Elbasani “çudit” si shpeshherë: “Arvizu, qytetar nderi” (dhe PD e bojkoton!)

Këshilli Bashkiak i Elbasanit, ku shumicën e votave e kanë pasur të majtët, ka miratuar vendimin për të bërë “Qytetar Nderi” ambasadorin në ikje të SHBA-së në Tiranë , Aleksandër Arvizu. Siç raporton SHQIP, vendimi është marrë (siç e do tradita më e mirë e “demokracisë” lokale) pavarësisht se këshilltarët e PD-së nuk morën pjesë në mbledhje (por, aleatët e Pd-së po).
Se çfarë ka bërë Arvizu për qytetin e Elbasanit për të merituar këtë titull (propozuar nga Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini) mund të lexohet në motivimin përkatës:
[i jepet titulli] “për integritet, humanizmin e lidershipin si mik i vyer dhe i nderuar i qytetit, me kontribut në zhvillimin komunitetit të Elbasanit dhe në ndërtimin e urave të mirëkuptimit midis dy popujve tanë”.
k.c.
(në foto ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu dhe K/Bashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini)
Comments
Rilindas i vertete je mor
<p>Rilindas i vertete je mor Qazim djali.</p><p>Une shpresoj shume se qeveria e re do te mundohet te beje dicka per kete vend, por kur shoh keto drejtusit vendore (kujtoj eshte qarku i 3 me i madh ne vend) me duket se do deshtojne me sukses te plote.</p>
"stop kamikazeve politik",
<p>"stop kamikazeve politik", tju vije turp qe braktisni mbledjet, shkoni ne salle po keni bythe, dhe votoni kunder dhe argumentoni pse se votoni per qytetar nderi, u ka dhene urdher Imami te largoheni??</p>
Add new comment