“Luftë” fetare në Përmet, besimtarë të organizuar zaptojnë Pallatin e Kulturës

Postuar në 19 Gusht, 2013 07:16

Ashpërsohet konflikti pas kalimit të Pallatit të Kulturës nën administrimin e Bashkisë së Përmetit, teksa vitet e fundit përdorej si kishë për besimtarët ortodoksë. Rreth orës 11 të mëngjesit të sotëm, dhjetra besimtarë ortodoksë janë përleshur me policinë private që ka marrë përsipër kthimin e kësaj godine sipas vendimit të gjykatës. Rreth 40 besimtarë kanë hyrë forcërisht në këtë objekt, duke sulmuar rojet private që ruanin godinën. Ata kanë thyer dyer e dritare dhe kanë hyrë forcërisht në godinë. Nga sulmi ka edhe roje të plagosur. Persona me veshje fetare, por edhe civilë, të organizuar nga Mitropolia e Gjirokastrës që kanë mbërritur në qytet me dy autobuzë, kanë hyrë me forcë në Pallatin e Kulturës, duke sulmuar me sende të forta rojet private. Më pas të ardhurit asistuan në një meshë.

Priten lajme të reja nga vendngjarja, por duhet thënë se konflikti po përshkallëzohet. Kisha pretendon se trualli ku u ngrit Pallati i Kulturës në vitin 1962, është i saj, pasi aty ngrihej kisha e vjetër. Ndërsa vendimi i gjykatës flet për një truall ku ngriheshin baraka romësh, të cilët u sistemuan më pas në banesa nga regjimi i kohës. Komentet nëpër blogje dëshmojnë një acarim të përgjithshëm pro e kundër kësaj çështjeje, dhe mjafton fakti i shtimit të përplasjeve me sfond fetar, për të ftuar të gjitha palët të qetësohen. Një nga sugjerimet është që edhe sikur trualli të ketë qenë i kishës, vlera e objektit është më e madhe, ndaj institucionit fetar mund t’i jepej nga shteti një truall si kompensim, për të ngritur objektin e vet fetar.

a.k

Comments

Submitted by Bujar (not verified) on

Ne qofte se shteti nuk ia rikthen pallatin e kultures bashkise, atehere ajo duhet te demshperbleje te gjithe ndertimet me leje dhe pa leje qe jane ndertuar ne vend. Nje vendim gjykate eshte nje vendim qe duhet respektuar, dhe ne qofte se Kishes nuk i pelqen, atehere ajo duhet te zgjedhe veprime te tjera instituconale per te marre ate qe mendon se i takon. Ne qofte se nje Prift sillet si rrugac, atehere si duhet te sillet nje njeri i perendise, qe pasi i prishin banesen qendron ne mes te kater rrugeve? Romet qe i kane nxjerre nga kasollet me derrasa, cfare duhet te bejne kur shikojne nje prif qe i sulet institucioneve?

Keto ceshtje duhen zgjidhur me durim, ashtu sic prifterinjte na mesojne te jemi te duruar!

Submitted by Daku (not verified) on

Kisha te merret me punet e zotit, jo me ceshtje pronash.

Cohu Enver dhe nje here!

Submitted by Mikanoki (not verified) on

Pretendimet per ushtrim dhune nga ana e besimtareve duhet te hetohen dhe nqs vertetohen kisha eshte e para qe duhet ta denoje. Dhuna eshte totalisht ne kundershtim me vlerat e krishtera dhe nuk ka vend ne gjirin e kishes. POR ajo qe ka bere shteti ne drejtim te kishes ne Permet eshte totalisht e pafalshme. Ata qe kane administruar kete ceshtje, pavaresisht qe mund te kene pasur te drejte ne zbatimin e funksioneve te tyre ligjore te, nuk kane deshmuar gje tjeter vec faktit qe ne ngelemi nje shoqeri e prapambetur dhe e pakulturuar nga ana fetare. Ne jemi teresisht profane ndaj vleres dhe rendesise qe paraqet nje objekt fetar per nje besimtar duke filluar qe nga muret, ikonat dhe deri tek enet me te cilat kryhen sherbesat. Nuk kemi as idene me te vogel se cdmth "e shenjte" apo "e shenjteruar". Vini re se ketu nuk kerkohet besim tek keto objekte por respekt per ate qe beson ne to. Kjo eshte e sanksionuar nderkombetarisht. Objekti "i shenjte" per besimtarin nuk ka vlere materiale dhe nuk eshte i ndershkembyeshem. Prandaj kryepeshkopi ka propozuar sot mundesine qe Kisha te financoje ndertimin e e nje objekti tjeter qe mund te perdoret si shtepi kulture. Nqs atje ka qene vertet kishe, pavaresisht se c'mund te jete ndertuar me vone ai truall mbetet i shenjte dhe i perket Kishes - jo prifterinjve apo administrates kishtare por besimtareve te Permetit.

Submitted by alban (not verified) on

sugjerimi i kujt eshte ky qe meqene se vlera e objektit e e madhe nuk ja vlen te qendroje kishe por hajt te ndertojme pallate ????

Submitted by Mikanoki (not verified) on

Pretendimet per ushtrim dhune nga ana e besimtareve duhet te hetohen dhe nqs vertetohen kisha eshte e para qe duhet ta denoje. Dhuna eshte totalisht ne kundershtim me vlerat e krishtera dhe nuk ka vend ne gjirin e kishes. POR ajo qe ka bere shteti ne drejtim te kishes ne Permet eshte totalisht e pafalshme. Ata qe kane administruar kete ceshtje, pavaresisht qe mund te kene pasur te drejte ne zbatimin e funksioneve te tyre ligjore te, nuk kane deshmuar gje tjeter vec faktit qe ne ngelemi nje shoqeri e prapambetur dhe e pakulturuar nga ana fetare. Ne jemi teresisht profane ndaj vleres dhe rendesise qe paraqet nje objekt fetar per nje besimtar duke filluar qe nga muret, ikonat dhe deri tek enet me te cilat kryhen sherbesat. Nuk kemi as idene me te vogel se cdmth "e shenjte" apo "e shenjteruar". Vini re se ketu nuk kerkohet besim tek keto objekte por respekt per ate qe beson ne to. Kjo eshte e sanksionuar nderkombetarisht. Objekti "i shenjte" per besimtarin nuk ka vlere materiale dhe nuk eshte i ndershkembyeshem. Prandaj kryepeshkopi ka propozuar sot mundesine qe Kisha te financoje ndertimin e e nje objekti tjeter qe mund te perdoret si shtepi kulture. Nqs atje ka qene vertet kishe, pavaresisht se c'mund te jete ndertuar me vone ai truall mbetet i shenjte dhe i perket Kishes - jo prifterinjve apo administrates kishtare por besimtareve te Permetit.

Submitted by U.S.A (not verified) on

Erdhi koha qe te qerohet nga kufijte tane pjella e nacionalizmit me te zi grek, Janullapos. Ne krye te postit drejtues te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare - me te vjetres ne Bote, duhet me doemos te vihet nje kryepeshkop shqiptar! Nuk na behet vone se aderojne apo jo minoritharet bukeshkale apo shqiptaret e shitur per pak evro, te komanduar nga Athina, ne Shqiperi zoter jemi vete dhe çdo nderhyrje nga jashte duhet ta denojme dhe denoncojme nderkombetarisht shume ashper!

Fjala magjike qe duhet te kete nder mend qeveria e re shqiptare eshte sa e thjeshte, po aq dinjitoze dhe kuptimplote: R E C I P R O C I T E T ! Asgje s'i duhet dhene askujt pa marre diçka identike ne kembim, Rama te kete kujdes se po s'u aplikua ky parim elementar, ngjarjet mund te degjenerojne ne dhune ekstreme se shqiptaret s'mund ta durojne kurre me zgjedhen dhe arrogancen e Greqise shoviniste!

Submitted by Mikanoki (not verified) on

Koment drejtuar Respublicas: cila eshte arsyeja qe nuk eshte botuar komenti im i fundit? Duke marre parasysh praktiken e zakonshme qe komenti botohet vetem pas nje fare kohe pas kontrollit te administratorit, verej gjithashtu qe disa komente te lexuesve te tjere ne kete artikull jane fshire pas momentit te dergimit te komentit tim. Ceshtje teknike apo politika juaj?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.