Tmerret e komunizmit të Koresë së Veriut rezonojnë me ato të Enver Hoxhës

Një nënë është detyruar të vrasë fëmijën e saj. Fëmijë të uritur janë detyruar të hanë minjtë dhe bretkosat e gjalla që të mund të mbijetojnë. Ekzekutime publike. Tortura. Gjymtime. Këto janë vetëm disa prej dukurive të tmerrshme por që ndodhin rëndom në kampet e burgut të Koresë së Veriut, sipas dy ish-të burgosurve të cilët dëshmuan sot para një komisioni hetimor të Kombeve të Bashkuara në Seul, Kore e Jugut. Regjimi i Phenianit, nga ana tjetër, mohon se kampe të tilla ekzistojnë. Komisioni, i cili synon të intervistojë 30 të arratisurit nga kampet e Koresë së Veriut gjatë pesë ditëve në një sallë leksionesh në Universitetin e Yonseit, shënon herën e parë që abuzimet me të drejtat e njeriut janë vënë para një paneli të ekspertëve të OKB-së.
Rrëfimi rezonon me histori të ngjashme të rrëfyera sot te GSh nga e bija e Abas Kupit, për kampet e përqendrimit të 49-54 në Shqipërinë e Enver Hoxhës.
Ja një pjesë nga rrëfimi i Hyrie Kupit:
“Kishim bregun e lumit të Vjosës dhe ne kishim të drejtë një herë në javë me dalë te Vjosa me la rroba. Aty ishin ndërkohë edhe varrezat e fëmijëve të kampit. Mirëpo sa dilte lumi, i merrte edhe varret e fëmijëve, kështu që këto nënat në vend që të laheshin, qanin me dënesë fëmijët e lënë në atë breg lumi.
Ju lejohej të iknit në varrim?
Jo, e merrnin vetë policët, të cilët i bënin një gropë dhe e hidhnin aty.
Nga këta emrat e familjeve të mëdha, mund të më përmendni ndonjë emër që ka vdekur në Tepelenë nga uria?
Ka vdekur për shembull e shoqja e Muharrem Bajraktarit. Çfarë gruaje që ishte, si mbretëreshë.”
k.c.
E plotë:
Comments
Jemi te cuditshem si popull,

Jemi te cuditshem si popull, kalojme nga njeri ne skaj ne skajin e kundert. Kemi qejf te teperojme ne tregime tona deri ne ate pike qe te mos besehon as ato qe kane ngjare. Nuk e kam fjalen vetem per zonjen Kupi, por edhe per ne te tjeret qe leshojme klithma habie per cdo brockull apo fantazi.

Anonim duhet te jesh shume i

Anonim duhet te jesh shume i pa turp e i pa cipe. Individe te tille veshtire ti quash njerez, ne mos direkt a indirekt ke dore ne krime te tilla. Kjo qe thte z. Kopi nuk eshte krimi me i madh. Te tjere kane lene deshmi nejrzish te varosur te gjalle nga regjimi tend, po monstra si ty as kjo nuk i prek!

SHume e thjeshte te gjesh dy

SHume e thjeshte te gjesh dy njerez qe dine gjuhen koreane the ti manipulosh ,bile pak kane thene ,ata duhet te thoshnin qe aty udheheqja ushqehet me gjak femijesh,njerzit ushqehen me zhavor, hane njeri tjetrin etj etj etj, dhe MME amerikane dhe mbas saj europjane do e servirin si fakte te kryera ,njerzit ne pergjithsi jane zgjuar dhe nuk peshkohen me ne mase te madhe nga propoganda amerikane ,bile kane arritur te besojne te kunderten e atyre qe thote amerika ,ndersa kjo tjetra do na mbushi mendjen se gruja e Rremes vdiq nga uria ,kulaket ne shqiperi ndoshta kan vuajtur pak me shume se pjesa tjeter e popullit ,por keshtu ishte sistemi kush dilte kundra i hiqej koka ,shumica e popullit e donte ate sistem tani shumica do demokraci keshtu eshte kjo bote ,kush eshte ne krye mer dhe risqe ne jete dhe Rrem Bajraktari me sa di une ishte ne krye ne ate kohe.

Ju lutem mos botoni me tema

Ju lutem mos botoni me tema te tilla se neve te brezit te ri kur i degjojme , na duket se nuk kemi nderruar sistem ! Ky kapitalizimi yne , por dhe me sa degjojme neper bote , qofte edhe nga Amerika me Guantanamot me shoqe . na duket sikur Komunizmi paska qene lule !

Atehere mbase dhe sot ne Korene e Veriut , te shtynte shteti ndonje individ qe te vriste femijen , babane , nenen , vajzen apo gruan , ndersa sot ne Shqiperi kjo eshte mode dhe e degjojme nga tre kater raste ne dite ne televizor , madje jo me plumb , por me sopata !

Sa per verferine , mizerjen apo vuajtjen nuk po flas fare ...... lexoni vetem FAO-n e Kombeve te Bashkuara !

Ju lutem edhe nji here mos na prishni edhe neve te brezit te ri ! Na lini te rritemi me hallet dhe pasigurine tone per te ardhmen ! Mjafton edhe kaq mendoj une !

Sa te neveritshem jane
Sa te neveritshem jane enveristet ne keto reagime kur ballafaqohen me krimet e idhullit te tyre. Disa syresh si puna e tyre e kuptuan natyren kriminale te tij vetem kur i vune perpara plutonit te ekzekutimit.
Add new comment