Sami Neza për konferencën “Shqipëria e Gjeneratës së Re”, PS nuk e tha në fushatë

Postuar në 28 Gusht, 2013 13:11

Në një shkrim të sotëm te Panorama, Sami Neza e trajton konferencën dy ditore të PS si një “koperturë për trajtimin e ashpër urban që qeveria e re ka lajmëruar se do të bëjë në të gjithë vendin.”

Për Nezën, prishja e ndërtimeve pa leje është një emergjencë, por, thotë ai “Nuk ka qenë e nevojshme të ftohen të huajt për të na mbushur mendjen të pranojmë aksionin e lajmëruar të Ramës. Edhe Kryeministri i ri e di këtë gjë. Dhe përderisa e di, nuk e ka pasur këtu hallin. Halli është te pranimi i modelit që propagandon qeveria e re”

Me një gjuhë të ashpër për një qeveri që ende nuk ka marrë detyrën, Neza ngre tezën se për rregullimin e territorit po merren vetëm pas zgjedhjeve, dhe nuk e përmendën në fushatë pasi është “një model që është rrëzuar dy herë me vota” në zgjedhjet e vitit 2009 dhe ato lokale të 2011-s.

Thelbi i shkrimit të Nezës, është që “në këtë rrëmujë, një fshesë urbane është e domosdoshme, por qeveria e re duhet më parë ta mbushë me moral këtë fshesë që të gjithë të besojnë se bëhet për të mirën e të gjithëve, dhe jo për të shpërndarë dhurata në funksion të mbajtjes së pushtetit”

k.c.

i plotë:

http://www.panorama.com.al/2013/08/28/nje-dite-e-deshtuar-per-gjeneraten...

 

 

(foto: moment nga konferenca)

Comments

Submitted by horri i bulevardit (not verified) on

<p>Na knaqe sot o Koloreto :) Sulmon Diten dhe Temen citon Sami Nezen e RD-se dhe Fevziun e Klanit :)&nbsp; Hallall Respublica</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.