Ushtarakët prangosin shefin e Vëllazërisë, Egjipti në prag lufte civile

Lidershipi ushtarak i Egjiptit po ja “shtrëngon rrethimin” Vëllazërisë Myslimane, pasi sot në mëngjes ka arrestuar liderin e saj, Muhammad Badie, në kryeqytetin Kajro. Mediat shtetërore raportojnë se 70 vjeçari Badie në muajin korrik ishte akuzuar për nxitje të dhunës, së bashku me udhëheqës të tjerë të Vëllazërisë Myslimane. Kjo ngjarje vjen menjëherë pasi 35 policë u vranë në gadishullin e Sinait nga skuadra militantësh, ndërsa nga ana tjetër 37 të burgosur të Vëllazërisë vdiqën teksa ishin në duart e policisë. Thirrjeve të vazhdueshme të faktorëve ndërkombëtarë për frenimin e kësaj përplasjeje të përgjakshme, u janë bashkuar edhe Shtetet e Bashkuara, që kanë kërkuar nga autoritetet e Kajros dialog dhe mosnxjerrjen e Vëllazërisë Myslimane jashtë ligjit, si dhe kanë deklaruar rishikimin e financimeve të ushtrisë. Pas arrestimit të Badie, Vëllazëria ka komunikuar caktimin e liderit të ri të përkohshëm, Mahmud Ezat, i mbiquajtur “Dhelpra”.
a.k
Comments
Ca rrethimi po i shtrengon
<p>Ca rrethimi po i shtrengon more? Ndiqni ca behet dhe ca raportohet nga mediat nderkombetare ju apo ndiqni Shekullin e Kocos dhe BW e Kasemit?? <br />Policet andej ka dyshime te forta se i ka vrare vete ushtria per te justifikuar keto veprime te mepasshme. Ushtria ka sumce te mbylle MB se ka popullin perballe, vetem dje ai krimineli Al Sisa bera ca hapa pas duke thene qe ka vend per te gjithe se filloi ti preknin bythet ne uje</p>
Add new comment