EULEX-i është për ta destabilizuar Kosovën, ka thënë deputetja Musliu, pas shtyrjes së paraburgimit të Grupit të Drenicës

Postuar në 23 Gusht, 2013 12:00

Gazeta “Express” e Kosovës bën të ditur se me kërkesë të prokurorit Mauricio Salustro, Gjykata Themelore e Mitrovicës ka marrë vendim për t’ua vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Grupit të Drenicës. Deputetja e PDK-së, Ganimet Musliu në rrjetin social Facebook ka shkruar se sipas saj, misioni i EULEX-it në Kosovë është për ta destabilizuar Kosovën.  Vendimi për vazhdimin edhe për dy muaj paraburgim për komandantët e UÇK-së më së paku ka të bëjë me drejtësi. Lajmi është konfirmuar edhe nga Tomë Gashi, avokati mbrojtës i Sylejman Selimit, ambasadorit të Kosovës në Shqipëri. Sipas Gashit, gjyqtari i ka aprovuar pretendimet e Prokurorit Salustro se gjoja ekziston rreziku i ikjes dhe rreziku i ndikimit në prova dhe dëshmitarë. Gashi e konsideron shokues, të padrejtë dhe pa asnjë bazë juridike këtë vendim, sikurse edhe vendimin e datës 31 maj për paraburgosje të z. Selimi dhe të bashkëluftëtarëve të tij 14 vite pas përfundimit të luftës. Është fyese të pretendohet që ata që luftuan për çlirimin e Kosovës dhe që konsiderohen heronj të gjallë të luftës do të ikin nga Kosova që të mos përballen me një gjykim të ardhshëm për diçka që nuk ka ndodhur, është shprehur avokati Gashi.

Për vazhdimin e paraburgimit ka reaguar ashpër Komuna e Skenderajt. Sipas një njoftimit thuhet se komuna është shokuar me vendimin që ka marrë sot më 23 gusht 2013 Gjykata Themelore në Mitrovicë, për vazhdimin e paraburgimit të z.Sami Lushtaku dhe bashkëluftëtarëve të tij. Me këtë vendim po cenohet edhe një herë e drejta demokratike e shumicës së qytetarëve të Skenderajt që të udhëhiqen nga përfaqësuesi i tyre legjitim, thuhet mes tjerash në reagimin e komunës.

Zh.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>&quot;Me këtë vendim po cenohet edhe një herë e drejta demokratike e shumicës së qytetarëve të Skenderajt që të udhëhiqen nga përfaqësuesi i tyre legjitim, thuhet mes tjerash në reagimin e komunës.&quot;</p><p><strong>Mbi te drejten &nbsp;e shumicës së qytetarëve të Skenderajt qendron e drejta e krejte popullit te Kosoves</strong> e cila shprehet ne ligjin themelor Kushtetuten e Kosoves dhe ne Kodin Penal te Kosoves, para te cilve te gjithe qytetaret jane barabarte pa asnji dallim o privilegj kushdo qofte.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.