Doktor “Vampiri” dhe rasti “Medicus”: Kam kryer transplante për para të majme

Postuar në 25 Gusht, 2013 05:53

Yusuf Sonmez, apo doktor “Vampiri”, njeriu që akuzohet për rastin e spitalit “Medicus” në Kosovë, ku janë kryer transplante të organeve njerëzore, ka pranuar se ka bërë shumë transplante dhe se ka marrë para të majme për të kryer punën e tij, por jo sa ç’thuhet 100 mijë dollarë për një transplant. Deklaratat e Sonmez janë pjesë e filmit “Tales from the organ trade” [Rrëfime nga tregtia e organeve], i regjisores amerikane Ric Esther Bienstock,  e cila ka hulumtuar rreth rastit në fjalë. Sipas Kosovapress, në film shfaqet edhe një deklaratë e të ëmës së Somnez-it, e cila thotë se i biri nuk ka mbytur askënd, ndërsa bashkëshortja pohon se ai nga pamja mund të duket i frikshëm, por në realitet është shumë i butë. Vetë Somnez thotë se, megjithëse është akuzuar me dhjetëra herë për transplantim ilegal apo transplantim të paligjshëm, gjithmonë është shpallur i pafajshëm. Për rastin “Medicus”, Gjykata Themelore e Prishtinës e dënoi Sonmez-in me 20 vjet burgim.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><strong>Ua nxori hordhekun Jusufi.</strong></p>

Submitted by Lleshi (not verified) on

<p>He plehre antishqiptare e kuptove gabim artikullin ? Kujton se ka te beje me akuzat serbe , tuajat dhe te Kara-kurves&nbsp; se Ures (Cara del Ponte) per kryerjen e heqjes organeve nga UCK-ja ? Te dolen veshet o analfabet funksional dhe u gezove ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.