Na gënjejnë mediet perëndimore, apo mediat ruse gënjejnë popullin rus?

Postuar në 28 Gusht, 2013 11:54

“Terroristë dhe islamistë”, këto janë termatë me të cilët mediat e kontrolluar nga shteti rus i referohen opozitës në Siri. Dhe në kthim, Presidenti Bashar al-Assad e ka falendruar hapur Putinin për mbështetjen e tij. Për më shumë se dy vjet, Rusia dhe Kina së bashku – kanë sabotuar të gjitha përpjekjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të vendosur sanksione të ashpra kundër regjimit të Asadit në Siri. Rusia dhe Irani kanë furnizuar ushtrinë e Asadit me armë në luftën kundër popullit të vet. Edhe akuzat e javës së kaluar për përdorim të armëve kimike në një sulm pranë Damaskut nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e Rusisë. Sipas DW vetëm disa orë pasi u shfaqën pretendimet, Ministria e Jashtme ruse lëshoi një deklaratë në lidhje me ngjarjen nëpërmjet agjensisë Interfax ku thuhej se: "Herët në mëngjesin e datës 21 gusht, pozicionet e kryengritësve 'u sulmuan duke përdorur një raketë të bërë në mënyrë artizanale që përmbante një substancë helmuese kimike ende të pa-paidentifikuar. Kjo shpie në përfundimin se kemi të bëjmë me një provokim të planifikuar."
Dhe përsëri, duke parë raportimin mediatik krejtësisht kundërthënës në perëndim dhe Rusi, lind pyetja, kush po e manipulon më fort publikun e vet? Dhe, pyetja përherë e pashmangshme, “pse”?
k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Per luften ne Irak sebepi ishin armet kimike te cilat nuk u gjënden atje. Po keshtu edhe pas kaq vitesh ne Irak situata eshte e rende duke degjuar perdite per 50, 70 apo 200 te vrare  edhe pas clirimit dhe demokratizimit te vendit...    {Kjo per sa i takon te ardhmes se popullit Sirian..}

Ne nje vale te madhe paralajmerimesh per pushtetin Sirian, logjika (e pa infektuar) te con ne konkluzionin qe do te ishte marrezi dhe vetvrasje te perdoren armet  kimike nga ushtria  duke ditur pasojat.. {Te pakten mund te kete kuptim per nje sabotim te brendshem ne funksion te qellimeve perendimore...}.

Cdo justifikim logjik(me baza morale) i propogandes perendimore te con ne situata paradoksale....   Te nesermen do te na serviret rreziku i madh qe i vjen botes nga Irani...etj...e keshtu me rradhe...

Submitted by Anonim (not verified) on

Shume koment i dobet, qe tregon se autori nuk ka shume dijeni mbi cfare raportojne saktesisht mediat ne USA, ose se cfare analize bejne specialistet e gjeopolitikes dhe diplomacise boterore (e gjitha kjo neper media e kerkuar lehtesisht me internet).

Se pari, Rusia ka interesa madhore gjeostrategjike ne Siri per nje arsye te vetme : e vetmja baze detare ushtarake ruse e mbetur jashte sferes se bashkimit Sovjetik pas renies se kesaj te fundit ndodhet ne qytet-portin Tartus te Sirise. Po ra Assadi, Rusia e humbet automatikisht ate baze, prandaj dhe po ben maksimumin qe ai te rrije ne pushtet.

Se dyti, sipas mediave amerikane, p.sh. NBC, mbi 50% e rebeleve siriane jane te lidhur me Al-Qaeden ose me organizata te ngjashme. Prandaj dhe USA e ka te veshtire te marre nje vendim definitiv per rrezimin e Assadit. USA ka mbeshtetur me armatime vetem palen civile, jo islamike te revoltes (te pakten keshtu ka qene qellimi i "shpallur"). Po te rrezoje Assadin, ka si plus qe ska me asnje gjurme rusi ne Lindjen e Mesme dhe ne Detin Mesdhe (iken baza e fundit e mbetur), por ka si minus qe Sirine e marrin fondamentalistet.

Ky eshte kuadri ku u duhet te marrin vendime, cdo ane eshte nje bast me rezultate ne minus, te pakten nga kendveshtrimi i tanishem.

Submitted by Anonim (not verified) on

...Po te rrezoje Assadin, ka si plus qe ska me asnje gjurme rusi ne Lindjen e Mesme dhe ne Detin Mesdhe (iken baza e fundit e mbetur), por ka si minus qe Sirine e marrin fondamentalistet...

Nje superfuqi si USA (e cila do te sulmoje Sirine)  mundet vetem te largoje rusin por jo fundamentalistet... Qenkan me te forte keto te dytet?  Pra USA te perdoret si mashe nga Al Kaida..??

Submitted by Anonim (not verified) on

Kot lodheni te gjeni arsye, sepse ka kohe qe nuk ka me arsye ne xhungel. Ha ç'te hash e mos mendo per neser. Neser kesmet ose vete mish per top, te dale ku te dale. Nderkohe i fusim nje analize meqe mbahemi per qenie me logjike.

Submitted by Anonim (not verified) on

Se pari, asnje zyrtar amerikan apo media e huaj nuk po thote qe sulmet ajrore qe do vijojne jane per te rrezuar Assad-in, madje perkundrazi, e kane shprehur boterisht qe qellimi eshte vetem ndeshkim i kufizuar si pasoje e perdorimit te armeve kimike dhe qe do perpiqen ne maksimum te mos nderhyjne ne luften civile. Armet kimike jane linja e kuqe qe vuri Obama para nje viti, qe tha ne nuk nderhyjme ama do ndeshkojme perdorimin e armeve te shkaterrimit ne mase. Dhe ka nje gje ne diplomaci boterore. Nqs lideri i superfuqise me te madhe ben nje committment, duhet ta mbaje fjalen, perndryshe ka rrjedhoja shume te keqija ne lojen e madhe qe zhvillohet; nuk duhet te dale si i dobet ne asnje menyre, se nga perceptimi si i forte varen aleancat e arritura. Prandaj, ne kete kuader, mendohet te sulmohen vetem sistemet kunderajrore/ajrore psh. dhe ndoshta ministria e mbrojtjes. Jo me tutje. Eshte dhene gjithashtu urdher qe ne asnje menyre te mos sulmohen godinat ku qendron Assadi apo familja e tij. Keto jane bere te ditura boterisht deri me tash. Cdo gje tjeter eshte shpikje e mediave idiote shqiptare.

Se dyti, po, edhe ekstremistet jane te rrezikshem; jane nje tjeter lloj rreziku sesa Assadi, por jane te rrezikshem. Nqs me Assadin ke thjesht nje shtet te organizuar dhe byrokratik dhe racional ne veprimet qe ndermerr, por qe e ke kundershtar ne fushen e lojes, me fondamentalistet ke nje grup te pasurish arabe te shperndare neper bote dhe qe financojne indoktrinimin e te rinjve myslimane per veprimtari terroriste. Ata jane ndryshe, ngaqe nuk i kane nje pjese te madhe te pasurive dhe pronave te mbledhura ne nje vend si Assadi, qe i ka ne Siri, keta tip sheikesh (Bin Laden ishte pjese e grupit te tyre) jane te diversifikuar ne te gjithe boten. Duke patur kete parasysh, pra pavaresine nga nje vend i caktuar ne harte, nuk pyesin ata kur vendosin se ku do e zhvillojne ate "xhihadin" e tyre. Tentojne edhe ne perendim direkt me sulme terroriste...sic ka vite qe shohim perpjekje, disa here te suksesshme...Imagjino sikur keta njerez tashti te rrezojne Assadin, te marrin nen kontroll Sirine dhe te kene ne dore arsenalin kimik te Assadit...Prandaj USA e ka te veshtire te beje zgjedhje, cdo marrje ane ka rreziqet e veta.

Submitted by U.S.A (not verified) on

Artikull shume i dobet qe eshte e kote ta komentosh, i denje per nje gazete amatoriale pseudo-gazetaresh, nuk kuptoj sesi e ka lejuar z. Nano?!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.