2 ish-ambasadorë flasin për sulmet e PD ndaj Arvizu: defiçencë dhe mbulim i dështimit

Postuar në 29 Gusht, 2013 05:02

“Dita” ka intervistuar sot dy ish-ambasadorë shqiptarë në ShBA, për t’i pyetur mbi domethënien e sulmeve të disa eksponentëve të PD-së (ndër ta ish-Kryetarja e Kuvendit, Topalli dhe Ministri Genc Pollo) ndaj Ambasadorit amerikan në ikje, Aleksandër Arvizu.  

Fatos Tarifa, i konsideron si banalitete, të njëjta me ato që këta personazhe shfaqin dhe në jetën politike. Ai rikujton se “njeri i vockël me miopi të theksuar” e Topallit nuk ndryshon shumë në thelb nga “shkofshi për lesh” që ajo ia thoshte deputetëve në parlamentin shqiptar. Për të, si Topalli apo dhe kushdo tjetër që ka sulmuar e trajtuar pa respekt “përfaqësuesin më të lartë të Uashingtonit në tiranë, manifestojnë një deficit të madh moral, profesional e intelektual, psikologjinë e njerëzve të vegjël provincialë dhe politikisht imoralë, të cilët nuk dinë dhe nuk kuptojnë se shteti dhe marrëdhëniet shtetërore nuk janë çështje emrash të përveçëm...”

Kurse Roland Bimo, ish-ambasadori i parë shqiptar në ShBA konsideron se “deklarimet inatçore e të padenja të krerëve të PD ndaj konkluzioneve të sakta të Ambasadorit Amerikan, janë pjesë e përpjekjeve për të relativizuar e trivializuar arsyet themelore të dështimit të qeverisjes së PD”

k.c.

Comments

Submitted by timi (not verified) on

<p>Edhe disa dite dhe bye-bye...kush ja fut ne pordhe ketyre qelbesirave....turp qe i botoni ne gazeta</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.