Faqja denoncuese e Ramës, e “pakolauduar”. Ekspozonte denoncuesin, ndaj do riformatohet

Postuar në 19 Gusht, 2013 05:04

Denoncimi i ndërtimeve pa leje dhe abuzive në faqen “StopRrënimit.com” të hapur nga kryeministri i ardhshëm Edi Rama, rezolutoi një hap i pakolauduar. Kjo për arsyen e thjeshtë se siç e kërkonte aplikimi, qytetarët duhet të jepnin foton e ndërtimit abuziv, por edhe të shënonin identitetin e tyre të plotë, adresën e e-mail-it, numrin e telefonit dhe bënin dhe një përshkrim të objektit të ndërtuar dhe pronarit të tij. Kuptohet që kjo e ekspozon tërësisht denoncuesit ndaj të denoncuarit. Kështu, siç njofton dhe shtypi i sotëm, faqja e re e internetit u pastrua nga këto denoncime fotografike, pasi bërja publike e të dhënave të qytetarëve duket se ka futur në konflikt qytetarët me ata që kanë ndërtuar në mënyrë abuzive. Burime nga PS thanë se faqja e internetit do të pësojë disa rregullime për të shmangur pikërisht publikimin e identitetit të qytetarëve që do të postojnë fotot e ndërtimeve. Vetëm 24 orë nga hapja e faqes “StopRrënimit.com”, qytetarët postuan rreth 40 fotografi që tregonin pallate, vila, plazhe, shtesa në pallate, lavazhe, lokale në pika të ndryshme bregdetare, por edhe në Tiranë.

a.k

Comments

Submitted by Asterisk (not verified) on

<p>Vetem ky fakt do te perbente nje skandal te papare ne te gjitha shtetet e botes. Nuk ka mundesi qe &quot;kryeministri i zgjedhur&quot; te fuse qytetaret ne grindje (atje mund te shije emrin e plote dhe numrin e telefonit te denoncuesit). Dikush duhet te dale e te kerkoje falje tek ata qytetare qe i besuan &quot;kryeministri&nbsp;te zgjedhur&quot;.</p>

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

<p>o asteriks o trap, te shkruaje emrin dhe mbiemrin apo adresen e emailit sishte e detyrueshme, fushat mund ti leje dhe bosh dhe te dergoje vetem denocimin ne fushat qe ishin me yll, shqiptaret nuk duhet te kene frike te denoncojne per cdo gje qe u duket shkelje, vemje si puna jote dine vetem te shpifin!!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.