Gazeta Panorama: Reportazh nga “Nju Jorku”, orë pas ore atje ku u bë mbledhja e parë e qeversisë së re

Postuar në 23 Gusht, 2013 03:42

Gazeta Panorama boton sot nj reportazh nga Vlora, nga hotel  Nju Jorku, ku u zhvillua mbledhja e parë e qeverisë së re. Megjithëse mbledhja qe e mbyllur për mediat, gazetari i akredituar atje ka mundur në mënyrë direkte apo indirekte të gjejë dhe të shkëpusë detaje të mbledhjes.

…Interesimi për këtë mbledhje ishte i madh jo vetëm nga mediat, por dhe nga qytetarët, thuhet në shkrim, të cilët e kishin marrë vesh nga mjetet e informimit se qeveria në pritje do ta niste rrugën e saj nga Vlora e tyre, çka krijonte një atmosferë festive në qytet.  Njerëzit, të mbështetur në parmakët buzë detit përcillnin me sy karvanin e makinave të ministrave, dhe,  natyrisht, pas çdo makine jepnin edhe opinionet e tyre për ata që ishin brenda. Jo rastësisht Kryeministri i ri Edi Rama zgjodhi Vlorën për të bërë mbledhjen e parë të qeverisë së tij. Vlora për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, simbolizon lindjen e shtetit të ri shqiptar, dhe për këtë arsye kandidimi i Ramës në këtë qark dhe mbledhja e qeverisë lidhen me simbolikën e rilindjes së shtetit shqiptar.

… Takimi i djeshëm ishte dhe celebrimi i bashkëpunimit strategjik, siç e ka quajtur Rama atë me LSI-në. Në sallën e konferencave, në një tryezë ovale në krye të së cilës qëndronte Kryeministri i zgjedhur, Rama ka ulur në krah të djathtë zv.kryeministrin Peleshi dhe në krah të majtë ministren e ardhshme të Integrimit, Klajda Gjosha, duke treguar edhe njëherë bashkëqeverisjen e konsoliduar të tij me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Vendosja vijonte me ministrat e rëndësishëm të kabinetit, Kodheli te Mbrojtja, Bushati i Jashtëm, Cani i Financave, Nikolla e Arsimit, Haxhinasto i Transporteve dhe në fund të tryezës ministrat e shtetit. Pas prezantimit të dy kryetarët e grupit të punës të caktuar nga Rama dhe Meta, Edmond Haxhinasto dhe Ilir Beqja të programit afatshkurtër prej 300 ditëve të para, ministrat, ashtu siç dhe ishin porositur nga Kryeministri i zgjedhur, paraqitën planet e punës së tyre për çdo dikaster. Vetë Rama përshtypjet e këtij takimi i shprehu në rrjetin Tëitter: “Sapo mbaruam! Një ditë e gjatë pune që iku si një minutë përmes diskutimesh plot ide të reja dhe shumë energji pozitive. Nesër vazhdojmë. Shumë i mbresuar pozitivisht nga puna përgatitore, paraqitja e planeve të ministrave dhe diskutimi i ideve në grup”.

…Para hotelit ku Rama po mban mbledhjen e qeverisë, përfaqësues të shoqatës civile të mbrojtjes së konsumatorëve protestuan duke shpërndarë disa fletëpalosje përmes të cilave i kërkonin Kryeministrit të ri dhe qeverisë së tij të propozonin kthimin te qytetarët të plazheve të vjedhura nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

…Kryeministri Rama, njëkohësisht deputet i qarkut të Vlorës, do t’ia kushtojë ditën e sotme këtij qarku, ku do të takojë të zgjedhurit vendorë, kryetarët e bashkive dhe komunave të këtij qarku.

I plotë reportazhi në linkun: http://www.panorama.com.al/2013/08/22/qeveria-e-re-rama-shtate-oret-e-mb...

Zh.

Comments

Submitted by horri bulevardit (not verified) on

gazetari i akredituar atje ka mundur në mënyrë direkte apo indirekte të gjejë dhe të shkëpusë detaje të mbledhjes... - shkruani ju :)

E lexova nja tre her vetem detaje nuk gjeta une :)

Submitted by Milan77 (not verified) on

Kete, lajmin mund ta kishit kursyer, se nuk thote asgje te re. Mbase lajmi mund te ishte qe Panorama ka bere nje reportazh kot pa pike informacioni te ri, po vetem permbledhje lajmesh te dhena me pare. Edhe vendosja e anetareve te qeverise ne tavoline dukej nga foto e publikuar me pare dhe nuk kishte nevoje per reportazh...

Submitted by anticensurë (not verified) on

horro aty ka aq shumë detaje sa sta merr mëndja:

1.-mbledhja ka qënë në ilegalitet,"…Interesimi për këtë mbledhje ishte i madh ...qytetarët, .., të cilët e kishin marrë vesh nga mjetet e informimit"

2.-rëndësinë që rama i jep formës(bosh)"mbledhja e qeverisë lidhen me simbolikën e rilindjes së shtetit shqiptar"

3.-detajizimin e ngjalave të lalzit"celebrimi i bashkëpunimit strategjik, siç e ka quajtur Rama atë me LSI-në"

4.-ovalizimin e qeverisjes dhe aspak rrumbullaksinë o këndëzimin e saj!e rëndësishme është detaji i radhitjes në tryezë

duke filluar nga i madhi dhe i lavdishmi gjeneralisëm rama e kështu me rradhë.

5.-detaji i gazetës së parë zyrtare online,twiter,energjitë pozitive dhe dëshira për të punuar (më duket në teatër)

6.-protestat e konsumatorëve për plazhet e vjedhura e llogje kavaje

7.-që është dhe fakti ifundit është  takimi me zgjedhësit e k/ministrit në pritje për të marrë detyrën!!

horro këto jnë detaje që duhet të na frymëzojnë,unë me zorr i prisja!krahas kim kardashes,dhe pas fotove të nxehta të valeria marinit jam kënaqur duke lexuar këtë lajm të shou bizit!!

lulet në tryezë janë shumë të bukura vendosja emikrofonëve fantastike,ngjyra e mureve shkon jashëtezakonisht me pemët artificiale dhe pikturën në mur!!

ps:mikrofonët ishin për të përhapur fjalën e lilindjes në atë sallë gjigande,sardelesh!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.