Siria, lufta që afrohet. Çfarë thonë të mëdhenjtë?

Postuar në 28 Gusht, 2013 16:52

Ndërhyrja e perëndimit në Siri po afrohet çdo minutë. Më poshtë ju sjellim disa nga opinionet e njerëzve mendimi i të cilëve ngre peshë:

 

Dmitry Rogozin - Zëvendës Kryeministri i Rusisë

"Perëndimi po sillet ndaj botës islame si një majmun me një granatë në dorë."

 

Alastair Campbell - Ish drejtor i komunikimit  në Downing Street

"Kur dikush përdor armë kimike kundër popullit të tij, ashtu siç bëri Assad-i - mendoj se pjesa tjetër e botës nuk mund të bëjë sehir dhe vetëm të thonë Epo mirë, bëjeni prapë, vazhdoni pa problem se ne nuk do të të bëjmë asgjë ... '- që do të jetë jashtëzakonisht e papërgjegjshme dhe tepër e rrezikshme

 

Ayatollah Ali Khamenei Udhëheqësi suprem iranian

"Ndërhyrja i Amerikës do të jetë një katastrofë për rajonin.Rajoni është si një fuçi baruti dhe e ardhmja nuk mund të parashikohet."

 

David Cameron - Kryeministri  britanik

"Këshilli Kombëtar i Sigurimit ra dakord njëzëri se përdorimi i armëve kimike nga Assad-i ishte i papranueshëm - dhe bota nuk duhet të bëjë sehir. Ne duam që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të ngrihet në nivelin e përgjegjësive të veta në Siri. Sot ata kanë mundësi ta bëjnë këtë."

 

Bashar al-Assad - Presidenti sirian

"Dështimi i pret Shtetet e Bashkuara, si në të gjitha luftërat e mëparshme që ajo ka shpërthyer, duke filluar me të Vietnamit dhe deri në ditët e sotme. A do të përdorte cilido shtet armë kimike ose ndonjë armë tjetër të shkatërrimit në masë në një vend ku janë të përqendruara dhe forcat e veta? Kjo do të shkonte kundër logjikës elementare. "

 

Tony Blair - Ish-Kryeministri britanik dhe i dërguari i paqes në Lindjen e Mesme

"Njerëzit stepen para idesë së ndërhyrjes. Por mendoni pasojat e ardhshme të mosveprimit dhe rrëqethuni: Siria e zhytur në kasaphanën mes brutalitetit të Asadit dhe bashkëpunëtorëve të ndryshëm të al-Kaedës, një terren ushqyes i ekstremizmit pafundësisht më i  rrezikshëm se sa Afganistani në vitet 1990; Egjipti në kaos, me Perëndimin , që edhe pse padrejtësisht, duke u dukur sikur po ndihmon ata që do ta kthejnë atë në një version suni të Iranit."

 

Hans Blix i Shefi i inspektimit i i OKB për armët në Irak në vitin 2003

"Që nga fuqitë perëndimore kanë kërkuar inspektim nga ana e Kombeve të Bashkuara - dhe Siria e ka pranuar dhe inspektorët janë ulur në terren - ne të gjithë duhet të presim për të parë raportin e inspektorëve përpara se të ndërmerret një veprim."

 

Christopher R Hill - Ish i dërguari i posaçëm i SHBA për Kosovën

"Problemi me Sirinë eshte se po bombardohet në mungesë të një plani politik. Unë mendoj se ne po hapim një derë të madhe. Çdo herë që lëshoni bomba mbi diçka, nuk mund t’i parashikoni tërë rezultatet. "

Marrë me shkurtime nga Independent

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Do te hedhin bomba.</p><p>E &nbsp;pastaj?</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Koli (not verified) on

<p>Sic njoftojne lajmet ne Irak po vriten perdite po aq, ose afersisht sa ne Siri. Ku eshte efekti i nderhyrjes amerikane atje?! Po keshtu ne Avganistan.&nbsp; Ndoshta duhet peshuar me mire faktet qe kane te bejne me nderhyrjet ushtarake, se nganjehre ato prodhojne dhune te panderprere.&nbsp; Ata qe nderhyjne pas ca kohe&nbsp; shkojne ne shtepine e tyre, po pasojat vijojne te populli i thjeshte. Eshte koha qe gjerat te zgjidhen me bisedime jo me bombardime.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.