Shënim: racizmi që vishet me pseudoshkencë, edhe kur niset për të treguar se pse Berisha është “Berisha”

Sot te Dita, Minella Aleksi bën një analizë psikologjike të dy liderëve, Sali Berisha e Edi Rama.
Argumente të tipit ”natyra malore e ashpër luan rol të madh dhe të jetuarit shumë larg nga familjet e tjera nuk i ka mundësuar fëmijës S. Berisha lodrat në grup të cilat janë me shumë rëndësi për zhvillimin psiko-social të mëtejshëm” bëjnë që kjo analizë të mos jetë gjë tjetër veçse racizëm i veshur me pseudoshkencë. Pavarësisht ngarkesës së madhe që shqiptarët kanë ndaj Berishës, që e treguan dhe me vota, kjo nuk do të thotë që këtë ngarkesë ta përkthesh në “studime shkencore” raciste dhe krijime stereotipesh “malorë”.
Autori pretendon se po përball me metodologji “studimore krahasuese” fëmijëritë e Edi Ramës dhe Sali Berishës, edhe pse duket se këto fakte mbi fëmijëritë, adoleshencën e rininë e Ramës e Berishës i ka të fantazuara. Ai nuk ofron asnjë fakt konkret nga terreni, aq më pak statistika. Thjesht, imagjinon që ashtu duhet të kenë qenë të vegjël “këta”.
Sipas tij, Edi Rama:
“...i rrethuar nga kujdesi i dy prindërve të përkushtuar sepse edhe mundësitë i kishin të plota, dëgjonte këshilla edukuese të të dy intelektualëve, shikonte e latohej në rritje e sipër i rrethuar nga objekte arti e libra të shumtë në gjuhë të huaja, dëgjonte biseda për piktorin Zef Kolombi, shikonte piktura të tij si i afërm i familjes, për fisnikët e kohës së mbretërisë, bënte shfaqje teatrore për fëmijë, zbavitej në plazh, shikonte albume ku nuk mungonte erotikja, etj, etj...”
Kurse, Berisha:
“Shtresë tjetër ishte familja e fëmijës Sali Berisha, e cila me gjithë mangësitë ekonomike natyrisht që dëshironte më shumë për fëmijën e vet, por vobektësia, ambienti gjeografik i ashpër e i izoluar dhe niveli kulturor i ulët mundësonin zhvillim të limituar.”
Dhe, duke gjykuar modelin e keq prej lideri të Sali Berishës, i bie që ata që nuk kanë parë albume ku nuk mungonte erotikja, të jenë të prirur të jenë ...”brutal, arrogant, fizikisht kërcënues, madje edhe mund të vrasë.”
Akoma më shkencor është “studimi” mbi mamatë:
“Kemi dy nëna, njëra Sheqerja (Berisha) që e fillon ditën në mëngjes herët duke u kujdesur për bagëtinë, fati i saj, ndërsa tjera Aneta (Rama) që ka bërë studimet në Varshavë, e që në kuadrin e detyrimeve të zakonshme familjare shikon të përparojë në profesionin e vet. (Dua të qartësoj plotësisht se kam respekt të veçantë për punën e çfarëdo lloji, jashtë paragjykimeve përçmuese. Punës i falem).”
Nuk di në mund të ketë racizëm më të pastër se kaq. Sipas autorit ne që nuk na kanë studiuar nënat në Varshavë, apo atyre që u kanë bërë punë në bujqësi, qenkemi rritur në “ambiente familjare e shoqërore me kondita e rrethana jo aq të ngrohta e të shëndetshme në detajet e tyre???”
Po nuk mbaron me kaq... megjtihatë, studimin shkencor mbi konvitorin dhe të riun modern, mbi adoleshentët Berishë e Ramë, mund t’i shijoni në linkun poshtë.
k.cukali
i plotë:
http://gazetadita.al/rama-dhe-berisha-qe-nuk-njohim/
http://www.gazetatema.net/web/2013/07/22/harakiri-vetvrasja-...
Comments
eshte vertet turp qe Dita

eshte vertet turp qe Dita publikon analiza te tilla pa marre fare parasysh seriozitetin dhe efektet anesore te tyre qe sic thote Cukali lene shije raciste dhe nuk i sherbejne aspak bashkjeteses sone si shoqeri moderne. Dita duhet te njohe ca kufij e sulmet kunder Berishes megjithe te shkuaren e tij kriminale. Nje keshille: injoroheni fare. Tashme ai eshte i humbur.

Koloreto mendoj e ke gabim. E

Koloreto mendoj e ke gabim. E para racizem eshte pak fjale e tepruar ne kete rast. E dyta logjika e kundershtimit tend mund te vleje per dike qe nuk ka pushtet vendim-marres, por per dike si Berisha e Rama apo per cilindo berish dhe rame ne planet, (pra per lideret dhe udheheqesit) shkohet ne vrime te gjilperes cdo e dhene: qe nga femijeria te prinderit, gjysherit, ushtria, rinia, shkolla etj. Lexo median amerikane ne periudhe kandidatesh presidenciale. Do gjesh shkrime shume me "raciste" se shkrimi i Minelles. Por sic ta thashe, nuk ka racizem aty, eshte pergjegjesi publike qe media te zbuloje KUSH eshte realisht ai qe do drejtoje vendin. Dhe nuk po flas ketu per Berishen sepse ai e ka treguar veten cili eshte, flas per SKANER qe i duhet bere qe nga femijeria ne moshe te pjekur cdo vendim-marresi me pergjegjesi te larta publike ne Shqiperi

Po, po mire e ke ti Koloreto

Po, po mire e ke ti Koloreto turp i madh or daj.. Meqe paske kapur temen e racizmit sot, te lutem sill per lexuesin tend edhe ato qe ka thene Saliu per Aneta Ramen ne Parlament.

Mire o Koloreto, mire, po dhe

Mire o Koloreto, mire, po dhe aq kollaj nuk eshte qe me te perdorur fjalen "racizem" te zhbesh gjera qe duken sheshit.

Pastaj pse 'racizem' dhe jo 'realizem'?

Ja psh une e kam pasur mamane mjelse lopesh ne kooperative, ti edukatore kopshti ne qytet, si thua ti njesosj jemi edukuar? Ku eshte racizmi ketu?

Po edhe ky dr Aleksi shume skematik e dogmatik ne parashtrim e argumentim. Ka mundesi ky shkrim te jete vepra e tij e pare..

z. Meço Kapterri, racizmi

z. Meço Kapterri,

racizmi qendron në faktin që ajo çfarë Berisha u bë (apo kjo "Berishë" që njohim), shpjegohet "shkencërisht" me punën që i bënte e ëma dhe me faktin që u rrit në mal. Pa folur për racizmin në lidhje me "konviktorllëkun".

k.c.

E lexova Koloreto edhe

E lexova Koloreto edhe shenimin tend edhe analizen e Aleksit ne Dita. Nuk eshte e vertete ajo qe thua ti qe "Berisha shpjegohet "shkencërisht" me punën që i bënte e ëma dhe me faktin që u rrit në mal...". I ke nxjerre gjerat nga konteksti. Je ti qe je treguar i percipte. Analiza e atij mjekut ishte e mire, mua me pelqeu, mu duk realiste. Dhe ato nuk jane gjera qe i ka shpikur nje mjek qofte ky nga Fieri sic thone disa raciste ketu te Respublica. Jane perfundime qe i determinon shkenca. Megjithate, mire ke bere qe u ke dhene mundesine te shperthejne kunder Dites dhe Temes, si i thone asaj fjales, te pjerdhin qe te lirohen. BERISHA KA VRARE! Do ju vriste dhe ju po te ishit ne 21 janar ne shesh. Nguleni mire ne mendje kete gje. Dhe lerini pordhet duke kerkuar gjilperen ne kashte

"Ka mundesi ky shkrim te

"Ka mundesi ky shkrim te jete vepra e tij e pare.."-dhe le te mos i humbim shpresat, e te jete edhe e fundit..

Turp i vertete. Ne cdo vend

Turp i vertete. Ne cdo vend kjo analize konsiderohet ofenduese dhe denueshme per nje nene qe me punen e saj te palodhur ka arritur qe nga bjeshket te edukoj dhe te nxjerre nje nga mjeket me te shquar te vendit kurse Aneta ishte pjese e regjimit prandaj i kishte mundesite. Turp dhe ofenduese per cdo nene shpitare. Turp ju qe botoni gjera. Me vjen turp si nene qe jane kur lexoj gjera te tilla te nivelit kaq te ulet.

(meqe paskeni hapur nje debat

(meqe paskeni hapur nje debat per racistin Minella)

Më vjen për të vënë kujën,

kur dëgjoj mostrën Sali,

që na dënoka masakrën,

mbi civilët në Siri!

Ato që po bën Asadi,

ti prej kohësh i ke bërë,

nëntëdhjetë e shtatën tënde,

e kujtojmë që të tërë!

Armatose aeroplanin,

Dingas me lëndët kimike,

dhe dhe urdhër të shkarkohej,

në gjithë “qytetet armike”!

Po piloti qe pilot,

s'qe si ty një karnaval,

lëndët e tua kimike,

i shkarkoi mbi një mal!

Domosdo që të kujtohet,

edhe ty more Sali,

është fiks ai piloti,

që u ul në Itali!

Ajo që e gjithë Bota,

po shikon sot në Siri,

në nëntëdhjetë e shtatën tënde,

ka ndodhur në Shqipëri!

Atë vit s'mund ta harrojmë,

veç po të jemi debilë,

po njëlloj si në Siri,

u vranë mijëra civilë!

Në pasqyrë të historisë,

një surrat kanë gjithë tiranët,

ndaj ti je veç me Asadin,

s’mund të jesh ti me sirianët!

Vërtetë që më le pa fjalë,

me ato që fole ti,

s'ke o Salë pse të sforcohesh,

me këtë hipokrizi!

Të besosh fjalët e tua,

Thjesht’ duhet të jesh i lojtur,

ti qëllove në Janar,

mbi civilët e pambrojtur!

Mbi civilët e pambrojtur,

ti qëllove o Berish',

jo në ajër për t'i trëmbur,

po direkt e m'u në mish!

Në greminë të historisë,

veten tënde e fundose,

katër i vrave vërtetë,

edhe dhjetra i plagose!

Ç'bëre ti mbi këtë vënd,

Është e qartë për çdo njeri,

s'ke dënuar krimin tënd,

ç’ne që shkon gjer në Siri!

Ti je njëri prej tiranëve,

se me popull ke luftuar,

ndaj për vdekjen e sirianëve,

them se je fort i gëzuar!

Komplimente zoti DUKA per

Komplimente zoti DUKA per "Epopeja e Ballit Kombetar 2".

Paska arritur shkenca nivele

Paska arritur shkenca nivele te papara, domethene andej nga alpet e Zvicres apo Pirenejte i bie qe te mos lindin njerez, por perbindesha! Folk tyryryry, perzier me shkence lustraxhinjsh e puthadoresh profesioniste. Zigmund Freud do te kishte fjetur me pisqolle nen jastek per te vrare veten, po te kish jetuar aq gjate sa te shihte shkencen e tij te perçudnohej ne kete horror legenerie..

Kjo gazeta dita me kujton

Kjo gazeta dita me kujton gazetat qeveritare te 8 viteve te fundit...

Shpresoj qe lexuesit ta braktisin sa me shpejt dhe te shohin realisht c'do te beje qeveria e re.

Se sa per artikuj e analiza ka bere (poositur) doktori 8 vjet dhe nuk i sherbyen per hic gje, shpresoj qe Rama mos ti "financoje" kto lloj matrapazesh qe demtojne gazetarine ne vend.

Sa per artikullin nese eshte apo jo racizem.

Te duhen vetem dy sy ne ball dhe minimumin e intelektit qe te kuptosh qe shkrimi eshte nje corbe e gatuar nga nje i marre.

Per cfare racizmi flet ti

Per cfare racizmi flet ti more Koloreto? Per cilin Berishe flisni ju mrokllat e mbledhura ketu???Pothuajse çdo ditë bëhen qindra gjyqe, ndodhin konflikte palësh, fisesh, krushqish e brenda familjesh, ndodhin krime vetgjyqësie për pronat. Dhe sa herë flitet për kthimin e pronave, sa herë dëgjohen raste krimesh për pronat, vetiu mendja "ndal" tek PD, tek Sali Berisha. Pse?

Sepse edhe pse kanë kaluar 21 vite që prej 22 marsit 1992, nuk mund të harrohet premtimi i bërë nga qeverisja “Berisha” për kthimin e pronave tek i zoti i pronës së shpronësuar, pas vitit 1945. Deri në vitin 1997, kur populli e përzuri me dajak prej pushtetit të kamxhikut, prangave politike, luftës kundër mediave dhe piramidave, Sali Berisha dhe PD e tij që sot e quan “vlerë kombëtare”, jo vetëm nuk ktheu asnjë centimetër prone tek pronari i ligjshëm, por organizoi dhe realizoi edhe ligjërisht mos kthimin e pronave dhe grabitjen masive të tyre, duke nxjerrë qindra vendime, ligje, amendime, dekrete e formularë fiktivë e të qëllimtë për mos kthim dhe zhvatje pronash, duke futur pronarët ne procese gjyqësore pa fund e në konflikte, që kanë krijuar mijëra procese gjyqësore, hamsëri, konflikte fizike, divorce prindërish, ndarje prindërish me fëmijët e ndarje vëllazërie, kanë shkaktuar mijëra viktima mes fisesh, bashkëqytetarësh dhe brenda familjeve të pronarëve legjitimë.

Sali Berisha dhe partia e tij private PD, krijuar prej ish-sigurimit të shtetit me individë llumra, futi në veprim politikën e krijimit të “pronarit të ri”, duke nxjerr jashtë loje pronarin e vjetër legjitim të shpronësuar pas vitit 1945. Po kështu futi në veprim lejimin e qëllimshëm të zaptimit masiv të pronave, pastaj nxorri ligje, vendime e dekrete fals, duke krijuar konfliktin masiv popullor. Me këto skema, ai praktikoi zhvatjen e pronës me parimin “pronën nuk e merr i zoti, por më i zoti”. Deri në vitin 1997, “më i zoti” ishte Sali Berisha dhe klani i tij partiak, familjar, miqësor, qeverisës, mafioz, fisnor e gjeografik.

Edhe pse në 5 vitet e pushtetit pyramidal, Berisha nuk ktheu asnjë “plis” pronë, në 8 vitet e opozitës 1997-2005, Sali Berisha nisi të ulërinte me demgogji për gjoja kthimin e pronave. Ndërkohë, në fushatën elektorale të vitit 2005, Saliu u rikthye në pushtet jo se ishte “burrë i mirë”, apo “i kulluar”, siç vetëpropagandohej, por duke hedhur në veprim "kartën" e kthimit të pronave, krahas betimit për luftë kundër korrupsionit dhe premtimit për legalizimin e banesave të ndërtuara prej zaptuesve, mbi trojet e pronarëve legjitimë, premtime këto që deri sot rezultojnë mashtrime dhe “karta të djegura” të Sali Berishës, si gjithë premtimet e tjera të bëra prej tij në 23 vite politikë e pushtet.

Aktualisht, po ai Sali Berishë, po ajo PD e premtimeve të vitit 1992 edhe në ditët e pushtetit pas 23 qershorit, po dëshmojnë se janë armiku i pronarëve legjitimë. Me nxitim prej të babëzituri, Sali Berisha po vazhdon të zhvasë prona për interesa të familjes së tij bilogjike, fisnore e politike. Këtë e dëshmoi së fundi rasti skandaloz i SHQUP, kur prona ligjërisht u është kthyer pronarëve.

KA ME RACIZEM SE KAQ?? E paskeni gjetur racizmin ne nje shkrim qe i thote qelbesires me emrin qe ka. Shkoni more mbushuni

E ka mire ky lart. Saliu e

E ka mire ky lart. Saliu e mbylli lojën e mos-kthimit të pronave me 178 mijë familje në hasmëri, me 5.9 milion gjyqe, me 3650 vrasje. Keshtu qe mos na hapni barkun me zbulimin e qibarit Sali ketu ne Respublika.

Ti Junik bej te fala Majlinda

Ti Junik bej te fala Majlinda Topallit. Tema dhe Dita jane te vetmet qe nuk u fshehen vrymave kur terri i nje psikopati te degjeneruar u shtri mbi gjithe median e vendit, perfshire edhe simbole te opozitarizmit ne vite. Sa per kete artikullin e Dr.Minelles eshte thjesht gjenial persa i perket analizes psikologjike. rreshqitje e pashmangshme ne drejtim te simpathise dhe antipathise karshi njerit ose tjetrit personazh te analizuar. ne fund te fundit dhe dr. Minella eshte njeri me teperament, karakter dhe personalitetin e tij. sidoqofte pertej vleresimeve personale qe jep autori per njerin apo tjetrin, jam entuziast per analizen dhe mendoj qe shkolla amerikane ka influencuar mire ne formimin e mevonshem te autorit.

Te gjitha keto analiza te

Te gjitha keto analiza te shkrimit rrezohen sepse gjithcka varet nese dy kryeministrat kane marre sasine e duhur te dashurise ne familjet e tyre. Pse kjo e Edi Rames ka patur me shume mireqenie, s'eshte e thene t'i kete dhuruar me shume dashuri. E para gje qe te vjen nder mend pas leximit te ketij shkrimi eshte ta shperfillesh sepse eshte shume i percipte. Por jo deri aty se te shohesh nota racizmi, eshte fjale shume e madhe. Ama ka tendencen e hidhur per te krijuar steriotipe qe e demtojne shoqerine tone. Cukali ka bere mire qe e ka prekur, por te mos kalojme ne ekstremin tjeter dhe t'u biem gjerave me shpate.

Me duhet te them z.Cukalli qe

Me duhet te them z.Cukalli qe te lumte dora me kete shenim, qendrim e koment qe i ke bere ketij paranojaku pseudo. E lexova pup ketu e atje e cdo gje ishte neveri. Keto jane gjurmet dhe te cilesise se gazetes.

Z.Minella Aleksi duam s’duam

Z.Minella Aleksi duam s’duam ben nje analize reale shkencore te tipt Sali dhe Rame.Do te thote qe ai nuk mashtron,tjeter pune se u vjen tharte mercenareve te saliut o roboteve te tij.
Ajo qe vlen te theksohet ketu eshte edhe fakti se mafiozet komuniste te pangopur me sundim, kur caktojne nje shqiptar tu vazhdoje stafeten e tyre e zgjedhin si tip te saliut.
Fshatar,vjen nga mjerimi,varferia, qe kur ti japin pozite te behet edhe arikiri per ata qe e ulen ne fron.
Mos valle saliu kish jetuar me bodigarde,me lluks,qyle,pasuri,perkedheli vila,limuzine,salltanete,etj,etj,qe i jep pozita? JO,JO,JO.
Ndaj saliu do ti sherbeje enver ramizit edhe nen var.Nderkohe mashtron se po lufton kancerin komunist,kjo eshte intrige e paster.
Edhe kur saliu cakton lulin pasardhes eshte krejt metode komuniste, meritokracia varoset ne PD, ku ka burra te fisme e te ndershem.
Beni analizen e ADN-se te saliut te gjeni atje genet e shformuara te nje diktaori,te nje te pa afti,skizofreni,paranojaku,sjellje qe i ka deshmuar ne sundimin e tij profan.
Do te thote se saliu eshte me gene te shformuara, s’eshte njeri normal.
Ne duam Shqiperi per se mbari, gjithe parlamentareve tu behet testi i ADN-se,pastaj te ulen ne tempullin e shenjte te popullit.ndryshe vazhdon avazi alla-neo-komunist-demon-krat.

Faleminderit z.Cukali per

Faleminderit z.Cukali per artikullin e tij. Realisht artikulli tek "Dita" ishte nje "Nje kodra pas bregut ne menyre infantile". Nuk mund te quhet analize shkencore nese eshte hulumtim personal duke u kapur dege me dege pa kriter analize apo pa nje model te specifikuar qarte dhe sakte; dhe brenda mundesive duhet bere kujdes me perdorimin e fjales "shkencore", sepse shume pak kuptohet nga nje pjese e mire njerezish. Shpresoj ky komenti te degdiset te "Dita" ne nje menyre ose tjeter.

Mua me duket se shumica e

Mua me duket se shumica e komentuesve kane shprehur ndonje mllef te kuptueshem me Diten qe per hir te se vertetes ka krijuar nje shkolle te re te gazetarise shqiptare muajt e fundit. Pershtypja ime eshte qe nuk eshte lexuar artikulli, dhe pjeset e zgjedhura nga ky autor i Respublikes jane tendencioze. E kemi shprehur shpesh që fenomeni Berisha, është objekt studimi për psiko-analizën. Doktori M. Aleksi, ka shkruar të vërtetat nën këndvështrimin profesional. Ka disa komentues që i bëjnë vërejtje pikërisht në ato pikpamje që ai vetë i ka nënvizuar dhe sqaruar. Lexojeni me kujdes shkrimin se gjithçka keni të paqartë, do e gjeni të sqaruar. Mendoj se analiza është shumë e qartë dhe e kuptueshme për mjedisin shqiptar. Natyrisht analizat mbështeten mbi baza teorike dhe përgjithësuese. Ndoshta disa këndvështrime mund dhe të mos përputhen me realitetin e dy figurave që analizohen, por në thelb mendoj se analiza qëndron. Qoftë në figurat si individë qoftë dhe në krahasim me njëra –tjetrën. Natyra njerëzore e shprehur përmes dy individëve të lindur e rritur në mjedise natyrore, familjare dhe shoqërore krejt të ndryshme, natyrisht që do reflektohet në dy karaktere dhe personalitete që qëndrojnë mbi baza krejt të ndryshme. Sigurisht që analiza nuk është absolute në kuptimin që, nga e përgjithshmja ka edhe përjashtime. Por në rastin tonë konkret kjo analizë përputhet me faktet.
E vërteta më e madhe dhe e pamohueshme njerëzore është se, “Njeriu nuk mund të zgjedhë as prindët por as dhe vendin ku lind e jeton në moshë minorene”. Pra natyrshëm kjo nuk lidhet me vetveten e askujt dhe askush nuk ka pse të turpërohet apo të ndihet inferior.

Racizem???? Zoteria e quan

Racizem???? Zoteria e quan racizem???Une nuk arrita te konstatoj as me te voglin racizem. Llogjika e thjeshte na meson se kushtet...rrethanat....ambjenti rrethues...shoqeria...familja jane faktoret kryesore ne formimin e karakterit te individit. Nje njeri i rritur ne kushtet e saliut ( ne shpellat e vicidolit) veshtire te beje pjese te karakterit edukaten qytetare. Njeriut i eshte dashur shume...jashtzakonisht shume kohe te shkeputet nga instiktet kafsherore, primitive. Si mund te pretendohet qe nje shpellar si saliu te qyteterohet kaq shpejt. Neandertalet nuk jetojne me ( thone )....jo kjo nuk eshte e vertete. Saliu eshte nje neandertal i mbijetuar qe ka ruajtur ne menyre te paimagjinueshme te gjitha sjelljet primitive. Ky eshte nje rast i paprecedent qe duhet studiuar nga shkencetaret e fushes. Ne kemi rastin qe kete rast ta kthejme ne burim te ardhurash pasi turiste te shumte jane te interesuar per te pare nje qenje kaq primitive. Ja nje vlere e saliut.

Pergezime ResPublica!

Pergezime ResPublica!

Mmmm. Kjo analizë tregon; 1)

Mmmm. Kjo analizë tregon; 1) qe nuk eshte nje analizë, 2) qe Minella Aleksi ka mangesi te theksuara kur analizon dhe krahason nje lemon me nje portokalle, 3) paragjykimet dhe zhvillimin psiko-social te vet autorit, 4) kualitetin e gazetes Dita, dhe 5) cfare duhet te imagjinojme tjeter lexuesi, kur nje autor zjerr konkluzione te tilla.

Sipas kesaj logjike i bije qe

Sipas kesaj logjike i bije qe (deleted)

Po mire, po sikur dikush ti

Po mire, po sikur dikush ti thoshte Minella Aleksit se dhe ti vjen nga Fieri, ke qene konviktor... etj etj dhe pikerisht kjo te ben te flasesh keshtu per konviktoret, si do ti vinte ?? ;)

Jam plotesisht dakort me

Jam plotesisht dakort me analizat dhe konkluzionet e shkrimit. Eshte e provuar shkencerisht se njeriu eshte i formesuar 50 perqind nga trashegimia (genet) dhe 50 perqind nga mjedisi ku eshte rritur. Dhe ketu nuk ka asgje raciste. Madje ne shume procese gjyqesore ndaj serial - killerve sociologet kane spjeguar se shpesh here baze e ketyre veprimeve kriminale ka qene keqtrajtimi qe ka pesuar vrasesi ne familje ose shoqeri.

Pergezime Koloretos per kete

Pergezime Koloretos per kete kritike. Gazeta pacavure si Dita dhe Tema kane te pakten nje here ne dy dite artikuj raciste me maloke e kosovare. Askush nuk e hapte gojen sepse me racizem po luftojme Berishen, dhe cdo mjet u shpall si i lejuar per ta luftuar. Te pakten tani qe Berisha ra, nuk ka me asnje justifikim moral, politik, strategjik qe te tolerohen racistet. shpresoj qe kjo kritike kunder racizmit te mos mbetet vetmja

Une nuk kam lexuar ne Tema

Une nuk kam lexuar ne Tema dhe Dita racizem me malok dhe kosovare. Perkundrazi, i kam gjetur me bollek tek fjaliet e Saliut. Mos e teproni me fjale te medha si racizem, Respublica te gjej menyra te tjera per tu bere "e ballancuar" sic e ka me qejf Mustafai

z. Cukali, po keto nuk ju

z. Cukali, po keto nuk ju quhen rraciste, te dala nga vete goja e Saliut?

"“Un jam rrit si Zog-Mali,ndersa Edi Rama esht rrit si zvaranik neper bunkiere”.

“Në kohën e mashtrimit

“Në kohën e mashtrimit universal, të tregosh të vërtetën përbën një akt revolucionar” – George Orwell - RESPEKTE DITA!

besoj se vitet e fundit nuk

besoj se vitet e fundit nuk kam lexuar shkrim analize me te mire se ky shkrim i z.te nderuar Minella Aleksi.faleminderit

Analize shkencore, me njefare

Analize shkencore, me njefare anshmerie te lehte ne favor te Edi Rames (mbase e favorizon prejardhja e tij elitare e rritja ne ambient te niveleve te larta kulturore). Padyshim, nje analize jo e vlefshme per te gjitha rastet. Malet e bjeshket kane rritur edhe shume burra e gra te urta, trima,qe per mençuri, etike e sjellje aristokratike (pa qene me origjine aristokrate) kane befasuar edhe kancelerite me te sofistikuara europiane. Kujtoni vajtjen e Isa Boletinit tek ministri i jashtem anglez, personalitete si Nora e Kelmendit e Shote Galica etj.
Sali Berisha vjen nga nje familje ku me sa duket egersia dhe ndjenja e krimit kane qene ne gen (rasti i gjyshit qe vrau klerikun), i fshehur e maskuar bukur me buzeqeshjen fallse e servile per hir te karrieres e ambicjes per pushtet. Por sapo fut pushtetin ne dore instinktet e origjines marrin vrull dhe shfaqen ne ato forma groteske qe e kemi pare ne parlament, apo ne forma kriminale si ajo e 21 janarit.
Percaktimi i Lul Bashes si pasardhes i tij, eshte akti i fundit qe ja ve vulen karakterit te tij, pasi hajduti njeh hajdutin dhe ja le trashegim partine, me deshiren qe te pakten natyra e tij atavike te vazhdoje te jetoje brenda partise edhe ne vitet pa Berishen.
Sa per Edi Ramen, eshte fituesi i momentit. Si kryetar bashkie ne Tirane ka bere gjera te mira. Te shikojme nese do te dije te fitoje me punen e tij simpatine e njerezve dhe besimin e tyre per nje mandat tjeter, apo do ta dergojne ne djall siç derguan Berishen. Kush te rroje do te shikoje. Sa per Diten, pershendetje nga zemra, jam tifoz i saj qe nga numrat e pare

koloreto me fal te lutem por,

koloreto

me fal te lutem por, kur lexova shkrimin tend mu kujtua nje shprehje e poetit te madh rus Pushkinit. Kur miopet e kritikonin ai thoshte : Me fal more mik, por ky çaj ( poezija e Pushkinit ) nuk eshte per buzet e tua.
Pershendetje

Na kane edukuar ne familje se

Na kane edukuar ne familje se te gjithe robt e zotit jane gjithanej njesoj te barabarte. Na kane edukuar dhe ne shkolle, po kur dalim ne jete kemi perjetime e paragjykime ne mendje qe ilustrone racizmin. Kaq shume eshte nakatos shoqeria jone e ka dale binaresh se akoma nuk jemi formatuar si shoqeri ne formen e hiarkise sociale qe nga elita e deri te humbameni me i fundit. Kur lexon shkrime te tilla me nje metafore bardhe e zi diskriminuese dhe raciste qe kerkon ta ktheje ne klishe qe mbrapa Sali berishes, nje fshatari apo malsori fshihet nje kontigjent kolektiv inferior i destinuar vetem per tu klasifikuar i keq, dhe mbrapa nje Edi rame fshihet qytetari qe eshte simbol i se mires. sigurisht per ate qe i ka dy fije men ne koke terbohet nga rracizmi. Te prentivosh ne kete forme duke u fhehur me terma profesionale socilogjike per te bere analiza dashkeqese diskriminuese dhe te pa baza shkencore eshte te mbjellesh rracizem. Qe jane pa baza shkencore kjo nuk vihet ne dyshim se mjofton ti kujtoj ketij Mjeku Trap qe te gjithe korifenjte e politikes dhe te shkences ne bote vijne nga familjet provinciale e fshatare, pak shum pak vijn nga familje qytetare. Eshte nje shkrim dashakeq dhe i vetedijshem me nje rracizem ulerites. Kam lexuar nje artikull kritik dhe nuk me hiqet nga mendja nje fraze qe quante rracizem te fshehur dhe ta pyesesh tjetrin nga je. Eshte fjala per gjeneraten e trete te emigranteve qe jane shtetes te vendit ku kane lindur dhe eshte me te vertet rraciste ta pyesesh tjetrin nga je. Mediat nuk kane pse i japin hapsire drogimeve te tilla paranoide e rraciste qe vjellin helm e mbjellin urrejtje, gazeta qe e ka botuar kete i shkon me shume emri erresira se dita.

Nuk jane te pakta studimet
Nuk jane te pakta studimet socio-psikologjike te bera per shtresa dhe individe te lindur dhe rritur ne mjedise e kushte te ndryshme.
Dhe rezultatet gjithmone kane nxjerre se mjedisi, familja, ashpersia e terrenit, apo dhe frustimet qe ka pesuar nje njeri ne femijerine e tij, reflektohen ne sjelljet e tij gjate jetes. Studime te tilla jane bere per shume personalitete te historise boterore, qe nga Jul Qezari e Pompeu, te vijme tek Orwell, Bonaparti, Stalini, Hitleri etj. Dhe askush nuk ka thene se eshte shprehur racizem ne zberthimin e sjelljeve te njerit apo tjetrit, ne te cilet deformimet e jetes se tyre feminore dhe vonesat edukative e mendore, kane deformuar dhe vonuar ecjen ne rrugen e duhur te historise te nje vendi, por edhe te asaj boterore...
"Bravo" Koloreto ! "Racizem"

"Bravo" Koloreto ! "Racizem" dhe "racizem" i madh madje !

Vetem se kush jane "racat" nuk e morrem vesh ! Mos di qe ti Koloreto se malesoret dhe fshataret jane "raca" te ndryshme nga "qytetaret" ketu ne Shqiperi ?

E di pse te pyes ? Sepse shkrimi yt , nuk eshte as me shume dhe as me pak , se sa perpjekjet e Sali Serb Berish Mostres , per te realizuar percarjen krahinore per 23 vjet qe ndejti ne pushtet ! Sigurisht qe nuk ia arriti ! Keshtu qe deri sa nuk ia arriti "ai" , per 23 vjet me te gjitha pushtetet ne duar , nuk besoj se ke ti ndonje shprese !

Koloreto , mos ngaterro qellimisht dashakeq dhe antishqiptar , problemet sociale brenda shoqerise shqiptare , me raca dhe racizem ! Luaj vendit dhe cohu nga ajo karrike ku je ulur !

Une vetem nje gje mund te

Une vetem nje gje mund te them (nuk me ha malli as per Saliun, as per Edvinin), por po ta marrim si te mireqene analizen e atij doktorit tek Dita, atehere i bie qe Saliu duhet te jete shume me i zoti se Edvini ne te gjitha drejtimet (pervec ndofta ne erotike), perderisa me gjithe ato veshtiresi qe ka kaluar i gjori ne femijeri ia doli te drejtoje ne Shqiperi, me ca nderprerje, qe nga 1992 dei ne 2013. Kurse Edvini me gjithe femijerine e shkelqyer, po te mos i kish dhene nje dore i gjori Nano do te ishte duke germuar plehrat e Parisit akoma.....

Add new comment