Qendra e Traumës si “spital partizan”, katandisje e qëllimshme?

Postuar në 20 Gusht, 2013 08:00

Njihet si Spitali Ushtarak, edhe pse emërtimi i ri është Qendra Kombëtare e Traumës. Në spitalin ku përplasen të gjithë emergjencat, që nga të aksidentuarit me makinë, të plagosurit etj, nuk ka as medikamentet më të domosdoshme për pacientët si fashot e allçia.

A1 Report ka tentuar të kontaktojë me drejtoheshën e Qendrës së Traumës, Lida Shoshi, por më kot. Katandisja e këtij spitali historik është denoncuar dy ditë më parë edhe nga ish-ministri i Shëndetësisë, zëvendëskryetar i LSI-së Petrit Vasili. Sipas tij, mbingarkesa dhe mungesa e pajisjeve mjekësore, rrezikojnë përditë jetë njerëzish. Por vetë ish ministri nuk është se ka lënë ndonjë gjurmë sa ishte në detyrë, për përmirësimin e shërbimit në këtë spital. Nga ana tjetër, këto kohë nuk kanë munguar akuzat nga të majtët në adresë të ministrit të Mbrojtjes Imami, se Ushtaraku po lihet enkas në këtë gjendje, për t’u privatizuar i tëri. Çfarë qasjeje do të ketë qeveria e re lidhur me këtë çështje?  

a.k

Comments

Submitted by Beni (not verified) on

<p>Autori shkrimit duket qarte qe eshte i vendosur njeanshmerisht majtas por problemi eshte pse shkruan shkrime qe te gjithe ne ja dime pergjigjen se kush mund te jete fajtori i kesaj gjendje te renduar te spitaleve shqiptare??</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Klodi (not verified) on

<p>Po sipas teje Beni kush e ka fajin per gjendjen ne spitalin ushtarak?</p>

Submitted by Beni (not verified) on

Jo sipas meje, por, sipas fakteve qe dime deri para 3 muajsh LSI menaxhonte sherbimin shendetesor ne vend...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.