Rama premton “misionin e pamundur”. Territori, gjendje e jashtëzakonshme

Që menjëherë pas zgjedhjeve Edi Rama i dha të gjitha shenjat se territori, bashkë me ekonominë, do të ishte në fokusin qëndror të qeverisjes së tij. Por në konferencën e sotme “Shqipëria e gjeneratës tjetër”, kryeministri i ri është shprehur se gjendja e territorit në Shqipëri është emergjente, dhe qeveria e tij do ta trajtojë gjendjen si të jashtëzakonshme. Thënë ndryshe, “ne sot jemi në kushtet e një emergjence kombëtare. Ne jemi të vendosur që gjendjen ta trajtojmë si një gjendje të jashtëzakonshme, dhe ta trajtojmë me të gjitha mjetet e gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Rama. Zhvillimi kaotik, pafuqi për zbatimin edhe të atyre pak projekteve që janë ndërmarrë, e sigurisht konfliktet e përgjakshme lidhur me tokat e trojet, kanë bllokuar edhe ekonominë e vendit. “Për nga nevoja e brendshme, kjo çështje është e krahasuar vetëm me ndryshimin e vitit 1992”, ka thënë Rama gjatë fjalës së tij. Mbi 50 arkitektë dhe urbanistë të njohur nga e gjithë bota janë thirrur nga PS në konferencën ndërkombëtare dyditore. Këta të fundit kanë nisur të japin mendimet e tyre edhe për objekte specifike që kanë qenë në qendër të debateve politike, si Piramida e ish vila e diktatorit Hoxha në Bllok. Sipërmarrja e Ramës, padyshim duket gjigande. A do të arrijë të zgjidhë diçka?
a.k
Comments
Shqiperia po bahet baze sulmi

Shqiperia po bahet baze sulmi te armatosun kundra Sirise dhe per kete nuk flasin aspak krent e vendit.

E kan menden me vjedhe dhe token shqiptare ia lane te huejve. Tamam maskarallek.

Rama eshte gatuar i tille qe

Rama eshte gatuar i tille qe cdo gje e tejzmadhon me negativitetin me te mundeshem. Kur u zgjodh kryetar i PS cfar nuk tha per paraardhesin dhe premtoi se do te bente nje politike te re pa sharje e fyerje, pa armiqesira, duke lejuar dhe opozitarizmin brenda PS dhe se do te bente nje lufte ndryshe me poziten. Mbas dy o-tre muajve jo vetem qe nuk ndryshoi gje, por kaloi dhe caqet apo kufijte qe kishin qene ne PS lidhur me ato c'ka shkrova me siper.

Cfar nuk tha per "kusaret" dhe hajdutet me bllok ne dore, per ata qe fituan zgjedhjet per te rjepur Shqiperine dhe se ai do t'i ndeshkonte te gjitha keta "kusare e hajdute" Dhe gjeja e pare qe beri ishte qe kusarte i mori ne qeveri dhe do te bashkeqeverise me ta.

Tani problemi i begdetit dhe ndertimeve pa leje. Vertet ka ndertime pa leja por qe cuditerisht jane dhene nga qeverite lokale te drejtuara nga PS si Shpetimi i Gjikajve qe eshte kampion ne ndetimet pa leje i pasuar nga vangjushi i Dakajve dhe nga vellai i gazetari te shquar shqiptar, nga gjithmone " i drejti dhe kurre i shtremberti" Aleksander Cipa qe mban qendrim te shtrember per ndertimet e te vellait. Pra na premton se dote rregulloje cmendurine qe e kane bere shoket e tij te PS. Vertet ka ndertime pa leje po jo sa te deklarohet se jemi perpara nje gjendjeje emergjente. Jo! eshte nje gje e zakoneshme qe ndodh ne gjith boten Dhe me kryesorja e kryesoreve Ky i zmadhon gjerat qe kur te beje ate dicka te vogel qe eshte per te bere, ta trumbetoje me te madhe si fitore te tij.

Dhe me e fundit: Jo te gjitha ato ndertime pa leje jane bere ne vende te gabuara. Jo! Edhe sikur i nxituari rama t'i prishe, ne shumicen e po atyre vendeve do te nedertohen perseri objekte, por kete here me leje te rames sepse ndertuesit tani nuk duhet te paguajne Gjiken, Dakon apo Cipa-jn vellane e Aleksandrit, por do te paguajne per ndertimet e reja vete ramen.Ashtu si paguan ne Tirane 20%.

Ja do te hikojme se si do te veje kjo pune e nisr me zjarr por qe do te kete vetem tym sepse drute jane ta lagura!

Add new comment