Meta flet për “rregullimin” e votave në rezervat e shtetit në Lundër. Por e lë me kaq

Postuar në 20 Gusht, 2013 15:56

Vetëm një fjali, por shumë kuptimplote tha kreu i LSI-së, Ilir Meta duke folur në një aktivitet të të rinjve të kësaj partie në Jalë, lidhur me odisenë e mandatit të një deputeti në Kukës. “Unë në mënyrë të veçantë do të falënderoja të rinjtë dhe të rejat e Kukësit, të Tropojës dhe të Hasit, që kanë punuar në kushtet më të vështira, që nuk ka arsye përse të përmenden këtu dhe të jeni të sigurt se ne deputetin e morëm në Kukës, por e humbëm në Lundër”. Lundra është fjalëkalimi për rezervat e shtetit në periferi të Tiranës, ku veç të tjerash janë strehuar edhe kutitë e votimit të këtyre zgjedhjeve parlamentare. Rinumërimi i kutive të Kukësit, për një mandat që e pretendonte LSI dhe PD, nxorri fitues kandidatin demokrat. Por lidhur me institucionin në fjalë, rezervat e shtetit, që ka për drejtues farefis shumë të afërt të kryeministrit Berisha, nga të majtët nuk kanë munguar akuzat se aty është bërë “gjithçka që duhet” për të sistemuar votat e kutive.

a.k

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

O njeriu me bllok qe e cfleton duke lyer me peshtyme gishtin tregues: Po te donin te "rregullonin" vota ne Lunder rezultati nuk do te dilte aq i ngushte per Kuksin dhe po te donin akoma me shume, rregullonin dhe votat e Shkodres dhe te Lezhes ne menyre qe te fitonte PD disa deputete me shume. Po c'pret nga nje njeri me bllok ne dore dhe me kerkese per 800 mije euro!

Submitted by Eda Derhemi (not verified) on

Te diskutosh me simpati dicka qe beri apo tha Ilir Meta, cfaredo qofte ajo... qofte edhe me e drejta e me e mprehta thenie e mundshme per momentin, eshte e pafalshme per gazetarin etik. Gazetari duhet te kete shqisen e te parit te shqiponjes dhe paharresen e nuhatjes se qenit, kur analizon politikanet. A nuk eshte e dukshme ashiqare puna e Metes per permiresim te imazhit publik perkunder dy vjetesh skandaloze? Nese njerezit e votuan (ose jo), gazetaret nuk  mund ta hedhin voten e vet ne analiza te ceketa. Ndoshta ndonje politikan i kampit te vet mund ta levdoje Meten, por jo gazetari.

Submitted by Bard (not verified) on

Eda, duke shpresuar qe te jesh Eda e vertete, dhe jo ndonje qe duke mos duruar dot emrin e vet perdor ate te te tjereve: Ne gazetarine militante qe ben hyqmin sot ne shtypin shqiptar, horri nuk quhet horr sa kohe qe eshte nje nga tanet. Keta nuk e di per ç'audience shkruajne, ngaqe as nuk çajne koken per irritimin dhe peshtirosjen qe shkaktojne, te cilat mund ti perceptojne live ne komentet e lexuesve poshte shkrimeve. Mbetet veçse tu urojme qe leverdite e te qenit i njeanshem dhe i pandershem intelektualisht te jene aq te medha, sa te mund tu kompensojne brerjet e ndergjegjes...

Submitted by bbb (not verified) on

Kreu i LSI-së, shoku Ilir Meta, duke folur në një aktivitet të të rinjve të kësaj partie në katundin Ngjalë, ka thënë se partisë që drejtohet nga ai, ju vodh mandati i një deputeti në Kukës ku kanditonte nje vorioeperiot nga Hasi.

“Por unë në mënyrë të veçantë do të falënderoja të rinjtë dhe të rejat e Kukësit, pleqt dhe plakat e Tropojës dhe të Hasit qe votuan per partine e Skaparrllinjve te Inkriminuar, që kanë punuar në kushtet më të vështira, që nuk ka arsye përse të përmenden këtu dhe të jeni të sigurt se ne deputetin e morëm në Kukës, por e humbëm në Lundër. Do thonu ju perse ne Lunder nuk humbem edhe 17 deputete te tjere??? Epo Lundra nuk eshte Londer dhe Londra ska Sali...Por, nuk ka problem se kemi aq deputetë dhe sa tja bejme 8-2 edhe Ed Kokboshti edhe sali Gerdecit dhe kjo nuk do ta pengojë që t’e vjedhim sa te ngopemi të gjithë o ministri qe na takone nga koalicioni i 1 Prillit”, tha Meta.

Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh se shpreson që të zgjidhet në krye të Parlamentit, për një frymë pozitive dhe bashkëpunimi.

“Shpresoj të zgjidhem Kryetar i Kuvendit të ri dhe të përpiqemi bashkë edhe me Kejdin si deputeten më të re dhe me shumë të tjerë të sjellim një frymë pozitive, një frymë bashkëpunimi larg atyre konflikteve sistematike, sic ka qne eper shembull ai rasti kur ju hodha Xhosefines siper si Selam Musai. Unë jam i bindur se kjo frymë pozitive që ne kemi sjellë dhe do ta shtojmë më tej do të reflektojë edhe ne parlamenti ku do shofim spektakel te veretet me sharje dhe fyerje te te gjitha llojeve dhe kete jua garantoj. Jam i bindur se në këtë mënyrë ne do të vazhdojmë të sjellim risi, do të vazhdojmë të sjellim ndryshime të rëndësishme se ne te LSIse jo vetem vjedhim me shumice por edhe bjem sherr me shumice”, tha ai.

Në këtë aktivitet kanë qenë prezent edhe ambasadorët e akkedituar ne Republiken Skraparlliste te Shqiperise shoket: Aleksandër Arxhiu dhe Torre Seqiu./b.l

Submitted by Zapbone (not verified) on

Ka fjale qe te ngushellojne, ka fjale qe te lumturojne, ka fjale qe te sherojne, ka dhe fjale qe te helmojne e te sjellin fatkeqesi, te vrasin, te plagosin, te groposin e te vdesin. Trukimet e shumtuara me fjale e lojrat retorike jane arme ne durt e gazetarit dhe gazetari duhet te kete pergjegjsine si i perdor ato. Skaterrimi i shoqerise sone qe nuk gjen gjuhe komunikimi per te negociuar normal ka te beje dhe me manipulimin total qe i behet shqiptareve si nga politika dhe nga mediat. Trushplarje e hapur apo e fshehte, debatet me ngarkesa emocionale, polemikat gjuha e politikaneve, agresiviteti jane modele stresi qe po na bejne verem. Rrjeshtimi ne nje kah politik, shitja dhe pengmarrja e sovranitetit e intrigitetit  personal, trashgmnia e se kaluares, emocionet e plot motive te tjera, bejne qe njeriu te mashtrohet, te manipulohet dhe te manipuloje. Tek e fundit vete jeta eshte nje manipulim qe nga lindja deri ne vdekje. Qe ku lindim na manipulojne, kur rritemi; sipas kapacitetit, kultures, klases; o na manipulojne, o manipulojme, po jo gazetaret qe duhet te jene ylli orjentues ku thuhet e verteta. Mashtrimi apo manipulimi fillon qe ne titull: Provokativ, empathik, akuzues e “bindes“. I provokon lexuesit, i tregon vetem pjesen qe i intereson, e ndricon kete pjese plot ngjyra qe te ngelin ne kujtese, akuzon plot mjeshteri, terhiqet dhe shkruan per keqardhjen, “argumenton“ me retoriken e tij e tonon me fjale qe, te ngelin ne kujtese dhe, shfrytezon me mjeshteri dobesite dhe situaten e “viktimes“ dhe si nje xhongler luan me finte e parabel me shkrimin e tij, duke e paketuar ashtu sic din ai dhe, duke lene te pa paketuar ato pjese apo ane te paketes/shkrimit, vetem per te manipuluar. Qe respublica eshte manipulatore kjo nuk do gjyslyke per tu pare

Submitted by Anonim (not verified) on

Na jane treguar ne media dy video... Njera e Dritan Priftit dhe tjetra e Ilirjan Muhos mbi manipulimet qe ishin bere ne dem te LSI ne Tropoje... Kjo e para doli montazh dhe me sa duket edhe Rama  e ka "pranuar" kete. E dyta eshte treguar me pak, por eshte trumbetuar shume nga LSI..!

Zoti Meta, a do kete ndonje arkeolog nga ju qe te coje deri ne fund transparencen e votave te Tropojes...?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.