te elites aktuale kosovare nostalgjike te diktatures komuniste te RPSSh-se, i cili fshihet pas vlerave te perendimit per te promovuar antifetarine e tij, shperdoron Evropen dhe demokracine per te arsyetuar monomendimin, nxjerr pretekst etiken per t'u imponuar njerezve menyren e jeteses, perdor friken e nje pjese te shoqerise ose te botes per t'ia ndersyer kete pjeses tjeter, flet ne emer te inkluzionit dhe ben inkuizicion duke perjashtuar anetare dhe grupe nga shoqeria. Prandaj Baton Haxhiu jo vetem eshte islamofob por edhe simbolizon vete deshtimin e mendimit te lire. Justifikimi i argumentacionit te Baton Haxhiut eshte kufiri i lirise se mendimit. Kurser vete argumentacioni i tij eshte therritje per urrejtje.

Submitted by Call of Duty (not verified) on

Kujt i plasi (DELETED) se u ofenduan Muslimanet per shamite, doni shami shkoni te vellezrit ne Arabi. Shqiperia eshte vend Laik. Nuk eshte as vend Musliman, as Orthodoks, as Katolik dhe as Bektashi. Te kerkosh simbole Fetare ne institucione publike apo edhe ne publik  te kujdo feje qofshin eshte te jesh anti Shqiptar. Fene e kemi kulture te gjithe, por secili ne shtepine e vet, jam Shqiptar 100% dhe nuk dua te shikoj femra me burka ne koke.

Submitted by a.b's (not verified) on

I duam shamite dhe duam te rrime ne shtepine tone ne shqiperi.  Pse mer vlla Shqiperine vetem ti e ke me tapi? Secili vella ne shtepine e tij. Ty po nuk te pelqeu, shko tek vellezerit e tu neper bote ku ti kesh... . Shqiperia eshte vend ku jetojne njerez qe s'besojne apo qe besojne ne Zot apo ku kane qejf.

Sa per informacion shamia nuk eshte simbol fetar, por menyre veshje. Sipas llogjikes tende i bie qe minifundi eshte simbol i kurverise dhe prostitucionit meqe pergjithesisht kurvat dhe prostitutat vishen me minifund. Keshilltarja e Obames eshte ma shami, perfaqesuese e ministrise e jashtme gjermane eshte me shami. Qe kur na dilka shteti shqiptar (apo ju injorante patologjik) me "te emancipuar" se USA apo Gjermania???

Edhe une jam shqiptar 100% dhe dua ti shikoj femrat ne shqiperi te lejohen te vishen si tua kete qejfi me shami ose me minifund (sipas deshires).

Lexo ... .

Submitted by Ilir Meta (not verified) on

O Ermir Hoxha

Pse nuk mbulohen dhe burrat myslymane me shami se do te ishte me mire per te dy sekset.

Pse pretendoni qe te mbulohen vetem grate tuaj dhe ju burrat jo. Pse burri ka te drejte te marri 4 gra dhe gruaja myslimane nuk ka te drejte te mbaje 4 burra.

Shoqeria qe nuk respekton te drejtat e gjysmes se saj eshte shoqeri e paracaktuar te deshtoje dhe te ngelet mbrapa zhvilimit bashkekohor.

Submitted by a.b's (not verified) on

O z. Ilir

Mire ben qe u "qan hallin" femrave muslimane. I nderuar qofsh. Te me falesh, por nuk ta sqaroj dot se pse meshkujt ne Islam nuk mbulohen njesoj si femrat apo pse femrat nuk mund te martohen me 4 burra. Jo se nuk di ta sqaroj, por ti kerkon te mesosh mesin opo fundin pa mesuar fillimin. Gjerat nisen nga fillimi qe te mund te kuptosh te teren.

Me sa kuptoj une, ti e merr te mireqene qe femrat muslimane nuk duan te mbulohen me shami dhe qe e kane problem qe burrat muslimane te marrin 4 gra (dhe ato nuk munden te martohen me 4 burra).

Sigurisht qe shoqeria duhet te respektoje te drejten e qytetareve per te vendosur vete per menyren e veshjes dhe marredheniet ndermjet tyre.

Pyetje: Po per ato gra muslimane qe duan te mbulohen dhe qe s'e kane problem qe burrat e tyre te marrin 4 gra, pse nuk i lejon kjo shoqeri e juaja? Pse nuk i respekton kjo shoqeria te drejten e atyre grave per tu mbuluar dhe per te vendosur vete? E shikon sa e padrejte eshte kjo shoqeria qe ti mendon se eshte e drejte????

ps: Vetem 1 ne 715 burra muslimane eshte martuar me me shume se nje grua (perqindje e paperfillshme).

Submitted by Mustafa (not verified) on

More keta islamiket e wahabet na luajten mendsh, pse ore mbuloni grate qe mos i shohin burrat? Pse nuk mbuloni burrat qe te mos i shohin grate? Mire grate qe i konsiderojne si placke, e prone te tyre po motrat dhe bijat e tyre c'fare i kane keta barbare?

Submitted by Anonim (not verified) on

Kam humbur krejt respektin per Baton Haxhiun pas shkrimeve te tij anti-islame dhe anti-fetare. Turp Haxhiu turp

Submitted by Ilir Meta (not verified) on

O a.b.s

Nuk ka asnjë grua në këtë botë që do të mbulohet dhe të mos shijojë kënaqësitë që të fal jeta (psh të shkojnë në plazh dhe të zhvishen si gjithë të tjerët) Ato gratë që përmënd ti dhe që gjoja dashkan të vishen dhe janë dakort që burri i tyre të martohet me gra të tjera, janë ose të detyruara ose mëndërisht jo të afta për të vendosur për fatin e tyre.

Sigurisht të gjitha kanë të drejtë të vishen si të duan,por nuk ka mundësi që të kuptojë se çfarë është e drejtë dhe çfarë jo, kur vishet dhe mbulohet në mënyrë mysilimane një vajzë adoleshente. Kush përveç se baballarëve dhe vëllezërve të tyre të mëdhenj i detyrojnë këto vajza të njoma të vishen në atë mënyrë.

Tung

Iliri

Submitted by a.b's (not verified) on

Ke mangesi ne informacion. Mbulimi nuk ti heq kenaqesite e jetes. Sigurisht qe grate muslimane shkojne ne plazh. Mjafton qe te mos i shohin burra te tjere. E njejta gje edhe per kenaqesite e tjera... . Nena apo gjyshja jote me siguri kane patur shami. A ja hiqte shamia kenaqesite e jetes (ato kenaqesi qe mund te kishin sipas kohes dhe vendit ku kane jetuar) shamia????

Fakti qe ty nuk ta kap truri se si mundet qe nje femer te doje vete te mbulohet, nuk do te thote qe ato femra jane jo te afta menderisht, por do te thote qe truri jot nuk eshte i afte te perceptoje. Sic ka meshkuj qe pranojne islamin ka edhe femra qe e pranojne islamin me te gjitha vlerat dhe mesimet qe sjell. Kjo nuk do te thote se jane jo te afta menderisht.

Submitted by Call of duty (not verified) on

Ca thua o rryl, burka apo shamia eshte veshje dhe Jo simbol fetar!!! Ca thote Kurani jot per grate qe duhen mbuluar? Ti je Musliman I vertete apo nga ata 300 eurot ne muaj qe ti Vini grave burka ne koke. Une s'kam vellezer neper bote se jam 100% Shqiptar dhe nuk influencohem nga asnje fe lindje apo perendim, fene e kam kulture ne shtepine time, dhe jo t' ia imponoj te tjereve my burka ne koke neper vende publike qe me perkasin dhe mua dhe femijeve te mi. Ti dhe fara jote ka vellezer ne orient, prej nga ka ardh edhe veshja qe nuk eshte simbol I kombit tim. Prandaj o Arab ti duhesh te dalesh jashte vendit tim dhe te shkosh ti bashkohesh races tende the vertete. Dhe c'farë krahasimi ne bere, burka me minifunde!!!!!!!

Feja ime eshte Shqiptaria

Submitted by a.b's (not verified) on

Po mbaje o zoteri fene tende. Problemi eshte qe ti dhe te tjere si ty nuk me lini mua te mbaje fene time. Kurani thote se cfare pjesesh te trupit duhet te mbuloje nje femer apo nje mashkull. Ku ka simbolike fetare ketu? Edhe nje here ta perseris (me fjale te tjera), sipas logjikes tende, nese mbulimi eshte simbolike e fese, po zbulimi eshte simbolike e kurverise?!! C'rendesi ka se cfare jam une? Mund te mos jem fare musliman.

Ato vendet publike na perkasin te gjitheve, ... edhe mua dhe familjes time. Nuk ta ka lene njeri me tapi ty as Shqiperine dhe as shqiptarine. O ti "shqipe" po pate guxim hajde me largo nga vendi im, nga shtepia ime apo ma ndalo fene time.

Qetesohu me kete punen e shamise, se nese je shqiptar, pjese e veshjes se grave shqiptare ka qene edhe shamia. Se ne mos nena, gjyshja jote ka qene me shami edhe nese nuk kane qene muslimane. Nuk ma merr mendja se e gjyshja jote dilte neper fshat me minifund. Kujdes bumerangun...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.