Siria, po përgatitet sulmi. “Mos guxoni, do t’ju surprizojmë”, thotë Damasku

Postuar në 27 Gusht, 2013 08:31

Po mblidhen retë e sulmit aleat mbi regjimin sirian. Gazeta Uashington Post njofton se

presidenti amerikan Obama po shqyrton mundësinë e një sulmi ushtarak mbi Damaskun. Por para kësaj, pritet që agjencitë amerikane të zbulimit të paraqesin informacione që mbështesin tezën e përdorimit të gazit kimik sarin nga ana e qeverisë Asad, duke përfshirë edhe përgjime telefonike ndërmjet komandantëve të ushtrisë siriane. Obamës i duhet një miratim nga Kongresi për ndërhyrjen ushtarake, sidomos në mungesë të një mandati nga Kombet e Bashkuara, pas refuzimit të fortë të Rusisë dhe Kinës.

Nga ana tjetër, CNN njofton se kryeministri britanik Kameron ka thirrur deputetët e parlamentit duke ua shkurtuar pushimet, në mënyrë që të votojnë për reagimin ushtarak ndaj Sirisë. Por pas deklaratës së sekretarit të Shtetit Xhon Kerri mbi armët kimike të regjimit të Damaskut, ka reaguar ministri i Jashtëm i Asadit, Ualid Moalem, që këmbënguli se armët kimike nuk janë përdorur nga qeveria, dhe ato po shërbejnë si sebep për ndërhyrje ushtarake. “Siria nuk është kafshatë e lehtë”, tha Moalem në një konferencë për shtyp, “ne i kemi mjetet për të mbrojtur veten. Të tjerët do të surprizohen”.

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ne rast sulmi prej bazes shqiptare, po ta han Shqipnia prej Sirise.

E çka ju duhet me u perzi n'keto pune mor shqiptar t'marre me nise 700 djem te ri nizame me luftue per turkun n'Siri. Vallahi ma keq s'ka ku t'vej puna.

Submitted by anticensurë (not verified) on

"Të tjerët do të surprizohen”.

doni të thoni "befasohen"???nuk ka as më të voglën bukuri në shprehje një fjalë e tillë"surprizohen"!ky përdorim i panevojshëm i kësaj fjale të huaj të bën të vjellësh,pa futur as gishtat në gojë!

jo vetëm që po bastardoni shqipen por dhe po përpiqeni të bastardoni gjuhët e huaja!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.