Lajmi se hoteli ku u mblodh qeveria e Ramës në Vlorë është nga ata që do të prishen në shtator, një shaka e rëndomtë mediatike, por dhe "me zarar"

Qeveria e re po komentohet shumë këto ditë te faqja e PS, “StopRrënimit.com”. Mes qindra fotove në faqen e re të hapur nga Partia Socialiste, ku qytetarët denoncojnë ndërtimet pa leje dhe ato abuzive, ishte edhe ai i hotel New Yorkut, i shoqëruar edhe nga një koment të veçantë. , ku thuhej: “Në hotel ‘Nju Jork’ janë mbledhur ca tipa që e quajnë veten qeveri, por që s’kanë letra, si hoteli edhe ata që janë brenda”!!!
Komenti është anonim, por gjuha që përdoret dhe mënyra e të shprehurit të çojnë te burimi nga vjen!
Pas pak minutash kjo foto bashkë me përshkrimin u fshi nga lista e faqes “StopRrënimit”, por si duket ishte vonë, pasi më pas u përdor në Facebook nga përkrahës të PD në formën e një shakaje.
Dje numri i denoncimeve kishte arritur në 257 foto, gjeografia e të cilave ishte zgjeruar. Listën e kryeson Tirana me 107 fotografi, e pasuar nga Vlora me 66 foto e me radhë qytetet e tjera, të cilat kanë një numër shumë të vogël denoncimesh. Vijon të mbetet Vlora me ndërtime problematike, ku qytetarët që kanë postuar fotot kryqëzojnë kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, për lejet abuzive që ka dhënë.
Zh.
Comments
nje gazetari serioze do

nje gazetari serioze do kishte hulumtuar nese informacioni qe hoteli ku eshte mbledhur qeveria (qe po i ben karshillek hotelexhiut) eshte i vertete apo jo. Por as ju nuk e dini kete, edhe pse nxitoni te informoni lexuasit per zararin. Prandaj, ne menyre te perseritur ju degjoni prej lexuesit, qe ju jeni gazetare llogoresh.

Do kishte qene ne te mire te interesit tone te perbashket, te publikut te jepeshin sqarime, te analizoheshin situatat (u be jave qe perflitet Gjika, por asnje gazete e gazetare nuk ka marre mundimin te hulumtoje aktivitetin e tij, e asnje gazete nuk ka marre guximin te evidentoje faktin se Gjika, kaq i perfolur, qendron ne krahun e djathte te Edi Rames ne misionin e tij te rilindjen ne Vlore). Por, nuk eshte interesi yne, as ai i juaji madje, te kuptoni e analizoni, dhe denonconi. Misioni juaj eshte te pastroni xhamat e Edi Rames, qe mes tyre njerezit te shohin imazhin mediatik te ndertuar me aq kujdes prej Rames.

Hotel "New Jork" ka nisur

Hotel "New Jork" ka nisur ndertimin qe para se te ndryshonte sistemi politik, ndaj leja e ndertimit besoj se eshte e sigurt (duhet sqaruar qe ka patur edhe elemente te shtuar ne objekt, me tej).

Ceshtja e Kryebashkiakut dhe e lejeve te dyshimta te ndertimit eshte komplekse; ne kete vend, te beje te drejten u kthye ne padrejtesi, dhe mjafton te te them qe pothuaj cdo vit keto institucione kalojne ne "siten" e KLSH-se (nga ku dalin "ne rregull") qe te kuptohet se sa i thelle eshte problemi...per sa i perket bashkepunimit te Rames me "te korruptuarit e PS", besoj se dicka kuptohet nga fjalite me siper...

Jemi ne nje barke, ne ate barke qe fryma regresive e Berishes dhe te ngjashmeve te tij kane bere shume bira, uroj qe te kuptojme se rasti e solli qe nje njeri qe e ka mundesine te permiresoje dicka, te beje dicka...kthjellohuni e mos flisni utopira!

Zh. bjer dakord me k.c. se ti

Zh. bjer dakord me k.c. se ti thua 257 denoncime ndersa ai 307.

Eshte njerezor, i aresyeshem,

Eshte njerezor, i aresyeshem, sugjerimi i Skelarit Migrues: Ne ate vend eshte ndotur gjithcka. A do ngrejme

duart lart? Apo do perpiqemi te bejme dicka?

Ata qe humben, sidosi, nuk pritet te rrijne duarkryq, se duart nje pozicion do ta marrin e nje pune do duhet

ta bejne, duke u pergatitur per Opozite!

Nese ka ndonje frymemarrje ndryshe ne Poziten e Re, eshte thjesht Rama, pothuaj kurrkush tjeter. Jo se Rama eshte me i ndershmi, por se Rama di te tallet me vogelsirat dhe te behet serioz me gjerat cruciale.

Meqe e nisi me prishje, pa ardhur mire ne pushtet, Rama duhet ta nis me "pastrimet" ne rrethin e pare te mbeshtetesve te tij: nese Gjika nuk eshte pergjithesisht i paster, kjo ka per ta bere te diskutueshem Ramen

ne qasjen progresive rilindese ne Vlore.

Edhe sikur te jene paguar dollaret per foton me Obamen, tashme s'ka nge njeri te merret me te: Por, "Nju Jorkun" e Vlores do duhet ta kesh seli te paster, te paperfolur.

Se, ç'dreq te shty te futje ne valle edhe Ise Qemalin ne ate mes?!

Si e thoshte bukurisht Dritan Hila: "Nasip Naço Nasip Naço mbetet" por drejtesia duhet te bej drejtesi.

Add new comment