E djathja ka prekur fundin, thotë Dash Shehi. Dhe shton: “Duhen ide dhe personazhe të reja”

Dashamir Shehi i sugjeron Partisë Demokratike që të bëjë një opozitë të fortë dhe konstruktive, duke i përqëndruar të gjitha energjitë e saj tek reformat kushtetuese. Kreu i LZHK-së, i cili do të jetë deputet në legjislaturën e re, pikërisht nga listat e PD-së, thotë se ndërhyrjet në ligjin e zgjedhjeve dhe në ndarjen administrative të vendit janë të domosdoshme. “Çështjet kushtetuese, të administrimit të shtetit, ato elektorale dhe të administrimit të territorit të Shqipërisë duhet duhet të jenë flamujt e opozitës së re. Sigurisht, kjo nuk është e lehtë, sepse deri dje ishte qeverisëse“, është shprehur Shehi për televizionin “AS”. Por, për ta bërë këtë opozitë, sipas Shehit duhet një riorganizim i së djathtës me personazhe dhe ide te reja. “Kjo mazhorancë që ishte sot ka takuar fundin. Kaq poshtë nuk ka qenë ndonjëherë në 20 e ca vjet. Tani i takon ngjitja, por ngjitja do të bëhet me personazhe dhe ide të reja. Duhet të largohet nga kjo butafori politike, pak rurale”. Në fund, Shehi ka thënë se kryetari i ri i PD-së, Lulzim Basha i ka të gjitha mjetet e nevojshme për një opozitë të fortë, kurse për Berishën shprehet se “në një farë mënyre është larguar”.
Re.Pu
Comments
Fytyra te reja!!! Po fillo
<p> </p><p>Fytyra te reja!!! Po fillo ti mor Dash liro venin se e ke bo sikur ta ka lon baba me tapi...ke 20 e ca vjet qe vegjeto ne politike...</p><p>Me kto tipa si Ju, opozita do filloj te hapi grope jo te arrije fundit sic pretendon ti.</p>
Mos fol Dash, se do ta
Mos fol Dash, se do ta hash.
Figure me te re se Berisha, per te djathten, nuk ke ku gjen. A, nese kerkon qe Berisha te mos flase me, atehere megjithmend do ta hash o Dash.
Add new comment