Dogana e Kapshticës, grekët marrin kot: Na morët kishën? Nuk kaloni!

Pala greke e trash zullumin. Balkanweb njofton se një grup xhirimi i News 24 është ndaluar sot në në pikën kufitare të Kapshticës për më shumë se një orë, teksa intervistonte në zonën neutrale qytetarë shqiptarë. Këta të fundit shpreheshin të habitur se pala greke i kishte kthyer shumë syresh, me justifikimin e mospasjes së 1500 eurove të “garancisë”, por ama duke ua shprehur me fjalë nxjerrjen e inatit për ngjarjen e Përmetit. Një oficer policie ka shoqëruar në doganën greke gazetaren Enkelejda Skënderasi dhe operatorin Bledar Cenolli, me qëllim sekuestrimin e xhirimeve e realizuara gjatë ditës së sotme në kufi. Ata u mbajtën në ambienet e doganës greke për më shumë se një orë, nuk janë lejuar të kontaktojnë me redaksinë, si dhe u janë sekuestruar telefonat celularë.
Lexoni më shumë në linkun: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/-permeti--greket-presion-emigranteve-fshijne-pamjet-e-xhiruara-nga-grupi-i-news24-145474.html
Comments
E zuri sultjashi i Libohoves
<p>E zuri sultjashi i Libohoves idiotin, ndaj edhe nuk e ngriti dot zerin per keto akte te ndyra te kryera nen driten e diellit nga nje pseudo-shtet i Bashkimit Europian!</p>
Respublika, mos censuroni
<p>Respublika, mos censuroni komentet, leri mendimet te lireshme, kur ju kritikojne eshte me qellimin qe te permiresoheni.</p><p> </p><p>PATETIKE!!!</p>
Add new comment