Arben Çuko krahason Berishën dhe Imamin me Hitlerin: "Po rrëmbejnë gjithçka në ikje"

Postuar në 24 Gusht, 2013 05:59

Arben Çuko, deputet i Partisë Socialiste, thotë se ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka një skenar për të shitur edhe një “pronë” tjetër të ushtrisë. Sipas Çukos, duke shpërblyer edhe njerëzit që i qëndruan korrekt tekave të tij, Imami është gati për të firmosur një tender prapa të cilit fshihet bashkëshortja e ish kreut të Shërbimeve Inteligjente, Ylli Zyla. Në një intervistë për Shqiptarja.com, deputeti socialist shprehet: “Bashkëshortja e këtij ish spiuni, e njohur tashmë si ortake në nja dy firma serbe të tregëtimit të armëve dhe municioneve tona, po përgatitet që të marrë tenderin e skrapit të ngelur të MB-së duke përdorur një firmë të ‘panjohur’ të një personi të ‘panjohur’ nga Elbasani”. Nga ana tjetër, Çuko ka shigjetuar ashpër edhe Presidentin e Republikës lidhur me çështjen e SHQUP-it, të cilin e ironizon duke thënë se “ka shitur shtëpinë e tij”. Mandej, Çuko ka krahasuar Berishën, Imamin dhe Nishanin me Hitlerin: “Të njëjtën gjë bëri dhe Hitleri kur po tërhiqej nga vendet e pushtuara: rrëmbeu dhe grabiti çdo gjë me vlerë që mundi dhe dogji dhe shkatërroi çdo gjë që la pas”.

 

Intervistën e plotë e lexoni në linkun http://www.shqiptarja.com/home/1/arben-cuko-imami-si-hitleri-po-rremben-gjithcka-ne-ikje-173282.html

 

r.k

Comments

Submitted by Beni (not verified) on

<p>Dhe si mbreti Zog,idhulli i tij kur rembeu floririn dhe iku si mi.</p><p>Duhet mbajtur ne vezhgim Salihu se do aratiset ne &quot;vellezerit&quot; e tij diku ne Azi.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>uroj qe keta kriminele te dalin para drejtesise dhe te japin llogari ashtu sic dolen kriminelet naziste para drejtesise dhe dhane llogari deri ne nje per krimet e tyre.</p>

Submitted by davidi (not verified) on

<p>njeri eshte hitleri ndersa tjetri eva braun, smund te jene te dy njesoj</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.