Grekët dje në kufi, shkelje e të drejtave të njeriut, kthejnë dhe të sëmurë të nisur për kurim

Postuar në 22 Gusht, 2013 03:52

Gazeta Panorama sjell një histori njerëzore nga kufiri i bllokuar dje nga grekët. Është një nga të shumtat histori që krijon kushtet edhe për të paditur Greqinë n ë Strasburg për shkelje të të drejtave të njeriut.

Njëri prej të kthyerve në kufi nga pala greke ka qenë dhe Ligur Mana, nga Tirana. Ai rrëfen për gazetën “Panorama” se i është refuzuar hyrja për në Greqi. “Kam qenë i shoqëruar me babain dhe gruan time dhe së bashku jemi nisur nga Tirana për në Athinë me autobus”, shprehet Mana i përlotur. “Nuk shkoj turist, por nga halli që më ka zënë prej kohësh. Babai im është i sëmurë me tumor, po të njëjtin fat ka pësuar edhe bashkëshortja ime 31-vjeçare. Shkoj në Athinë për të ndërmarrë një kimioterapi mjekësore që kushton më lirë sesa në Tiranë dhe kjo, falë një donacioni. Por nuk mund të lihet në kufi as gruaja ime dhe as babai im të sëmurë për shkak të kishës së Përmetit”, shprehet i përlotur Liguri. Secili ka hallet e veta dhe kemi kaq shumë halle sa nuk i qajmë dot të gjitha me lot”. 35-vjeçari shprehet se ka qenë i pajisur me sasi të mjaftueshme të hollash për t’iu përgjigjur refuzimit të kontrollorëve grekë, por edhe kjo nuk ka mjaftuar për të. “Më kërkuan mua e njerëzve të mi një sasi të hollash dhe ia kam deklaruar dhe, në këtë kohë, më thanë që të kthehesha pas. Kur kam kërkuar shpjegime, ma prenë: “Kthehu pas se nuk meriton të shkelësh në Greqi ti dhe njerëzit e tu. Shkoni në Përmet dhe lironi kishën nga uzurpatorët e djallit, më thanë grekët”, u shpreh Liguri.

k.c.

Comments

Submitted by Lui nga Ksamili (not verified) on

Pershendetje!

Une kam jetuar si emigrant i rregullt ne shtetin helen dhe tani jetoj ne nje vend Nordik. Nje gje dua t´ju rekomandoj te gjithe bashkeatdhetareve te mi (shqipetar) qe jetojne/emigrojne dhe detyrohen te shkojne ne Greqi per arsye te tjera personale: Harrojeni qe t´ju trajtojne si njerez se greket jane me miliona vite mbrapa si nga ana mendore po ashtu dhe njerezore, bojkotojeni Greqine si vend per te emigruar se dhe  vet ata po emigrojne ne Europe dhe kontinente te tjera, numdohuni ta lini Greqin sa me pare se do pendoheni per te ardhmen e femiljeve tuaj, po ta krahasosh Greqine me vendet Evropiane eshte si nata me diten, aq keq trajtohen emigrantet ne Greqi sa vendet Nordike kan marr vendimin per te mos deportuar asnje emigrant ne Greqi.

Te gjith ju emigrant qe e lexoni kete mesazh dhe nuk beni te pamunduren per tu larguar si emigrant nga Greqia nuk keni per ta kuptuar se cfar do te thote te jesh i nenvleresuar,  i nenshtruar dhe i neperkembur. Une personalisht kur jetoja ne Greqi i kuptova pak me vones keto gjera por "zoti" eshte i madh dhe sot une ndihem krenar qe nuk jam emigrant ne Greqi dhe shume i indinjuar kur bashkeatedhetaret e mi ne Greqi nuk bej aq sa duhet per tu shkeputur nga Greqia qe eshte nje vend i degjeneruar.

Lui - ksamil.info@gmail.com

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.