Shqipëria me “dy” qeveri sot

Postuar në 21 Gusht, 2013 03:54

P { margin-bottom: 0.08in; }
Shqipëria sot do të jetë me dy qeveri. Ndërsa Kryeministri në ikje do të mbledhë kabinetin në Tiranë në ora 11, Kryeministri në ngjitje, Rama do të mbledhë kabinetin e tij në Vlorë në hotel New York në orën 12, ku sipas medias prej ditësh janë prenotuar me dhjetëra dhoma për Kryeministrin, zv/Kryeministrin, ministrat dhe stafin.

z. Rama u kishte lënë 10 ditë në dispozicion ministrave të tij për të hartuar programin specifik të 100 ditëve të para të ekzekutivit “Rama”.

Temat e tjera që duket se do diskutohen duket se do jenë edhe punësimet në administratë. Shqiptarja.com, referon se Rama paska këmbëngulur që rekrutimi i punonjësve në administratë të kryhet vetëm përmes konkurseve të forta. Jashtë diskutimeve s’do mbetet as kodi etik i Ministrave, i cili tashmë duket se është finalizuar dhe që siç ka premtuar kryesocialisti bazohet në modelet më të arrira të mirëqeverisjes demokratike.

k.c.

Comments

Submitted by sinan hibro (not verified) on

<p>Me vjen keq qe edhe K.C. si shume njerez ordinere te medias .... e shtron &quot; shtrember &quot; problemin - Shqiperia me dy &quot;qeveri &quot; sot ; ne thelb nuk mund te kete dy qeveri ... eshte ndryshe kur me sofizma te tipit Zenoni gazetaret apo analistet bejne sikur jane ne pune edhe ne &nbsp;kete vape gushti !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.