Kampione bote! Majlinda Kelmendi, mbretëreshë e xhudos

Postuar në 27 Gusht, 2013 15:35

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka arritur të fitojë medaljen e artë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Rio de Janeiro, duke e mposhtur në finale brazilianen Erika Miranda. Gazeta kosovare Telegraf njofton se Kelmendi pati punë jashtëzakonisht të vështirë ndaj Mirandës e cila konsiderohej pak më shumë favorite se xhudistja jonë. Ajo u kualifikua në finale të këtij evenimenti, pasi kishte mposhtur portugezen Joana Ramos, ndersa në raundin e tretë mundi francezen Priscilla Gneto.

Emocioni i papërshkueshëm i Majlindës dhe trajnerit Driton Kuka, u shpreh hapur pas përfundimit të garës, për të cilën ata e dinin se nuk ishin favoritë.

Lexoni më shumë në linkun: http://www.telegrafi.com/sport/kelmendi-shkruan-historine-fiton-kampionatin-boteror-92-0-1531.html

a.k

Comments

Submitted by Fieraku (not verified) on

<p>Edhe pastaj??? Kjo nuk është shqiptare se nuk ka konkuruar nën flamurin kuqezi por nën atë të&nbsp; Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF).Kështu që mos na tregoni përralla!Edhe në Olimpiadën e Londrës garoi nën flamurin tonë vetëm se nuk e lejuan të përdorte flamurin olimpik.Ndoshta ka emër shqiptar por të tillë të bën zemra dhe kjo nuk e ka.Pluhuri i harresës do ta&nbsp; mbulojë ashtu si edhe Guralecin e mundjes nën flamurin bullgar.</p>

Submitted by Dren (not verified) on

Pse flet kot palidhje nga birruca e injorances ku je mbyllur! Hape mendjen dhe lexo dicka me shume se sa librat e realizmit socialist ku ke mesuar te shkruash 'letersi' tbukur! Pfff sidoqofte per tmos lejuar cfaredo injoranti qe te dezinformoj te tjeret,Majlinda ka garuar me flamurin e Kosoves dhe me rastin e marrjes se medaljes eshte leshuar himni KOMBETAR! Shnet

Submitted by Kumrija (not verified) on

<p>Dren, himni kombëtar është lueshuar &quot;gabimisht&quot;. Këtë e thanë edhe Majlinda edhe z. Kuka, trajneri i saj, mbrëmë në KTV të Prishtinës. Fieraku ka tue drejtë në logjikuen e tij. janë duke tentuar të krijojnë një komb fantazmë dhe ne nuk jemi duke ditur si të eragojmë. Majlinda ka mundur të marri nje flamur kuqezi në dorë dhe ta valaviti.</p>

Submitted by Dren (not verified) on

Kjo ideja e valvitjes se flamureve eshte kotesi qe shitet si patriotizem,dhe natyrisht qe ate do thonin,ata i kane respektuar duke e pranuar flamurin e Kosoves,po natyrisht se si popull egoist dhe xheloz gjithcka i falim tjetrit fyerjen,poshterimin,gjakun po vetem suksesin nuk ja falim!Majlindes vetem i heq kapelen:))

Submitted by U.S.A (not verified) on

<p>Bravo Majlindes qe nderon shqiptaret kudo qe jane! Por flamuri kosovar i shpikur nga shtetet fqinje ne bashkepunim me bashkesine nderkombetare, nuk perfaqeson asnje shqiptar, ndaj flamuri Kuq e Zi duhet te zevendesoje shkarravinen verdhe e kalter sa me shpejt se Kosova eshte shtet homogjen dhe jo heterogjen siç e kerkon Beogradi dhe Podgorica!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.