Berisha shqetësohet se “Vila e Diktatorit” do të ketë kujdestar të posaçëm Koço Kokëdhimën

Postuar në 28 Gusht, 2013 05:02

 

Duket se konferenca dyditore e PS për territorin, ka turbulluar ujë në kampin e djathtë, aq më tepër kur aty u bë thirrje për reformë territoriale.
Duket se nuk ka “rënduar” shumë dot deputetja Tabaku me deklaratën e djeshme, përderisa Berisha ëshët detyruar të dalë vetë sot me një qendrim në mbledhjen e qeverisë, pasi e kish komentuar dhe dje në FB. Por, argumentet e Kryeministrit në ikje janë të veshura me metafora të vjetëruara (Enver, Hitler) dhe mungojnë të sjellin argumente seriozë për shqetësimin e tij (që mund të jetë serioz).
Shkruan s.b.:
“Mbrojtja e trashëgimisë se Enver Hoxhës, babait të tij shpirtëror, Hitlerit të shqiptarëve, ishte qëllimi tjetër madhor i takimit”.
Berisha shprehet se konferenca mbështeti idenë e Piktorit që Piramida nga jashtë të shndërrohet në pistë rrëshqitjeje për fëmijët, gjithnjë nën tingujt e këngës “xhaxhi Enver e ke gojën me sheqer. Kurse nga brenda ajo dhe vila e Enverit do shërbejnë si tempull, faltore për piktorin dhe sojin e tij të neobllokmeneve e drejtues të PS. Vila e diktatorit do ketë kujdestar të posaçëm Koço Kokëdhimen!”.
k.c.

Comments

Submitted by alban (not verified) on

<p>sa ngjakan... apo &#39;bije bregu&#39; te dy thuaj ....mos i shkoje mendja njeriu ta perktheje ne anglisht !!</p>

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Duhen te shqetesohen te gjithe per reliket e kultit diktatorial.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.