Lubonja për "pushtetin e popullit e detyrat e qeverisë", dhe i bën Ramës disa pyetje

Postuar në 29 Gusht, 2013 03:59

Në një shkrim të vetin sot te Panorama, Fatos Lubonja analizon frazën e lëshuar nga Rama se “pushteti është i popullit, detyrat janë të qeverisë”. Ndaj pyet, “cila është puna jonë e cila e Edi Ramës për realizimin e kësaj thënieje që, me një fjalë të vetme, quhet “demokraci””. Lubonja tenton ta shohë në realitetin e sotëm perëndimor, ku zotëron post-demokracia e ku vendimet e qeverive ndikohen nga grupe të fuqishme financiare dhe në dëm të popullit, por duke pasur parasysh që ne nuk jemi në post-demokraci, sepse nuk e njohëm kurrë demokracinë “Bandokraci” e quan Lubonja këtë tonën). Pikëpyetja e Lubonjës është që në sistemin tonë reagimin në emër të popullit do ta bëjë “banda tjetër, që ka qenë e skualifikuar pasi është cilësuar si bandë nga vetë kundërshtari”. Pra si do ta konsiderojë Rama reagimin e opozitës në emër të popullit? A do reduktohet “populli” të konsiderohet populli i PS e i LSI? Zërat që bëjnë opozitë do të konsiderohen si zëra të popullit apo si “vegla” të opozitës? Në fund Lubonja shpreh pakënaqësië për mungesën e transparencës në mbledhjen informale të Vlorës, ku nuk u mor vesh as kush pagoi e sa pagoi për qendrimin atje, në një ambient privat të ngritur në një territor ku nuk duhej të kishte ndërtime...

k.c.

i plotë:

http://www.panorama.com.al/2013/08/29/pushteti-i-popullit-de...

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Hotel New York i ka nisur punimet qe ne fundvitet '80; gjithashtu ne ate zone ka patur godina sherbimesh qe ne kohen e pushtimit italian, e ketej...

dhe dicka...nese mendoni se kapja e shtetit eshte nje fjetje ne hotel, i bie te keni shume pak kapacitet per te gjykuar se cfare eshte administrimi politik i nje populli... metastazat tumoriale te gjendjes se ketij populli nuk erdhen nga Taci, apo Mane, apo Isuf Ferra qofte...ato erdhen nga formimi i cunget i te Madhit dhe i gjithe atij grupimi te dyshimte qe u quajt PD, ne vitet '90...

Lubonja, mbete tere keto vite duke u lodhur, bertitur, kritikuar...me vjen keq qe produkti yt per te miren e shqiptareve eshte kaq medioker (dhe jam bujar ne kete cilesim); dhe nuk eshte rastesi qe ne menyre te perseritur e te gjate, ke kete rezultat; pervec shume gjerave, barazlargimi nga palet nuk ka lidhje fare me drejtesine, biles ndihmon agresorin, ne nje perballje agresor-viktime. Nejse, do doja qe nje mendje e mprehte si ty te ishte me dobiprures, por nuk i zgjedhim dot te gjitha...

Submitted by timi (not verified) on

Paska shqetesime dhe pakenaqesi te medha ky Lubonja....ky akoma i mban inatin e vjeter Edi Rames, per hyrjen ne politike...dhe me dashakeqesi te madhe na i thoka bande....prit mor ditezi sepse nuk kane filluar nga puna akoma. ky u shqetesoka per theniet "popull"i apo "detyra" ne vend qe te veje kujen per vjedhjet qe krimineli berish po ben edhe oret e fundit ne pushtet....

Submitted by Zapbone (not verified) on

Behet fjale per 800€ pagese – Bakshish. Nje producent filmash i ka paguar faturen e hotelit Christian Wulff-it ish presidentit te gjermanise ne festen e birres ne Bajern. Dhe ky ishte nje nga sebepet per dorheqje. Dhe ish presidenti i gjermanise eshte ne gjygj. Kaq te thjeshta jane gjerat: ke shkelur ligjin urno ta zgjidhim ne gjygj se jemi te barabarte te gjithe njelloj para ligjit. Edi Rama nuk ka transparence dhe fatos Lubonja ben shume mire qe ja kujton, se aty eshte starti dhe abc e politikes se Rames.

Submitted by katarakti (not verified) on

Mos prisni asgje te mire nga Lubonja. Kozmopolit i peshtire dhe antikombetar i dalluar. Mendjemadh dhe egocentrik. I duket vetja se ka zbritur nga Marsi.

Submitted by Anonim (not verified) on

Lubonja duhet ta thote me plote zerin e te mos tutet hic nga presioni i militantet dhe opinioni i intelektualeve me "moral katolik" qe do i thone "po jepi shansin atij tjetrit", apo nga opinioni i shqiptareve klishe qe vdesin per te gjetur mesian nder shqiptare (e shpresojne ta gjejne ate tek Rama): Qe te mund te beje rilindje (te cfare? me qe ra fjala, se ne skemi pasur ndonjehere ndonje model shteteror per te cilen te kemi nostalgjine e Rilindjes, cope-cope kemi qene), Rama duhet te rilinde se pari vete. E, qe te kete rilindur brenda nje interval kaq te shkurter (mes Bashkise dhe Kryeministrise) ka vetem nje mundesi: t'i kete rene njeri me dru mbrapa koke. Po ndryshime ne sjelljen e Rames skemi vene re. E sa per retoriken, ate ia kane certifikuar gjuhetaret intelektuale qe i jane bere kurban (Tunxh, do shperblehesh).

Submitted by luke (not verified) on

Cfare nuk durohet (deleted) si puna jote se meqenese Berisha (deleted) dhe gjithe te tjeret qe marrin pushtetin (deleted). Rama tani e mori pushtetin dhe po e beri si puna e Saliut  (deleted) kater vjetesh kur te behen zgjedhjet e tjera. Keshtu funksionon demokracia or mik, jo (deleted) puna jote une e njoh ate dhe ti kete. Nga e njeh Ramen ver emrin aty. (deleted) politike se asgje nuk u beka ne kete vend, polica nga guroret e Tropojes dhe Kukesit mesuat shqip 10 vitet e fundit dhe doni te na jepni dhe mend. Nuk ka vetem gure dhe male ka dhe fusha, grure dhe vende turistike (deleted).

Submitted by Anonim (not verified) on

Kjo eshte demokracia Luke: larshmeria e mendimeve. E sa per Ramen, thjesht na hodhi ngjyra syve dhe mendjes dhe ndersa susie ishte in the sky with diamants ia hapi dyert pash me pash klientelizmit dhe shkaterrimit te Tiranes. Dhe sipas shembullit ylber te Tiranes bene edhe Durresi, Vlora dhe Saranda, pa kursyer madje as trashegimine kulturore. Dhe sipas shembullit te tij, Lul Basha dhe Berisha po e demokratizojne shkaterrimin e Tiranes, duke perfshire ne te peshkaqenet dhe cironkat.

Susie in the sky with the diamants, Susie in the sky with diamants - dhe kur susie te (ri) kthehet nuk do i mbetet vetem se te(ri)kerkoje the sugar man.

Submitted by Gjon (not verified) on

Eshte per te ardhur keq qe ne vend qe te gjykohen problematikat qe ngre, sulmohet ad hominem Lubonja.

Pse? Sepse nuk i shkon sipas midese se "rilindesve". Nese vazhdohet me kete avaz do te rilindni per se prapthi.

Sa jane te besueshem ata biznesmene "te rilindur" qe preferojne te humbin fitime te majme per te punuar per te miren e popullit? Per kete arsye Lubonja e shtron drejt pyetjen mbi domethenien e shprehjes: “pushteti është i popullit, detyrat janë të qeverisë”. Sigurisht edhe mungesa e trasparences mbi pagesat apo cfare po diskutohet realisht nuk deponon ne favor te aq shume trumbetuares "Rilindje".

Submitted by peco (not verified) on

Rama gjate fushates elektorale eshte zotuar para popullit  se do te jene te pasqyruara te gjitha shpenzimet qe do teje qeveria dhe online kushdo mund t'i shikoje, deri dhe ne qytetaret e thjeshte.

Por nje pyetje per ramen (le qe ku denjon ai t'u pergjigjet pyetjeve. Kujtoni gjate fushates si i dlendiste ata qe e pyesnin) megjthate une po bej pyetje dicka me troc se Lubonja:

1. Si do ta ushtroje populli pushtetin e ti? Me cfar organizzmah apo zyrash apo.... si e ka parashikuar rama>

2. sa duhet te jene njerzit apo qytetaret dhe fshataret ne numur qe te quhen popull qe paskerka te drjeten e pushtetit?

Rama, me falni qe po e them eshte i papjekur ne politike. Ai eshte vetem per simbolet dhe paraqitjet figurative: te lyeje pallate, te rregulloje mizanskenen ku do te mbaje fjalimin apo te parashgtorje idete (sic beri ne Vlore), te lyeje autobuzin qe perdor ne fushate dhe pastaj te perdore sllogane si "pertej te majtes e te djathtes" te cilen nuk e shpjegoi asnjehere dhe e cila nuk pati sukses apo humbi si uji ne shkretetire. E qe t'ja u ngas llafin edhe ky sllogani "populli ka pushtetin rama ben detyren" ehte aq abstrakt dhe aspak konkret e i pakuptushem, sa c'jane te gjitha idete e pazbatueshme te rames.

Ju kujtohet kur mori drejtimin e PS kur tha se " do te bente nje politike te re" duke shumezuar me zero ato te mepareshmet? Dhe cfar politike te re beri? Greva urije, bllokim rrugesh dhe shtrirje barkaz te deputeteve ne pluhurin e rruges dhe bilbila dhe maska ne parlament dhe me se fundi beri politike te re me "Kurbani"-n.

Doni me per  ramen, per pushtetin dhe detyrat e tij?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.