Bum miliona eurosh “arabe” në Kosovë, askush nuk di nga kush, pse dhe mbi të gjitha ku “zhduken”

Para pak ditësh, 2 gazetarë kosovarë të Zërit kanë investiguar transfertat nga jashtë. Konkluzioni: Mbi 30 milionë euro kanë hyrë në Kosovë brenda gjashtë muajve nga katër vende arabe. Zyrtarisht banka tregon vetëm shtetet prej nga vijnë, por jo edhe kush i sjell ato dhe çfarë destinacionin kanë. Gazeta “Zëri” ka siguruar depozitat e këtyre milionave që vijnë nga disa shtete arabe. Sipas këtyre të dhënave, nga janari në qershor të 2012, në Kosovë nga katër shtete arabe kanë hyrë 30 milionë e 13 mijë euro.
Pjesa më e madhe e tyre, më shumë se 25 milionë euro ka ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nga Kuvajti 2,7 milionë euro për gjashtë muaj, rreth 900 mijë euro nga Katari, si dhe rreth 600 mijë euro nga Arabia Saudite. Këto të dhëna janë siguruar nga transfertat bankare të regjistruara në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK). Nga këto vende gjatë tërë 2011 të hyrat ishin rreth 14 milionë.
Ku shkojnë? Kush i merr? Pse?
k.c.
i plotë:
http://zeri.info/artikulli/12917/milionat-e-arabeve-zhduken-ne-kosove
Comments
z. islamo-arabo-fob cukali Na

z. islamo-arabo-fob cukali

Na thuaj pak sa milione euro hyjne ne kosove nga vendet kristiane? Ku shkojnë? Kush i merr? Pse? Te siguroj une qe e kalojne miliardin. Po na ben keto shkrime a thua sikur kush e di c'konspiracion po ndodh ne kosove ... qe e zbulove ti.

Shume mire qe futen. Pak futen madje. Edhe me mire akoma nese shkojne per te perhapur dijen e islamit ne kosove. Ju ka zene urrejtja patologjike syte. Boll se u lodhet. yyy (deleted) qe perhapni urrejtje. Edhe biblen e keni lexuar mbrapsht... .

Nuk ka te beje ajo qe jane

Nuk ka te beje ajo qe jane vende islame por ka te beje ajo qe jane diktatura dhe i perdorin fondet per te perhapur islamin radikal (nese vendet kristiane do benin te njejten gje, edhe ato duhet te ndalohen). Ne arabine saudite femrat nuk dalin dot ne rruge me meshkuj qe nuk i kan familjare. Hajduteve i prihet dora. Dhuna ne familje shperblehet jo denohet. Po te tradhtosh bashkshortin/en denohesh me vrasje me gure.
Kto ligje absurde deshiron te instalosh n'kosove ti?!

Dijen e islamit

O shoku injorant, dija dhe feja (te gjitha fete) nuk mund te rrine ne te njejten fjali bashk. Qe te meresh me fe, duhet ta lesh dijen tek dera, ndryshe te gjitha ato perralla qe degjo do te duken per ate qe jane, perralla.

Per cilen dije te islamit e

Per cilen dije te islamit e ke fjalen? Mua nuk po me vjen nder mend asnje...

Edhe burimi edhe destinacioni

Edhe burimi edhe destinacioni i parave jane te njohura nga banka, e cila sic duket s'ka dhene me shume informacion per arsye te mbrojtjes se te dhenave. Nese ka transaksione te dyshimta, le te hetojne prokuroret dhe te gjykojne gjykatat.

Interesant ne fakt eshte burimi dhe destinacioni i lajmit. Lajmin e ben publik Zeri i Kosoves, i cili ndan me Zerin e Popullit te njejten logo: ZeRI. Dallimi mes Z.P. dhe ZeRI-t kosovar eshte, se i pari vazhdon te mbetet organ zyrtar i PS-se, kurse i dyti eshte eshte medium ne pamje te pare i pavarur politikisht. Megjithate ngjashmeria ne etikete arsyeton afersine ideologjike te dy mediave persa i perket fese ne pergjithesi dhe asaj islame si "koke turku" e preferuar ne vecanti. ZeRI i Kosoves ka shtuar tonet islamofobe kohet e fundit, te cilat reflektohen edhe tek R.P. Shpesh lajmet qe sillen jane te pambeshtetura me info dhe synojne te krijojne nje tymnaje, te cilen lexuesi mund ta kuptoje si te doje. Mjafton te lexohen komentet nen keto lajme tek ZeRI dhe R.P. per te kuptuar se kush jane lexuesit, pra destinacioni i ketyre lajmeve.

Sidomos ne lajmin ne fjale, pasi lexuesi informohet se ka nje rritje te transfertave nga disa vende arabe ne Kosove - po pastaj? - vihet te lexoje edhe mbi praktikat e evazionit fiskal brenda Kosoves. Dy lajme qe s'kane te bejne me njera-tjetren lidhen bashke per te sajuar nje histori "llogjike", nje kulise kercenuese, nje rrezik permanent.

Ne kete menyre R.P. po kryen ate funksion qe Z.P. e ka kryer sidomos ne periudhen 1967-1990 por qe s'mund ta kryeje me sot.

Nese kane hyre bum milionash

Nese kane hyre bum milionash ne Kosove dhe keto jane futur nga Banka Qendrore e Kosoves, atehere problemi eshte i zgjidhur. Dihet derguesi dhe destinacioni. Nese banka s'eshte e detyruar t'u pergjigjet pyetjeve tuaja ku shkojne, kush i merr, pse, atehere si gazetare te mire qe jeni do te duhet ta zbulonit nepermjet burimeve tuaja, sidomos atyre qe nuk duan te identifikohen se ku shkojne. Perndryshe Kosova, se pari, nuk eshte shtet, por protektorat (lexo: koloni) europian. Prokuroria, Gjykata, Policia jane ne dore te EULEX-it, madje se fundmi edhe te Serbise, kosovaret kane celesin e kashtes. Keshtu qe mos t'ju haje meraku ku kane shkuar.

Add new comment